Ministrja e Shtetit, Milena Harito ka marrë një letër falënderimi nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, në të cilën bëhen vlerësime të larta për punën e kryer në drejtim të Inovacionit dhe Administratës Publike në vend, por edhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit Shqipëri – SHBA.

“Dëshiroj t’ju përgëzoj për katër vjet shërbim shembullor si Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Nën drejtimin tuaj, ne së bashku kemi punuar për të rritur përpjekjet e qeverisë për forcimin e sigurisë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën IT të qeverisë, për të mbështetur zhvillimin e Protik dhe për të nxitur zbatimin e plotë të ligjit për administratën publike”, shkruhet në letrën dërguar ministres Harito.
Ambasadori amerikan ka theksuar se vlerëson atë që ministrja Harito ka “bërë për inovacionin në Shqipëri, por edhe për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA”.
Ministrja Harito gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama ka drejtuar sektorët e Inovacionit dhe Administratës Publike.
Gjatë këtyre katër viteve në sektorin e Inovacionit nga qeveria janë investuar më shumë se 100 milionë euro. Ndërkohë që reforma në Administratën Publike është vlerësuar në dy Progres Raporte të BE-së si prioriteti me ecurinë më të qëndrueshme ndër 5 prioritetet e integrimit të vendit në BE.

Ja dhe nje flte tjeter falenderimi
…… se vlerëson atë që ministrja Harito ka “bërë për inovacionin në Shqipëri, por edhe për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA” ???
Se besoj as per te paren e aq ma pak per te dyten. Ndoshta gjuha dipllomatike duhet te jete patjeter e pakuptimte
HIPOKRITI DONALD LU
Nuk ka me skandaloze se kjo biçim letre falendrimi, per nje murtaje qe beri kerdine me shkaterrimin e administrates shqiptare, pa le pa, paska kontribuar edhe per forcimin e mbrojtjes kibernetike, me nje pale gershera, si ate diten e pare qe vuri kthetrat ne Kryeministri, duke hedhur ne plehra nje investim prej me shume se 1,5 milion dollaresh.
Me poshte po ripublikoj nje koment domethenes per kinezin e qeshur te Tirones.
MURGU KINEZ QE VDIQ NGA GAZI
Ja dhe historia e tre murgjeve kineze. Emrat e tyre nuk i kujton askush, as edhe Donald Lu qe ishte prezent sot ne Rogner per te degjuar anglishten e Edit nga Surreli, sepse ata kurrë nuk ja thane askujt. Per kete arsye, në Kinë ata janë të njohur thjesht si tre murgjit qe qeshin.
S’bënin gjë tjeter vetem qeshnin: hynin në një fshat, viheshin në mes të sheshit dhe fillonin të qeshnin. Dale nga dale njerëz te tjerë përfshiheshin ne kete te qeshur kolektive, deri sa formohej një turmë të vogël. Vetem vështrimi i thjeshtë mes tyre bënte të qeshnin të gjithë të tubuarit ne sheshin e fshatit. Se fundmi të gjithë banorët ishin të përfshirë dhe, kur të gjithë qeshnin me zë të lartë, në atë moment tre murgjit, pa zhurme, ashtu siç kishin ardhur, zhvendoseshin në një fshat tjetër.
E perse qeshnin tre murgjit kineze? Per asgjë, vetëm qeshnin dhe aq.
E qeshura ishte predikimi i tyre i vetëm, mesazhi i vetëm. Nuk u mesuan kinezeve asgjë, vetem përhapen faren e lumturisë. Ata ishin të dashur dhe të respektuar në të gjithë Kinën: askush nuk kishte bërë ndonjëherë predikime te ngjashme. Këta tre murgjer përhapen lumturi të pafund në të gjithë Kinën, pa përdorur as edhe një fjalë të vetme. Me kalimin e kohës u plakeruan. Dhe në një fshat një prej tyre vdiq.
Para se të vdiste, ai u tha miqve të tij: “Unë qesha aq shumë në jetën time, sa që asnje papasterti u grumbullua ndonjëherë ne shpirtin dhe trupin tim.
Unë nuk jam mbuluar nga pluhuri dhe ndyresia: e qeshura është gjithmonë e re dhe e freskët. Pra, kur te vdes mos me lani e mos nderroni rrobat qe kam te veshura.
Nga respekti nuk i nderruan veshjen. Dhe kur trupin ja vendosen në turrën e druve per ta djegur, papritmas dy bashkeudhetaret e nje jete me te, kuptuan se ai e kishte fshehur në rrobat fishekzjarre ! Pum, pum, pam! I tërë fshati qeshi, dhe ato dy murgjit thane: “Qerrata ! Arrite te nxitesh edhe te qeshuren e fundit !”
A e morri edhe kjo pashaporten amerikane si luli pasi e bleu si studente nje shtepi 1million euro ne Pariz?
Cudi se si amerikanet vleresojne cdo here njerezit qe dine me vjedhje ,e me vjedhe me shumice!
PS: a i ka deklaruar dikur kete 1million qe doli jashte organeve te tatimeve kjo?
a e morri edhe LU nje million nga ato qindra milliona qe harxhuam per kete IT te institucioneve
selektionimi i mesazhe tregon ma shume se publikimi i tyre…
same shit.
KJO ESHTE PER TE DHENE LLOGARI JO TE FALNDEROHET.ESHTE PERGJEGJESE PER SHKATRIMIN E ADMINISTRATES DHE MBUSHJEN E SAJ ME MILITANTE INJORANTE.PER SA I PERKET INVESTIMEVE SA MILJONE I KA NDARE ME LUNE, PER TE VJEDHUR KA ARDHUR NGA FRANCA KU KISH DHJETRA VJET NE EMIGRACION.