Bullgari, konfliktet e Lindjes së Mesme shtojnë eksportet e armëve

Dita
Konfliktet e LInsjes së Mesme kanë shtuar vitet e fundit eksportet e armëve të Bullgarisë, me një rritje prej 60 për qind në vitin 2016.
Bullgaria është e specializuar në prodhimin e armëve dhe të municioneve të lehta të modeleve sovjetike, dhe eksportoi rreth 1 miliardë euro armë në 2016, krahasuar me 642 milionë në 2015, dhe 402 milionë në 2014.
Blerësit e saj kryesorë ishin Iraku dhe Arabia Saudite, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Afganistani, India, Egjipti dhe Rusia, thuhej në raportin e përvitshëm të kontrollit të eksporteve të armëve.
Ekspertët besojnë se armët e eksportuara nga Bullgaria dhe vende të tjera të rajonit të saj përfundojnë në konfliktet e Sirisë dhe Jemenit, pas rieksportimin nga Arabia Saudite dhe SHBA.
Raporti i studimit britanik të konflikteve dhe armatimeve  thoshte se rreth çereku i municioneve të ISIS në Siri dhe në veri të Irakut ishin prodhuar në Bullgari.
Autoritetet bullgare nuk i dhanë rëndësi çështjes duke thënë se ajo nuk mban përgjegjësi për ri-eksportimet e armëve nga fuqitë e mëdha.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *