Gjatë protestës të mbajtur nga opozita në çadrën e Bulevardit, Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer nga pagat e deputetëve të cilët nuk u paraqitën në parlament, rreth 14 milionë Lekë, për katër mujorin e parë të vitit 2017 pa varësisht se shtohen edhe rreth 11 milionë Lekë nga kontributi i sigurimeve shoqërore.
Kuvendi thekson se për 4 mujorin e parë ishte parashikuar një fond prej 116 milionë Lekë vetëm për pagat e deputetëve, por është realizuar vetëm në shifrën 88 përqind.
Do të thotë se deputetët e Partisë Demokratike gjatë 3 muajve që kanë bojkotuar parlamentin, kanë humbur pagesat nga veprimtaritë parlamentare për çdo pjesëmarrje në komisione por edhe pagesat shtesë që përfitojnë për ditët e punës.
Sipas raportit, Kuvendi ka kursyer edhe në shpenzimet e tjera përfshirë ato administrative.

….. perfundimisht shqipetareve u mjaftojne dhe teprojne ne Kuvend 80 deputete.
Kursinmet do te jene shume here mete medha, po te perfshish edhe shpenzimet e udhetimit jashte shteti me gjasme qe punojne per popullin duke bere turizem, u ngeli suma ne sediljet e avioneve.
Beni prape se njesoj si jashte si brenda.Biles shkrijeni krejt parlamentin.Per cfare duhet?i ka zgjdhur gje shqiptareve?fatkeqesi e madhe qe ketij vendi i dhane demokraci,deri tani demokracine albanezet e kane shfrytezuar vetem per te vjedhur.