Shqipëria ka,
super pasuri,
pse duhet të ketë,
kaq shumë varfëri?!
Me hatër na mbajti,
ne-i madhi Zot,
gjithë nëntoka,
me valutë është plot!
Një vend që në hartë,
mezi ta sheh syri,
ka çdo pasuri,
deri tek floriri!
Pa kursim natyra,
ne çdo gjë na fali,
si dy vëllezër janë,
deti edhe mali!
Nëse si vampirët,
hajdutët s’do hanin,
kromi edhe nafta,
vendin do ta mbanin!
Ishte komunizmi,
që bashkoi dhe malet,
nga ai i kemi,
gjithë hidrocentralet!
Politika jonë,
ultra skandaloze,
tridhjetë vjet s’ka ngritur,
një vepër serioze!
Dhe Banja që qe,
në të përfunduar,
asnjë kilovat,
ende s’ka prodhuar!
Edhe Kalivaçi,
si gërmadhë mbeti,
miliona euro,
i treti Beketi!
Gjithë ligësitë,
i bëri ky horr,
sosi Kalivaçi,
në televizor!
Ata që drejtuan,
këtu qeveritë,
nisën për shtetarë,
po sosën banditë!
Nga gjithë “gruri” ynë,
ne na mbetet kashta,
miliarda euro,
fluturojnë përjashta!
Edhe pse u mbyll,
koha e Doktorit,
vazhdon të rrafshohet,
mali i Tomorrit!
Jo-makutërisë,
s’i vihet dot freri,
ikën matanë detit,
i gjithë mermeri!
S’di ku qenë rritur,
gjithë këta barbarë,
që shkulën me rrënjë,
truallin shqiptar!
Tani pa dyshim,
jemi koloni,
të shohim ç’do bëjë,
“Rama numër Dy”!
S’e di se si punët,
do t’i bëjmë vetë,
kur Ministri Pune,
fare s’do të ketë!
S’e di si do zbuten,
këtu varfëritë,
kur çështjet sociale,
janë në plan të dytë?!
Kudo socialisët,
kanë solidaritetin,
kundër varfërisë,
e ndërtojnë shtetin.
Këtu varfëria,
qan e ulëret,
ende kundër saj,
s’ka një plan konkret!
A.Duka

Reitet
shkruan idsshur poete cdo qe thua e. vertet.a’do rregullohet vendi. june. qe ajka e kombite larguar ne kurbrte.Te rinj e te shkolluare. Shkime e tua me japin nje shprese ketu lake ne kurbet..
Po ulëret varfëria,
Më qahesh sot poet,
Pakça se këtë gjëndje,
E durojmë si qetë?
Me kok’ poshtë penën,
E ktheve sot nga dje,
Të thënat e stërthëna,
S’groposen dot në dhé !
Me libra kadarenash,
Mbush plot fantazira
Fasada jo nuk duket,
Tepsi me ëmbëlsira !
Thene shkurt , e thene shkoqur
kjo pune keq eshte dreqosur .
Se shtepia do usta ,
s’mbahet dote me miell hua .
Qe te behesh zot shtepie ,
s’eshte loder prej femije .
Duhen burra te vertete ,
qe te ece Shqipria vete .
Por keta lindin shume rralle ,
me te shumtit jane gerdalle .
Kush merr fjalen , kush bertet ,
Parlamenti vajmedet .
Tere kto vite nr 1 ,
miç e maç me qeverin .
Jo qe burra shteti s’jane ,
po u morne me kalamane .
Mendo (ti) president ziu ,
me mustaqja nuk i mbiu .
Si princip eshte uniteti ,
po shpirti ne Shqup i mbeti .
Tjetri vete me parti ,
s’è do larg , e do ne gji .
Prandaj gruas ja pasoi ,
dhe Vasilin e spostoi .
Mjere ne per keta ,
qe gje s’jep por vetem ha,
Qe na bene te marrim malet ,
dhe me ton na i shtuan hallet .
U nda djali nga babai ,
si ” armik ” u be vellai .
Se per pronat e Saliut ,
jeten seç ja merr komshiut .
Se i ndane si syte e vete ,
qe mos jemi kurre te qete .
Se nga mali zbriti tjetri , e be zot ne breg te detit ,
ndersa tjetri nga stallier , me pozite ne qytet .
Keshtu doktori , farmacisti , keshtu zyrtari e polici .
shkoi rregulli edhe ligji ,
sot ne dore te ka ” Maliqi”.
Shkoi merita e ndershmeria ,
vlera sotme kusaria .
Po e rrumbullaket bota ,
ashtu rrotullohet rrota .
Kush ne maje sot ka hipur ,
nga atje ka per te zbritur .
Dhe te gjitha sa ka marre ,
vjen nje dite , ka per ti lare .
Eshte ligji perendise ,
ndonese eshte i pa shkruar .
Por eshte libri i historise ,
qe gjithçka e ka treguar .
Me SAKT,nuk thuhet. BRAVO!!!!!!!
Sikur kjo poezi, te behej REALITET , do te qe KRYEVEPER!!!!
KUSH ESHTE PASURIA ME E MADHE E NJERIUT?
KJO ESHTE PYETJA KETU???!!
MOS JANE VALLE, TRUTE E KOKES????!!!!!!!!!
Mire e ke, o bejtexhi
Ne kohen e Partise se Punes
Krom, nafte e flori
Na i futnin ne vërrë te sumës
Topa, tankse e kallashe
Blinte atehere Qeveria
Se sic genjenin me pashe
Do na sulmonte Amerika e Rusia.
Shkurt t’i biem muhabetit
Si tashti, si ateherë
Nje mut i mbetej miletit
Veç degjonte pordhe me erë