Tre thasë plot më drogë, policia kap në befasi dy vëllezërit nga Mati (emrat)

Gazeta Dita

Policia e Dibrës ka sekuestruar 26 kilogram e 550 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e futur në 3 thasë, gjatë operacioni antidrogë i koduar “Trasportuesi”.

Ndërsa nga ana tjetër në pranga ka vënë dy vëllezërit Xhevahir Keçaj, 25 vjeç, dhe Urim Keçaj, 26 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat, si posedues te lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë Dibër Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Trasportuesi” Sekuestrohen 26 kilogram e 550 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e futur në 3 thasë. Arrestohen në flagrancë poseduesit (vëllezër me njëri tjetrin).

Specialistët e Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Trasportuesi”.

Specialistët e Policisë kanë ngritur një pikë kontrolli të befasishme në aksin rrugor Ura e Topojanit-Maqellarë, ku është bërë ndalimi i automjetit tip “Ford Focus”, me targa AA 270 OZ, me drejtues shtetasin Xhevahir Keçaj.

Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës matariale 3 thasë brenda të cilave kishte 25 pako, me peshë totale 26 kg e 550 gr lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit : Xhevahir Keçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat Urim Keçaj, 26 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat. (Vëllezër me njëri tjetrin).

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Prane Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *