Majlinda Klemendi ka mbyllur sot garimin e saj në Botërorin e Xhudos në Budapest dhe për çudinë e të gjithëve, nuk ka arritur të sigurojë asnjë medalje.
Xhudoka e talentuar, kampione e dyfishtë botërore dhe medalja e parë e artë në Lojërat Olimpike për Kosovën, sot nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë duke e mbyllur aktivitetin jashtë podiumit, si rrallëherë në karrierën e saj në vitet e fundit ku kishte fituar me radhë aktivitetet në të cilat kishte marrë pejsë.
Kelmendi mundi me radhë azerbajxhanasen Nazakat Azizova. italianen Odete Xhiufrida dhe francezen Amandine Bishar. Pengesa e saj në gjysmëfinale ishte japonezja Ai Shishime, e cila e mposhti pas një dueli të jashtëzakonshëm që zgjati 8 minuta e gjysmë.
Japonezja më pas u shpall fituese e medaljes së artë për peshën deri në 52 kilogramë. Ndërkohë, Kelmendi humbi edhe duelin për medaljen e bronztë ndaj brazilianes Erika Miranda, edhe si pasojë e një dëmtimi që pësoi gjatë kësaj ndeshje.
Ky mund të cilësohet një zhgënjim shumë i madh për sportisten shqiptare, e cila vetëm dy ditë më parë u vlerësua me çmimin “Xhudoka më e mirë femër” në ceremoninë e 65-vjetorit të federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Kelmendi,duhet uruar dhe falenderuar per arritjet e saj ne Xhudo.Nuk eshte e thene te fitoje vetem ajo,por te paraqitet dinjitoze.Me sa lexoj ka fituar ndaj tre vetave,te cilat nuk shkuan per turizem ne Boteror,por per te fituar,ka humbur nje dhe ne te fundit,ju thoni se eshte demtuar.Atehere,si mund te fitonte ne nje gjendje te tille?Humbja e saj dhe mos marrja e nje medaljeje,eshte e trishtueshme ne rradhe te pare per te dhe pastaj dhe per ne te tjeret.Une i uroj te kaloje sa me shpejt dhe me cilesi demtimin dhe me tej gara dinjitoze ne te ardhmen…
Vetem mediokrrit jane drejtvizore.Talentet shkelqejne si meteore dhe pastaj zhduken.l
nuk është rasti i majlindës!!
është akoma në kulmin e karrierës!!
talentet vetëm mëndjemadhësia i zhduk para kohe!!
ma merr mëndja se në rastin e majlindës nuk kemi të bëjmë me rritje të mëndjes,por thjesht me një rrjedhje normale!!një humbje pas disa fitoresh dhe më pas një zhgënjim,që ndoshta nuk e la të fitonte,të paktën,medaljen e bronxtë!!
si e thash dhe më parë,ne xhudo të mjafton një gabim i vogël,ose një kapje e shkëlqyer nga kundërshtari,i ndodh gjithkujt,dhe ta humbësh ndeshjen!!
ajo do të shkojë përpara akoma gjatë!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
nuk ka asgjë për tu çuditur!!
është mëse normale,sidomos në xhudo,të kesh humbje,ose më mirë të mos fitosh medalje!!xhudoja ka rregulla të tilla që për një gabim,më pak se minimal,të humbësh ndeshjen!!
prandaj,nuk mund ta quash “zhgënjim”,mosmarrjen e medaljes!!
fiton herën tjetër!!
zhgënjimi fillon kur humbjet janë të njëpasnjëshme!!nuk flas për fundin e karrierës,por për periudhën më të mirë!!majlinda do të fitojë më vonë!!
Cudia ndodhi atehere kur Kelmendi u shpall Kmpione Bote, humjet jane te zakoneshme dhe genetike, per kete mund te na sqaroje “anticensure-leshi”, qe ne cdo vend fut luhen e ha mut, i befte mire.