Rreth miteve të prejardhjes joilire të shqiptarëve

redaktor

 

Nga Dr. Nelson R. Çabej

Debati rreth prejardhjes së nënës së Skënderbeut dhe prejardhjes së shqiptarëve, pavarësisht nga qëllimi dhe rrethanat në të cilat lindi, kërkon që t’i bëhet e njohur lexuesit masiv shqiptar, me aq sa është e mundur, gjendja reale e njohurive për prejardhjen e shqiptarëve, një çështje madhore e historisë sonë kombëtare.

Lexuesve shqiptarë u takon të dinë jo vetëm pikëpamjen e mirënjohur dhe të pranuar gjerësisht në Shqipëri edhe në botën shkencore të huaj, por edhe pikëpamjen që mohon prejardhjen ilire të tyre. Këtu bëhet një përpjekje modeste të jepet një tablo e thjeshtë, por reale, e asaj pikëpamjeje.

Përpjekjet parashkencore për të shpjeguar prejardhjen e shqiptarëve nisën qysh nga fillimi i shekullit XVI, por hipoteza e parë shkencore rreth prejardhjes së shqiptarëve u paraqit nga fillimi i shekullit XVIII nga “i fundit i gjenive universalë”, Gottfried Wilhelm Leibniz-i në tri “Letrat Shqiptare”, tanimë të famshme, që i dërgoi Bibliotekës Mbretërore të Prusisë. Gjatë tre shekujve që nga ajo kohë, hipoteza e tij për prejardhjen ilire të shqiptarëve u mbështet me fakte të shumta nga fushat e gjuhësisë, historisë, mitologjisë, arkeologjisë, etnografisë, etj. në punime fondamentale të një sërë autorëve europianë të rangut botëror (Johann Thunmann, Barthold G. Niebuhr, Conrad Malte-Brun, Franz Bopp, Theodor Mommsen, Paul Kretschmer, Norbert Jokl, etj.) dhe, pas luftës së dytë botërore, në punimet e shkollës shqiptare të albanologjise të prirë nga Eqrem Çabej (1908-1980). Në sajë të atyre punimeve hipoteza fillestare e Leibniz-it është ngritur sot në nivelin e një teorije të strukturuar shkencërisht.

***

Në fillim le të shohim shkurtimisht historinë e zhvillimit dhe evolucionit të pikëpamjeve që kundërshtojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve. Do të ishte kohë e humbur për lexuesin që këtu të shqyrtohen edhe pikëpamjet fantastike të Piccolomini-t, Pouquevillit e të Nikolaos Nikokles-it, rreth prejardhjes së popullit shqiptar, nga Britania e Madhe (Skocia), nga qyteti Alba në Italinë qendrore dhe nga Kaukazi ose Albania (që është një shkrim i pasaktë i emrit të vendit Aluania).

Duke lënë mënjanë këto pikëpamje parashkencore, dyshimet e para rreth prejardhjes ilire të shqiptarëve i parashtroi gjuhëtari Carl Pauli, nga fundi i shekullit XIX. Duke parë dallimet e qarta midis venecianishtes dhe shqipes, ai arriti në përfundimin se  “Shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve të lashtë” (C. Pauli, 1886). Siç vuri re në kohën e tij P. Kretschmer-i, Pauli nuk arriti të tregonte ndonjë lidhje midis shqipes dhe trakishtes, që duhej pritur në bazë të hipotezës së tij, dhe nuk mori parasysh fare faktin që shqiptarët jetojnë në troje ilire e jo trake (Kretschmer, 1896). Por edhe më i rëndësishëm, si provë e paqëndrueshmërisë së hipotezës së Paulit, është fakti që tanimë dihet se venecianishtja është një gjuhë e veçante dhe jo ilirishte, siç pandehte ai.

Në vitin1898 indoeuropianisti Hermann Hirt (1865-1936) në dy artikuj të titulluar Pozita gjuhësore e ilirishtes (1898) dhe Indoeuropianët – Përhapja…” (1905), duke u mbështetur në disa ngjashmëri gramatikore të shqipes, kryesisht me rumanishten (vendosja e nyjes së shquar në fund të emrit dhe ndrimi i zanoreve të theksuara e të patheksuara  në ë), si dhe në faktin që shqipja ishte një gjuhë satem dhe ilirishtja, sipas tij,  kentum, shprehu hamëndjen se shqipja mund të ishte bijë e trakishtes (Hirt 1898; Hirt, 1905). Por vendosja e nyjës fundore në emrat shqip ka ndodhur qysh në periudhën romake, para lindjes së rumanishtes dhe shfaqja e saj në rumanishten, me sa kuptohet, ka ndodhur nën ndikimin e shqipes (E. Çabej, 2008) kurse sot përkatësia e ilirishtes në grupin kentum apo satem shikohet si fare e pasigurt.

 

Duke i parë në tërësi, pikëpamjet që mohojnë prejardhjen ilire te shqiptarëve nuk përfaqësojnë një strukturë koherente. Sipas atyre pikëpamjeve, shqiptarët herë kanë dalë të ardhur nga ujdhesa e Britanisë së Madhe, herë nga Italia, herë nga Kaukazi, Transilvania, etj. ose nga një rajon i ndryshueshem i Trakisë së lashtë (Sërbia e sotme ose trekëndëshi Nish -Sofje – Shkup). Kjo e bën hamëndjen joilire të mos plotësojë njëkusht themelor të hipotezës shkencore, që është falsifiabiliteti (mundësia për ta hedhur poshtë atë).

 

Nuk ka dyshim se përpjekjen më serioze deri sot, për të provuar prejardhjen joilire të shqiptarëve e ka bërë gjuhëtari Gustav Weigand, në punimin e tij Janë shqiptarët pasardhës të ilirëve apo të trakëve? (Weigand, 1927). Me që të tërë ata që erdhën pas tij (Aleksandër Selishçev, Vladimir Georgiev, Ivan Popović, etj.), në thelb nuk kanë shtuar ndonjë gjë për tu shënuar në argumentet e tij kundër prejardhjes ilire të shqiptarëve, këtu do të ndalemi vetëm në argumentet themelorë të Weigand-it, për të njohur vlerën shkencore të hipotezës së tij.

Argumentet thelbësore të Weigand-it janë shqyrtuar në disa vende nga Eqrem Çabej, duke filluar nga vitet 50-të dhe fillimi i viteve 60-të të shekullit të kaluar. Pas atyre argumenteve themelore, hipoteza e Weigandit në të vërtetë u çvlerësua.

Më poshtë po rendis argumentet e tij thelbësore.

-Në Shqipëri ka shumë vëndemra sllavë. Mbi këtë argument, gjuhëtari rus Aleksandër Selishçev shtoi se emrat sllavë të fshatrave mbizotërojnë kryesisht në rajonet fushore dhe luginat e lumenjve nën 600 metra mbi nivelin e detit kurse emrat shqip të fshatrave mbizotërojnë mbi këta lartësi (Селищев, 1931). Në të vërtetë e kundërta do të ishte më e saktë. Në kundërshtim me këtë pohim, përqendrimin më të madh të emrave sllavë e kemi në rajonet e Korçës, Librazhdit e Peshkopisë, që gjenden mbi 600 metra. Veç kësaj, sasia prej rreth 16 për qind emrash sllavë të fshatrave dhe mikrotoponimeve në territorin e Shqipërisë mund të shpjegohet arsyeshëm me rreth tre shekuj sundimi dhe administrate bullgare dhe sërbe në trojet shqiptare nga shekujt IX-XIV. Ky arsyetim mbështetet edhe nga fakti që format e emrave sllavë në jug të Shqipërisë janë të tipit bullgar kurse në veri – sërb, në pajtim me faktin që sundimi serb ishte më i gjatë në veri të Shqipërisë e ai bullgar në jug. Shumë emra fshatrash a krahinash ende sot mbajnë një emër shqiptar e një sllav. Kështu, sipas Selishçevit, Fushgjana e shekullit XIX sot quhet Velipojë, Plakonia sot quhet Starovë dhe krahina që përmetarët e quajnë Prapamal, në Gjirokastër quhet Zagori.

Siç ka vënë re dhe argumentuar E. Çabej, këtu Weigand-i ka rënë në një gabim metodologjik, duke mos bërë dallim midis emrave të qyteteve, maleve dhe lumenjve (të ashtuquajturave makrotoponime), të cilat dalin në burimet e shkruara të lashtësisë, nga emrat e fshatrave që nuk dalin në ato burime. Të parët kanë një vlerë të madhe njohëse sepse, duke ndjekur evolucionin e tyre nga lashtësia deri në kohën tonë, është lehtë të përcaktohet edhe se rregullat fonetike të cilës gjuhë e kanë përcaktuar atë evolucion. Përkundrazi, emrat e fshatrave të sotëm nuk dalin në burimet e lashta, ndaj nuk na thonë asgjë për identitetin etnik të banorëve të trojeve shqiptare në lashtësi dhe, veç kësaj, ngulimet fshatare në Shqipëri janë jetëshkurtëra dhe emrat e tyre i përkasin kohës së re ose mesjetës.

Shqyrtimi gjuhësor i emrave të qyteteve, maleve dhe lumenjve të Shqipërisë (Butrint, Vlorë, Ballsh, Peqin, Durrës, Shkodër, Drisht, Ulqin, Sazan, Tomor, Drin, Shkumbin, Ishm, Mat, Vjosë, etj.) tregon, sa s’bëhet më qartë, se ato emra kanë kaluar pa ndërmjetësi nëpër gojën e shqiptarëve, se evolucioni i tyre ka ndodhur në pajtim vetëm me regullat fonetike të shqipes, e të asnjë gjuhe tjetër.

– Po të ishin shqiptarët pasardhës të ilirëve ata do të kishin terminologjinë e tyre të detarisë. Lidhur me këtë, gjuhëtari amerikan Eric Hamp theksonte se kjo nuk vërteton ndonjë gjë (Hamp, 1963) dhe E. Çabej provoi me shembuj të mjaftueshëm, se terminologjia shqipe e detarisë dhe e lundrimit ishte, p.sh., jo më pak e pasur se sa ajo e një populli të njohur detar si gjermanët, megjithë faktin që shumica e qyteteve bregdetare të Shqipërisë u bënë koloni greke  dhe romake.

– Nuk ka gjurmë të dalmatishtes së vjetër (që është folur në Dalmacinë fqinje me trojet e sotme shqiptare) në gjuhën shqipe dhe gjuhëtari bullgar Vladimir Georgiev shtonte se  huazimet me të lashta të shqipes janë nga latinishtja vulgare lindore e jo nga latinishtja vulgare që flitej në Iliri nga shekulli III. Ky argument bie në kundërshtim të hapët me faktin e vënë re rreth dy shekuj më parë (1829) nga gjuhëtari slloven Jernej Kopitar, e shumë të tjerë pas tij, se huazimet e hershme të shqipes i përkasin periudhës augustiane  para fillimit të erës së re, para lindjes së latinishtes vulgare ballkanike të perëndimit e të lindjes. Le të shtojmë këtu se fakti që terminologjia kishtare e shqipes rrjedh nga latinishtja dalmate (prift, murg, kishë, ungjill, kungim etj.) tregon se në kohën e përhapjes së krishterimit shqiptarët ishin në trojet e tyre të sotme, sepse po të ishin më në lindje ajo terminologji do të ishte kryesisht greke, siç është në rumanisht e bullgarisht.

– Po të ishin shqiptarët në trojet e tyre të sotme qysh në lashtësi shqipja sot nuk do të kishte kaq pak huazime nga greqishtja e lashtë (gjithsej rreth 40 fjalë të dialektit dorik). Së pari, siç theksonte E. Çabej, Weigandi dhe të gjithë pasuesit e tij duhet të shpjegonin se si mund t’i huazonin këto 40 fjalë greqisht shqiptarët po të mos kishin qënë në trojet e tyre të sotme në Ballkanin perëndimor. Po të kishin qenë kudo tjetër në lindje të trojeve të tyre të sotme, shqiptarët nuk do të huazonin dot nga dialekti i dorëve, të cilët jetonin në pjesën perëndimore të Greqisë ose nuk do të kishin fare huazime nga greqishtja e lashtë, siç nuk kanë, p.sh., rumunët ose bullgarët. Është e rëndësishme të mbahet mënd edhe se sundimi  shumëshekullor romak, që shpuri në humbjen e një pjese të madhe të fjalorit të trashëguar ilir të shqipes, sigurisht që do të eliminonte më parë mbishtresën e huazimeve greke.

 

Pa u ndalur në argumentet e dobëta të lidhjeve gjuhësore shqiptaro-rumune, këto ishin katër argumentet themelore gjuhësore te hipotezës së prejardhjes trake të ilirëve, mosmbështetja e të cilave e çlerëson hipotezën e Weigand-it.

***

Përballë kësaj tabloje fragmentare, të vjetëruar e të çvlerësuar, sot ne kemi një teori të plotë të prejardhjes ilire të shqiptarëve, të mbështetur në të dhëna shumëdisiplinare jo vetëm nga fusha e gjuhësisë por edhe nga ato të historisë, arkeologjisë, mitologjisë, etnografisë, folklorit, gjeografisë historike, etj. Kjo teori i është nënshtruar verifikimit shkencor gjatë tre shekujve të fundit,  por njëkohësisht është e hapur  për zgjerim e pasurim të mëtejshëm.

Në prapavështrim mund të thuhet se deri në vitet 50-të të shekullit të kaluar hipoteza e Weigandit për prejardhjen trake të shqiptarëve ishte e përligjur shkencërisht ,sepse shtronte edhe çështje të cilat gjuhësia e kohës ende nuk u kishte dhënë përgjigje. Por pas rëzimit përfundimtar të hipotezës së Weigandit, nga fillimi i viteve 60-të të shekullit të kaluar, pikëpamja mbi prejardhjen trake të ilirëve përfaqëson një atavizëm në historishkruarje. Po të na lejohej të përdornim stilin e Kantit, në rastet e Pauli-t, Hirt-it dhe Weigand-it do të thuhej se ata ranë në mbretërinë e paralogjisë, duke qënë të pavetëdishëm që po gënjenin veten dhe lexuesin, kurse autorët që iu përmbajtën asaj pikëpamje pas viteve 60-të, kaluan vetë në truallin jashtëshkencor të sofizmës, ku predikimi synon të gënjejë vetëm lexuesin/dëgjuesin.

 

 

 

REFERENCAT

 

Pauli, C. (1886). Altitalische Forschungen II, J.A. Barth, Leipzig, p. 200: “Die Albanesen sind keine Nachkommen der alten Illyrier.”

Hirt, H. (1898). Die sprachliche Stellung des Illyrischen. In Beiträge zur alten Geschichte und Geographie. Reimer, Berlin, p. 187.

Hirt, H. (1905). Die Indogermanen: Ihre Verbreitung, ihre Urheimat und ihre Kultur I. Trübner, Strassburg, f. 140.

Çabej, E. (2008). Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Çabej, Tiranë, f. 175.

Weigand, G. (1927). Sind dieAlbaner die Nachkommen der Illyrer oder der Thraker?Balkan-Archiv 3, 227-251.

Селищев, А. 1931. Славянское Население в Албании.  София.

Hamp, E. (1963). The position of Albanian. In Ancient Indo-European Dialects: Proceedings of the Conference on Indo-European Linguistics Held at the University of California, Los Angeles, April 25-27, Ed.  H. Birnbaum and J. Puhvel, California University Press, p. 98: “the mere absence of inherited maritime vocabulary can prove nothing.”

Share This Article
9 Comments
  • Nga sa lexova ne kete artikull dhe nga ato qe kam lexuar ne artikuj te tjere del konkluzioni qe po aq sa kane shkruar dhe japin argumenta per prejardhjen ilire te shqiptareve,po aq kane shkruar dhe japin argumenta per prejardhjen jo ilire te shqiptareve .Dhe konkluzioni I studiuesve te huaj sot eshte se akoma nuk eshte provuar prejardhja ilire e shqiptareve .Pse ne shkolla nuk shkruhet per te dyja keto hipoteza ,kur asnjera prej tyre nuk eshte provuar dhe asnjera prej tyre nuk eshte hedhur poshte? Pse konsiderohet armik cdo studiues I huaj qe ve ne dyshim prejardhjen jo ilire te shqiptareve? Pse ne Shqiperi mungon ky dialog shkencor ?

    • Gjithnje esht ruajtu Formati kombet,atje ku flitet e njejta gjuhe?
      Ne shtetit shqiptar esht ber demagogji jo histori edhe pse historia Ska lidhje ne Politiken,por me pushtetin!
      Tu themi kosovarve qe ne jemi nga Car dushani do tu Persim hovin ndaj kombit?
      Zagori e perdorin greket,por qe Ska lidhje me ta por me ate te sundimin te Stefan urosh dushanit ose igumenice!
      Mbreteria Serbe bullgaret fillon me nemenic ne shqip nemenja dhe Jan degezimet me von ne skiptarine e ne scutari qe keta Jan vertet popull ilir por jo shkipetare kta Jan trake?ilir mesohet ne shkollat e kroacis?

      • O Kokeqyp, fjala Scutari esht me e vjeter se Europa vete , Por ta leme kete

        Perkatesia Ilire e shqiptareve kapet shume thjeshte me dy emra, qe jane emra thelbesore ne Ballkan –dhe qe keta emra kane lidhje me Terminoligjine detare
        Dhe ja ku :

        Emri i Detit Jon,

        Emrin e Detit Jon, Latinet e quanin Mare Nostrum

        Perse e quajten Mare Nostrum dhe nuk e quajten Deti Jon, sic quajten, psh Detin Adriatik

        Dhe cili esht kuptimi ne Latinisht i fjales Nostrum ?

        Te gjithe edime qe fjala Nostrum ne Latinisht do te thote Jon,, i Joni –Dmth dicka qe esht e Jona

        Pra del thjeshte fare qe Latinet e kane perkethyer fjalen Jon, ne Nostrum

        Pra ata kane qene ne Kontakt me fiset shqipefolese,ndoshta me fiset Ilire Mesape dhe Japige qe kaluan ne Itali,
        kur kane ardhur per here te pare ne bregdetin e detit Jon,
        dhe e kane perkethyer kete fjale ne gjuhen e tyre

        Pra emri i detit Jon, e nxjerr popullin shqip-foles me t e lashte se Latinet

        Por dihet qe Latinet jane formuar perreth 1,500 vjet para Krishtti,
        Sepse Lufta e Trojes u be ne vitin 1850 para krishtit
        Kur Enea vajti ne Rome dhe krijoi Romen dhe gjithe historine me pas -…dmth i bije reth 1500 vjet para Krishtit, pa qene tahmaqar per vitet lol

        Nderkaq te gjithe studjuesit pranojne se Iliret kane ardhur ne Ballkan 2,000 mij vjet para Krishtit

        Dmth kur kane arhdur Latinet ne ate bregdet aty paska qene nje Popullsi qe perdorte fjalen Jon, kur pronesonte dicka ….Dhe kete fjalen Jon ne kete kuptim e kane vetem shqiptaret
        Pra del automatikisht qe Iliret kane folur Shqip

        Ndersa ne lidhje me fjale tjeter per detin eshte fjala Thallasa

        Kjo fjale, qe mbahet si fjale greke super e lashte , qe nga Koha e qyteterimit Minoik , perkufizon Detin per greket

        Mirpo ne shqip ne me fajlen Tallasa quajme detin, kur ka dallge shume
        –Pra kjo fjale ne Shqip eshte nje percaktuese ,qe tregon se per detin shqiptaret atehere kane pasur nje fare zhvillimi ne percaktimin e detit, njefare pervoje nga jeta me detin,
        dhe duket sikur greket e kane kopjuar ne menyre formale te foluren e shqip-folesve te lashtesise

        Dhe ja sepse ?

        Ne kohen e para-Lashtesise kur jane krijuar emrat e perendive ,e jema e Akilit e kishte emrin Teti-s, dhe ajo jetonte ne det
        Pra ky emer tregon se ate kohe te larget ka exzistuar emri i Detit, si emer ,tek popullsia vendase ku jetonte AKILI , SEPSE LIDHET EMRI I PERENDESHES ME VEND-NDODHJEN E SAJ
        DHe Akili ishte djali i saj,dhe per kete kishte emrin e Lumit Akeloi , sepse dihet qe lumenjte jane si bijte e detit, se derdhen te gjithe ne det

        Pra ne ate kohe te larget ato fise i thoshin deti Det , dhe greket qe erdhen me vone fjalen Det e quajten Tet, dicka e pranueshme per shqiptimin e nje te huaji,porse esht pothuajse i njejte

        Nga kjo del se fjala Thallas esht nje percaktim per detin , nuk esht deti,vete
        por eshte deti ne furtune ,Dmth esht nje percaktim , nga nje popullsi qe e ka njohur detin mire dhe di ta percaktoje ate

        Ne kete rast ketu na vjen ne ndihme te gjuhes shqipe te asaj kohe pra ne vitin kur jetonte Akili 1,850 para Krishtit , edhe nje fjale tjeter :
        Fjala me te cilen quhej Akili

        Herodotosi thote se Akili nga vendasit atje ku jetonte quhej Aspeto-s ,
        Dhe Herodoti shpjegon se , ai quhej Aspetos, nga vendasit e tij sepse vraponte shpejt

        Mirpo fjala Aspet , esht shume ngjashme me fjalen shqipe: Shpejt ,ose spejt
        Ne Greqisht ata ne kete rast perdorin fjalen Grigora qe nuk qaset fare me fjalen Aspet

        Dmth fjala Aspet esht nje korruptim, apo nje shtremberim nga te huajte (greket i fjales shqipe : i shpejt

        Pervec ketyre fjaleve esht edhe nje fjale tjeter teper e bukur,
        e ardhur nga Shkrimi Linear B QE ESHT PERDORUR NE Mikene

        Kjo fjale esht shume interesante , sepse une kam degjuar ketu ne Amerike nje emision per kete fjale nga studjues -greko-amerikane , te cilet thoshin keshtu :

        Nga shkrimi Linear B i , shkrimi i Mikenes , na kane ardhur te paprekura nga atehere, vetem dy fjale

        Njera fjale eshte fjala : Karizmatik
        Ndersa fjalen tjeter nuk e mbaj mend ,sepse ata dhane nje emision vetem per fjalen Karizmatik, qe greket e quajne Karizmatiqi …..Edhe mire e kane megjithse ata nuk ja dijne kuptimin kesaj fjale lol

        Une do thosha se kjo fjale ka shume rendesi , dhe studjuesit tane duhet ta lexojne kete qe shkruaj une ketu se kjo tregon se cfare gjuhe esht folur ne Mikene, sic pretendonin vete greko-amerikanet

        Studjuesit grekoa-merikane thane se me ket fjale ne lashtesine Homerike eshte quajtur Helena e Trojes

        Helena kur shkoi ne Mikene , ku u martua me Menelaun , populli atje i vuri llagapin Karista , dmth populli i Mikenes e quanin Helena Karista
        Dhe me vone kjo fjala Karista , u be Karizmatiqi, porse rrenja e fjales eshte Karista

        Po pse e quanin keshtu ?

        Atehere gazetarja greko-amerikane qe fliste greqisht shume mire, vajti ne Greqi ne Mikene dhe shfletoi atje librat historike , edhe biles mori ne interviste greke te ndryshem

        Gazetarja po ju thoshte qe nisur nga kjo fjale ne Greqine e Mikenes nuk esht folur greqisht , sepse fjala Kartista nuk ka kuptim ne greqisht
        –Ata greket atje e kundershtonin me force , por kjo qeshte , se edhe kjo vete e quante veten greke , por ju bente oponence atyre

        Pastaj gazetarja vazhdoi emisonin duke shkuar ne buze te detit ku pretendohej se jetonte Helena me Menelaun dhe po tregonte tani arsyen pse Helena quhej Helena Karista ,

        Sipas Historise , tha ajo, kur vinte pranvera Helena dilte ne buze te detit me vajzat e Mikenes dhe ndertonin zjarre
        Dhe pasi
        rethonin nje vend ne plazh , buze detit me zjarret e tyre , vajzat me Helenen ne krye mernin nje valle duke i ardhur rotull nje skulpture prej druri qe ishte nje …..Penis i madh

        Dhe thoshte gazetarja , ngaqe Helena cdo fillim Pranvere hidhte kete valle reth e rotull nje Penisi me vajzat e Mikenes ,
        populli Mikenes e quajti……….. Helena Karista

        Pra populli i asaj Kohe ne Mikene atij mikut i thoshte Kar.- se prapashtesa -ista eshte prapashtese femerore qe i vihej ne kete rast
        Mos u sekelldisni nga fjala Kar, se edhe Sokrati para se te vddiste fjalen e fundit qe tha ishte fjala Kar, sepse ai pesoi nje ereksion ne momentin qe po vdiste , sic duket nga veprimi i helmit , dhe ju tha nxenesve te tij qe :..Paguheni perendin e e Hermesit qe me dha kete ngritje te K…. ne keto momente te fundit te jetes ,Nejse varja , po ua thashe per kuriozitet, s e e di qe shpqot per keto gjera vdesin..lol
        Por te kthehemi te halli qe na ka zene ..prape lol, se s’ka lezet

        Edhe degjoni ju o shoke :…. gazetarja pyeti dhe vete u pergjigj ,qe ne greqisht penisit nuk i thone Karista ,

        Atehere doli ne Konkluzion gazetarja , meqense kjo fjale ka ardhur origjinale qe nga Lashtesia , ne Mikene nuk esht folur greqisht sepse kjo fjale nuk ka kuptim ne Greqisht

        Te gjitha keto sipas emisionit te gazetares grek-amerikane

        Pra edhe kjo fjale :Kar-ista , nxjerr konkluzionin se ne para-lashtesi aty jane folur fjale shqipe, dhe sic duket aty esht folur shqip, qe ne vitin 1,825 para Krishtit kur u zhvillua Lufta e Trojes

        Une e kisha ne video kete emision qe jepte Televizoni Publik TV 13 , por e kam humbur
        Por nqs studjuesit tane interesohen e gjejne shume lehte kete video ,me kete emision mjafton te kontaktojne me televizionin publik 13 ne New York

        Pra kemi fjalet Kyce qe shpjegohen katerciperisht me gjuhen shqipe dhe qe vijne nga Lashtesia Homerike , dhe me mira esht se keto fjale nuk kane kuptim ne gjuhen greke,dhe nuk perdoren ne greiqsht, ne asnje lloj te gjuhes greke. As ne ate homerike, as ne ate klasike dhe as ne kete dhimotika

        Pra, si perfundim kemi fjalet monumentale qe vertetojne te foluren shqip ne Ballkan qe ne Kohet Homerike qe jane :

        Fjala e detit Jon
        Fjala e Thalasa
        Fjala Aspetos, emri i AKilit nga vendasit , sipas Herdodotit
        Fjala : Karista, e Helenes qe quhej keshtu nga Mikenasit sepse hidhte valle reth Penisit

        Keto fjale nuk kane nevoje per fillozofira te medha, jo keshtu po ashtu
        Keto fjale jane si 1+1=2 –Nuk ke ku vete

        Dhe keto vertetojne plotesisht te folmen shqipe qe ne Kohet Homerike, kur Iliret ishin te vendosur aty ne Ballkan

        Une kam bere debat per fjalen e Detit Jon , me keta hartuesit e Wiki[edias , dhe ata nuk dinin cfare te thoshin , nuk kundershtonin dot
        Ata thone qe fjala Jon nuk i dihet kuptimi dhe une ua shpjegova ne kete menyre qe latinet e quajne Mare Nostrum

        Por ata nuk pranuan dhe nuk mu pergjigjen me

        Natyrisht nqs do fliste me keta te Wikipedias ndonje nga studjuesit tane , atehere ata do detyroheshin te pranonin teorine qe po them une,sepse ata vete nuk kishin asnje lloj teorie per kete emer

        Ne fund do thosha se :…Te paret tane ne para Histori kane qene shume inteligjente dhe na i kane lene shenjat pas qe ne ti lexojme, por ne nuk jemi te afte te lexojme trashegimine tyre historike , por meremi me cic mice

        Por mu kutjua edhe nje fjale tjeter –Esht fjala Balte qe shte fjale kryekeput e gjuhes Ilire

        Sipas te gjithe studjuesve serioze Iliret para se te vinin ne Ballkan , jetonin ne bregun e detit Balltik
        Tani nje Ilirolog i shquar gjerman thote se emri i detit Baltik esht emer Ilir
        Nuk e mbaj mend emrin e gjermanit , por do ju sjell ekti cfare thote Appiani per detin Balltik dhe te kuptoni pse ai det quhej Baltik

        Appiani ka eber enje histori te Ilireve dhe i permend gjithe fiset Ilire
        Lexoni Appianin qe te mesoni per Iliret
        Appiani ka qene hsitoriani me i mire i Perandorise Romake

        Appiani thote se Iliret perpara se te vinin aty ku jane jetonin ne Veri te Europes buze nje deti atje

        Ky det , thote APPIANI, shte nje det i gjithi me balte , si mocal -Dhe Iliret jetonin pikerisht ne buze te ketij deti mocalor –Ka shumemundesi qe aty te kete ndodhur ndonje reshqitje tektonike ne Para-lashtesi

        Mirpo ky det quhej me emrin Baltik, pra emri i detit lidhet me kuptimin q ei jep Appiani dhe justifok emrin Balte qe kishte ky det dhe justifkon autoresine gjuhes shqipe ne kete emer

        Pra, kjo djala Balte ka shume rendesi dhe nqs studjuesit tane duan ta perdorin kete fjale per te vertetuar te foluren shqipe te Ilireve, duhet te vijne ne Bibloteken e New Yorkut dhe aty e gjejne shume lehte vepren e Appianit ne anglisht , ne kapitullin ku flitet per Iliret
        Aty e gjeta une kete te dhene ,
        Dhe me kete i bllokon te gjithe armiqte tane

        Por tani mu kujtua edhe nje fjale tjeter

        Fjala qe ne kemi per Zjarrin, fjala Flake

        Kjo fjale perdoret nga gjermaniket per flamurin ,

        Mirpo nje studjues i historise se flamujve, qe ka bere nje liber per te , dhe une e kam ate liber
        thote se kjo fjale nuk ka rrenje gjermanike
        Dhe ai tregon se ne fillim flamuri kishte formen e zjarrit …sepse ata e jepnin formen e flamurit ne ato kohera , te lashta jo ne forme drejtekendeshi,
        por ne konturet e flamujve ne ate kohe ishin ne formen e gjuheve te flakes

        Dmth gjithe periferia e flamurit kishte forme te cregullt te gjuheve te zjarrit, te flakes, dhe e quajten flamurin Flag,

        Por thote ky studjuesi kjo fjale nuk ka kutpim ne gjuhen gjermanike, apo edhe ne gjuhe te tjera nordike , pavaresisht se ata quajne flamurin .

        Mirpo nisur nga forma e flamurit ne kohet e paralshtesisee kur ata e quajten Flag , duket sikur kjo fjale eshte shqipe dhe sepse ai flamur me ato konture te gjuheve te flakes dukej tamam si Flake , ndaj dhe e kane quajtur Flag,

        Po nejse
        Haj shendet se po me therrasin .lol

  • Shqiptaret ruajten gjuhen,ndryshe nga Bosnjaket,malazeste,kroatet,sanxhaket,suljotet,arvanitasit..Iliret dalmate qe sot quhen kroate,ne fillim e romanizuan,nderruan gjuhen ilire me Dalmatishten,qe ishte nje latinishte vulgare.Me pas u italianizuan duke perdorur venecianishte,nje gjuhe italiane ,me pas u sllavizuan duke merre serbishten.Gjema ndodhi me serbizimin e malazezve qe deri ne shek e 18 ishin shqiptare katolike,.Sanxhaku u serbizua ne fillim te shek.XX.Sulin e greqizoi Ali p.Tepelena,qe i masakroi gjithe banoret shqiptare,per Camerine nuk eshte nevoja te flasim.Te pakten toponimet e lashte shqiptare qepermend autori si Fushgjana-Velipoje..Prapamali-Zagori etj,perse te mos zyrtarizohet varianti i lashte shqiptar.Te pakten ne harta dhe ne gjuhen e administrates?

  • Periudha e Diktatures (nuk them socialiste apo komuniste sepse nuk ishte aspak e tille) e ka deformuar kaq keq historine e vertete te Shqiperise sa qe nuk besoj se do t’i gjendet filli ndonjehere.
    Propaganda e asaj kohe, qofte kjo me tekste apo me filma televizive apo te Kinostudios se atehershme, ka qene e organizuar shume mire, dhe me efektivitet shume te larte.
    Pasojat nuk do te jene te lehta per t’u zhdukur. Asnjehere nuk do te dime si eshte e verteta.

  • Gazeta Dita !!!
    Eshte per te ardhur keq qe Gazetaria dhe pse ne 2017 eshte akoma per te qare halla.
    Pavaresisht se kush ka qene CABEJ(qe per mua eshte i mbivleresuar kot),ka studijues dhe me precise se mbiemri CABEJ,ka ne Greqi Kosove apo dhe me gjere,te cilet kane shkruajtur dhe folur per ceshtjet shqiptare me mire dhe me qarte qofte dhe sa CABEJ-i i madh apo First Cabej.
    Shpresoj ti jepni hapesire me te gjere te tjereve qe radhes tjeter mos te lexojme Sternipin e Cabejit.

  • ne rradhe te pare cmund te presesh nga Cabejte si pari dhe ky i dyti qe nuk e cojne dot shqipen me larg se2000 vjete me pare,kur ne te njejten kohe ka shume studiusa si : Eleni Kocaqi Aristidh kola e shume te tjere qe e shtyjne shqipen dhe shqiptaret deri nekohen e formimit te Zoterave dhe njerezimit.Qe dhe Shqipja eshte gjuha meme e te gjitha gjuheve.Te gjithe ju shqiptare qe dini te pakten nje gjuhe te huaj duhet ta keni vene re kete gje. Dhe nje gje tjeter : si mundet qe ne te korigjojme emrat e huaj kur ne te njejten kohe Sot kryeministri dhe te gjithe palacot politikane i thone bregut te detit ne italisht LUNGO MARE. MJERE SHQIPERIA

  • “Diellin”origjinen shqiptar, nuk e fshehin kurre,”rete”jo me “mjegullat”.

    Te pakten ti komentuesi “Quo Vadis”mos na fol me ata nihilizmin tend. Ne koshiencen e cdo mbareshqiptari, eshte fiksuar origjina nga vine,ruajtur ajo ne shekuj.
    Veten folklorit ti referohesh sa zakoneve; me baze ato te varrimt,apo teknikes se ndertimit,bindesh.
    Tehelloni mendimet kur shkruan per kete problem zoterinj a zonjushe komentues.
    Dashamiresi D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *