VIDEO/ Ja çfarë tmerri ndodh nëse nuk vendosni rripin e sigurimit

Gazeta Dita

Ky është realiteti i tmerrshëm i asaj që ndodh nëse nuk vendosni rripin e sigurimit kur udhëtoni. Pamjet tregojnë një test se si duken njerëzit kur përfshihen në aksidente. Nëse shoferi e ka të detyruar të jetë i siguruar gjatë udhëtimit, të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe personat e tjerë.

Në video duket se si automjeti goditet me një pengesë dhe personi në sediljen e parë përplaset me xhamin. Ndërsa tjetri që ndodhet pas tij vjen para duke u përplasur me sediljen.

Edhe pse ekziston airbag për personat që ulen në vendet e para, përsëri dëmet nuk mund të shmangen. Kjo video kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit që të ruajnë jetën e tyre duke vendosur rripin e sigurimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *