Lionel Messi ka zbarkuar në Montevideo në prag të eliminatores vendimtare për Argjentinën kundër Uruguajit për Kupën e Botës 2018. Ndeshja do të përcaktojë shumë për fatet e të dyja përfaqësueseve dhe shihet si një finale në grupin eliminator të Amerikës së Jugut.
Pavarësisht nga tensioni shumë i madh, sulmueis i Barcelonës ka gjetur kohën ta bëj të paharrueshme ditën për një tifoz të vogël.
Messi po shkonte në hotel, bashkë me futbollistët e tjerë, dhe një djalë rreth 15 vjeç, tentoi ta takonte, por u ndalua nga forcat e sigurisë.
Djaloshi nga Uruguaji shpërtheu në lot sepse nuk mundi t’i afrohej idhullit të tij.
Messi e pa situatën, ndërsa u acarua me rojen e sigurisë për veprimin, ndërsa e thërriti vetë fansit duke bërë fotografi me të dhe duke i dhuruar një autograf.
Kaq mjaftoi lotët djaloshit u kthyen në buzëqeshje.


…ta marri vesh mire Florentino Perez se kush eshte Mbreti i futbollit.