70 vite Sigurime Shoqërore, pse nuk ka funksionuar skema

Ornela

 

 Testi i progresit të shoqërisë bashkëkohore nuk është që të shtohen të ardhurat dhe pasuria e atyre që kanë shumë, siç ka ndodhur me pensionet e privilegjuara në kohën e Zogut apo me pensionet suplementare të deputetëve, gjykatësve, administrues të lartë shtetërorë

 Koço Broka

Këto ditë u mbushën 70 vjet nga Gushti i 1947-s, kur u aprovuan nga ish-Kuvendi Popullor ligji mbi sigurimet shoqërore të punëtorëve, nëpunësve dhe funksionarëve dhe ai mbi Kodin e Punës.

Interesimi për ligjin e sigurimeve shoqërore, të Gushtit të 1947, nuk është i veçantë i përcaktuar nga ky përvjetor. Ky 70-të vjetor është krejt i rastit dhe koincidencë. Interesimi për të nuk përjashton, por presupozon interesimin për ligjet paraardhëse të sigurimeve shoqërore  të paraçlirimit apo qoftë historikun e tyre. Kjo është  e kushtëzuar nga bindja ime në metodologjinë e mirënjohur të ekonomiksit, për të studiuar të sotmen nën dritën e së kaluarës për t’i shërbyer të ardhmes. Për të kuptuar sfidat e të sotmes e për të ndriçuar rrugët për zgjidhjen e tyre është e nevojshme të  studiohet e kaluara, ose të paktën, të njihet ajo (në këtë shkrim po ndalem kryesisht në këtë të fundit). Kjo është sa e nevojshme, aq edhe e domosdoshme  të bëhet, jo thjesht për tituj e grada shkencore si qëllim në vetvete, për të marrë shpërblime shtesë, qoftë në paga, qoftë në sigurime shoqërore, siç ndodh jo rrallëherë me doktoraturat, por për përballimin e sfidave në këtë fushë. Ndoshta një shtysë tjetër është debati i hapur nga gazeta “Dita”, a ishte legjitim socializmi, socializmi, diktatura e partisë dhe legjitimiteti, të iniciuar nga z. Fatos Tarifa. Ai me të drejtë  tërheq vëmendjen se “Botimi i studimit tim në gazetën ” Dita” ishte një ftesë publike e sinqertë për një debat akademik e shoqëror mbi çështjen e qëndrimit tonë ndaj së shkuarës, e cila ka kohë që preokupon shtresa të gjera të shoqërisë shqiptare dhe mediat”. “Ajo që më ka bërë përshtypje është se askush nga ata që kanë shkruar këto ditë në “Dita” për këtë studim, nuk është marrë me thelbin e problemit, por është marrë me autorin e tij!

Në këtë rrafsh lidhur me  njohjen e historisë të pensioneve dhe  për rrjedhojë sigurimeve shoqërore në vendin tonë, po risjell një pasazh interesant që mund të ngacmojë kureshtjen e lexuesit, nxjerrë nga botimi prej dy vëllimesh, “Shqipnia më 1937”-Veprimi shtetnor gjatë njëzet e pesë vjetëve të parë të vetqeverimit.

Në kapitullin “Pensionet” midis të tjerash thuhet:-“Mbas proklamimit të vet-qeverimit, nënpunësat civilë që ndodheshin në shërbimin e shtetit e për një periudhë  të shkurtër, kishin lënë përqindjen e pensionit (5%) nga rrogat respektive që këta prevelonin; por, nga shkaku i luftnavet dhe të okupacioneve të huaja, kjo ndalje u pezullue  tue u ndërpremun deri në fundin e muajit Qershor të vjetit 1923. Në vjetin 1923 e tue fillue qysh prej muajit Korrik, në themel të ligjës me datë 23 Qershuer, u ri-vue në zbatim vetëm ndalja 5% të pensionit nga rrogat e gjith nëpunsavet civilë, por pa u disponue gja mbi të drejtën e nxjerrjes në pension të këtyne. Po në vjetin 1923 e për sa i u takontej ushtarakëve, në bazë të ligjës së posacme e me datë 5 Fruer, këtyne e njikohësisht me fillimin e ndaljes pensionare 5%  i u caktohej edhe e drejt e pensjonimit… Në vjetin 1927 e në bazë të ligjës me datë 3 Nanduer, u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Pensionevet vetëm për nëpunësave civilë me një karakter relativ autonom (mbasi ligja i ngarkohej Ministris së Financave subvencionin në rast nevoje). Me hymjen në fuqi të kësaj Ligje, ndalja e përqindjeve të pensionit, nga 5 % u shtuem në 8%; njëkohësisht filloi rregullisht edhe pensjonimi i gjithë atyre nëpunësave civilë që, vleftësim’i i shërbimeve të tyne qysh nga data 28 Nënduer 1912 e këndej; iu jeptej nji të tillë të drejtë. Në vjetin 1932 e si mbas ligjës me datë 2 Qershor 193, ndalja  pensjonare prej 5% e ushtarakeve, u naltësue në 6 %…Ligja cakton këto lloje pensionim: 1) pensjonin e rregulltë;2) pensjonin e privelegjuem; dhe shpërblimin e njihershëm (për periudha të shkurta shërbimi)” Shih Vëllimi I faqe 250-252

Koço Broka

E dhashë këtë pasazh të gjatë të qëndrimit zyrtar të kohës që çdo lexues të gjykojë vetë se para çlirimit në vendin tonë nuk bëhet fjalë për një sistem bashkëkohor të sigurimeve shoqërore që kish filluar të ngrihej në vendet më të zhvilluara me ekonomi tregu, por vetëm për një sistem pensionesh dhe kjo për nëpunësit civilë dhe ushtarakët.

Ndërsa në gusht 1947 bëhet fjalë jo vetëm për ligj të pensioneve, por për ligjin e sigurimeve shoqërore që emërtohej i punëtorëve, nëpunësve dhe funksionarëve. Në kryeartikullin e gazetës “Bashkimi” të 29 Gushtit 1947 me titull “Ligji mbi sigurimet shoqërore është një tjetër sukses i madh për punëtorinë tonë”, i cili është gjithashtu qëndrimi zyrtar i asaj kohe, nënvizohet:

“Një ndër ligjet më të rëndësishme që aprovuan në sesionin e fundit të Kuvendit Popullor, është dhe ay mi sigurimet shoqërore të punëtorve nënpunësve dhe funksionarve…Së bashku me kodin e punës ligja mi sigurimet shoqërore të punëtorve, nënpunësve dhe funksionarve është një legjislacion i shëndoshë mbi baza krejt të reja të cilat shprehin në mënyrë konkrete ndryshimet e mëdha që janë bërë në Shqipërinë e re dhe realitetin shoqëror të vendit tonë. Të dy këto ligje kaq të rëndësishme për klasën tonë punëtore dhe tërë popullin tonë, tregojnë në mënyrë të qartë se ç’përparime të mëdha ka bërë vendi ynë në fushën e legjislacionit të punës. Kjo gjë është rezultati i natyrshëm i kryengritjes sonë popullore me anë të së cilës klasa punëtore u çliruar njëherë e mirë nga klika e regjimeve të shtypjes e të eksploacionit. Punëtorët e vendit tonë të udhëhequr nga Partia Komuniste qenë në ballë të luftës për çlirimin e atdheut, po ashtu sikundër luftojnë sot të bashkuar për ndërtimin e jetës sonë të re. Pushteti ynë popullor, që është fitorja më e madhe e gjithë përpjekjeve të popullit, është siguria më e shëndoshë për krijimin e tërë konditave të favorshme në të cilat masat punonjëse të Shqipnisë do të shkojnë gjithnjë drejt përparimit dhe lumturisë.

… Ligji mi sigurimet shoqërore të punëtorve, nënpunësve e funksionarve merr një kuptim akoma më të thellë po të shikohet e kaluara e zezë e punëtorve tanë. Në Shqipëri s’ka ekzistuar kurrë ndonjë ligj që të mbronte punëtorin dhe ta siguronte këtë në raste sëmundje, fatkeqësish në punë ose kur të plakej. Ligji i mëparshëm i pensioneve që përfshinte vetëm nënpunësit e shtetit, dhe jo të gjithë punëtorët, ka qënë shumë i metë dhe praktikisht ai aplikohej në raste të rralla. Për punonjësit e tjerë, duke përfshirë dhe një numër të madh nënpunësish shtetërore, të cilët në çdo vend përbëjnë  në përqindjen më të madhe gjithë punëtorinë, as që mendohesh fare. Këta ishin lënë në mëshirën e fatit dhe për të gjitha fatkeqësitë që u ndodhnin s’kishin as më të voglin kujdes ose përkrahje nga ana e shtetit. Kur sëmureshin atyre u mungon të hollat për të blerë barëra, ose për të vajtur në spital dhe bëheshin pre e një mortaliteti të madh, që ishte në kohën e mëparshme midis masave punonjëse. Aq më keq ishte kur mendoje pleqërinë. Kjo moshë ishte e tmerrshme për tërë popullin punëtor i cili nuk siguronte as bukën e gojës dhe jo t’i tepronte gjëkafshë për kohën e pleqërisë… Sot ligji mi sigurimet shoqërore nuk ka asnjë dallim midis punëtorëve, qofshin këto të krahut apo të mëndjes. Dispozita përfshijnë të gjithë njerëzit që jetojnë me punën e tyre si nënpunësit e shtetit, nënpunësit privatë ose funksionarë. Shteti u jep përkrahjen të gjithëve dhe i ndihmon të tërë njësoj. Me anë të sigurimeve shoqërore punëtori e nënpunësi janë të mbrojtur gjatë kohës kur ata punojnë në ndërmarrje fabrikë, zyrë etj, ashtu dhe kur bëhen të paaftë për punë. Këtyre u sigurohet shpërblimi…të gjitha konditat e nevojshme të cilat bëjnë të mundur dhënien e ndihmës në çdo rast sëmundje, barrë, lindje, aksidenti në punë, invaliditeti, pleqërie dhe vdekje. Sigurimet do të kryhen nga shteti nëpërmjet institutit të sigurimeve shtetërore…”

Çdo lexim i drejtpërdrejtë i ligjit e konfirmon për sa më sipër. Kushdo mund ta bëjë. Natyrshëm lind pyetja: Ligji mbi sigurimet shoqërore, të punëtorëve nëpunësve e funksionarëve dhe kodi i punës  të miratuar në Gusht 1947 përbëjnë apo jo një progres të madh social të arritur për shoqërinë shqiptare, krahasuar me ligjet paraardhëse të para çlirimit!? Unë mendoj se përgjigja është vetëm Po. Kjo për disa arsye. Nga ligje vetëm për pensionet e nëpunësve civilë dhe ushtarakë, tashmë kemi të bëjmë me një ligj të sigurimeve shoqërore që nuk kufizohet vetëm për pensionet e pleqërisë por dhe ato të invaliditetit e familjarë por dhe gjithë aspekte të tjera të mbrojtjes sociale që ekzistojnë edhe sot por dhe për punëtorët. Ai shtrihej, në të gjithë ata që punojnë me pagë në ndërmarrjet, institutet dhe ekonomitë shtetërore, shoqërore, kooperativiste, në organizatat shoqërore si dhe pranë punëdhënësve privatë, cilado qoftë natyra dhe koha e punës dhe mënyra e shpërblimit të tyre. Si i tillë kishte  jo vetëm dallime të mëdha me ligjet sociale të para çlirimit por shënon një progres të thellë social.

Natyrisht është në të drejtën e kujtdo që ligjin e sigurimeve shoqërore dhe kodin e punës të vitit 1947 të mos e shohë si progres i madh social i arritjes të shoqërisë shqiptare, që ka ndikuar dukshëm në rritjen e legjitimitetit të atij pushteti. Por nuk mund të mos kujtoj një burrë 89 vjeçar  që gëzon pensionin prej 29 vitesh, i thosh të birit, “Deri tani që më ka bërë këmba e dora, nuk më ke mbajtur ti, por më ka mbajtur pensioni i monizmit. Kur të mos më bëjë më këmba dhe dora atëherë do pres dhe kam nevojë për shërbimin tënd dhe të motrës tënde… Unë nuk pres që këtë shërbim të ma realizojë shteti ashtu siç po ja jep motrës sime, hallës tënde në Boston, shteti amerikan, por ti ose motra jote”.  Si të tillë si në realitetin objektiv dhe perceptimin subjektiv nga një mase mjaft të madhe të popullsisë, këto ligje kanë ushqyer legjitimitetin e pushtetit të asaj kohe dhe madje dhe të Partisë Komuniste.

Personalisht jam i vetëdijshëm se një perceptim dhe qëndrim nuk është i të gjithëve, madje janë shtuar jo pak ata që flasin se në atë periudhë nuk kishte asgjë që ushqente shkallën e legjitimitetit të pushtetit, por vetëm për dhunë dhe terror. Gazeta “Bashkimi” e Gushtit 1947, flet jo vetëm për këto ligje sociale, por dhe për gjyqet politike që u intensifikuan gushtin dhe vjeshtën e 1947, me fillimin e luftës së ftohtë, sidomos midis dy fuqive të mëdha. Ai pushtet përdorte dhunë, madje vetëquhej diktaturë e proletariatit, por shkalla e legjitimitetit të tij dhe e përkrahjes e mbrojtjes së tij, mendoj nuk është mbështetur dhe realizuar vetëm tek dhuna, ideologjia e kufizimin e ideve.

Produkti i kufizimit të ideve për shoqërinë shqiptare, ka qenë sinjifikativ duke lënë vragë ende sot se, kur nga njëra anë sot kemi me qindra dhe mijëra disertacione për doktoratë apo master shkencor që janë ende larg ndikimit të dukshëm në zgjidhjen e sfidave që ka shoqëria dhe ekonomia jonë… nga ana tjetër,  nëse ligjin mbi sigurimet shoqërore i vitit 1947 nuk bëhej  asnjë dallim midis punëtorëve, qofshin këta të krahut apo të mendjes duke zbatuar një kriter të barabartë për llogaritjen e pensionit,  mbi bazën e pagës, në sistem aktual të pensioneve, me pensionet e detyrueshme dhe ato suplementare janë ripërtërirë pensionet e privilegjuara të periudhës së Zogut. Personalisht mendoj se zgjidhja e sfidave  aktuale të sistemit të sigurimeve shoqërore ka nevojë për kritere të njëjta për sigurimin e pensioneve, si për nëpunësit e lartë të shtetit (deputetë, administrata e lartë ushtarakët) tej çdo shfaqje të barazitizmit, duke mundësuar barazi në kritere të njëjta dhe jo diferencime dhe privilegje të pabaza. Me të drejtë thuhet se testi i progresit të shoqërisë bashkëkohore nuk është që të shtohen të ardhurat dhe pasuria e atyre që kanë shumë, siç ka ndodhur me pensionet e privilegjuara në kohën e Zogut apo me pensionet suplementare të deputetëve, gjykatësve, administrues të lartë shtetërorë. Qoftë edhe kjo njohje e kufizuar e së kaluarës për aspekte të tilla të veçanta, mendoj se justifikon debatin mbi çështjen e qëndrimit  ndaj së shkuarës, të kuptimit dhe interpretimit të historisë pa paragjykime, por edhe zgjidhjen e sfidave aktuale.

I mrekulluar nga evoluimi i shoqërisë amerikane duke parë në mënyrë kritike vetveten,  duke parë istikamin në të cilin janë koracuar shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë lidhur me të kaluarën, mendoj se z. Fatos Tarifa ka të drejtë që ka iniciuar një debat të tillë. Jam i mendimit se të gjithë kemi nevojë të reflektojmë. A është ai një debat i parakohshëm që do thellojë istikamet siç ndodh rëndom në facebook apo mirëkuptimin dhe konsensusin social, këtë do e tregojë koha.

***

Por ligji për sigurimet shoqërore i Gushtit 1947 dhe interpretimi i tij më ka tërhequr vëmendjen dhe për një arsye tjetër. Në kryeartikullin e 29 Gushtit 1947, midis të tjerash thuhet “Institute gjoja për sigurimet shoqërore ka dhe në vendet kapitaliste të cilat në të vërtetë janë shoqërira private që drejtohen nga vetë punëdhënësit. Këto institute janë në duart e klikave eskploatonjëse dhe në interesa të kundërta me ato të punëtorisë janë krijuar apostafat ashtu si çdo shoqëri tjetër me qëllim fitimi. Të ardhurat e këtyre instituteve dhe tërë sistemi i tyre mbështeten në kuotat që kontribujojnë punëtorët për sigurimet shoqërore Tek neve ndodh e kundërta. Këtu sigurimet shoqërore nuk i ngarkohen punëtorit ose nëpunësit, duke iu mbajtur nga një pjesë e rrogës Kontributi për këtë gjë duhet ta japë krejtësisht punëdhënësi . Në vendin tonë e gjithë kjo barrë i takon shtetit i cili është punëdhënësi më i madh”.

Por le të ndalem pak në këtë çështje, jo thjesht ideologjike, por madhore për fatin e sigurimeve shoqërore në tërësi dhe se kujt duhet t’ia kërkojë nivelin e pensionit çdo individ në veçanti, se ai duhet paguar vetëm nga punëdhënësi apo edhe punëmarrësi, se mungesa e vetëdijës për pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe nga punëmarrësi, se ato mund të paguheshin dhe paguhen nga shteti kishte pasoja të mëdha negative. Si burim i financimit të sigurimeve shoqërore në monizëm, të cilat, quheshin sigurime shoqërore shtetërore, ligji i kish përcaktuar si pagues kontributesh vetëm punëdhënësin, duke nënvizuar se kontributet e paguara nga ai “nuk mund të rëndojnë n’asnjë mënyrë mbi punëtorët dhe nëpunësit” se “Ndërmarrjet, Institutet dhe ekonomitë shtetërore shoqërore dhe kooperativiste, organizatat shoqërore dhe punëdhënësit privatë që kanë në punë punëtorë ose nëpunës detyrohen të derdhin mbi pagat e tyre, kontributet e sigurimeve shoqërore,”… në masën nga 4 % për punëtorët e bujqësisë, 7 % në ata të transportit e industrisë dhe 8 për qind atë të minierave, ndërsa për punëtorët dhe nëpunësit e sektorit privat 7%…etj

Këtu ia vlen të mbajmë parasysh disa momente:

Së pari, në kushtet kur pjesën më të madhe të punonjësve të ekonomisë të asaj kohe ishin të vetëpunësuarit, në bujqësi, zejtari, tregti, ndërtim etj, këta të fundit de fakto nuk ishin pjesë e sistemit të sigurimeve shoqërore e sidomos të pensioneve. Siç dihet vetëm pas shoqërizimit të gjithë degëve të ndryshme të ekonomisë dhe kolektivizimit të plotë të bujqësisë ose më saktë pesë vjet mbas përfundimit të tij, sistemi i pensioneve dhe sigurimeve shoqërore u shtri plotësisht edhe në fshat, në vitin 1972. Pra vetëm pas këtij viti, sistemi i sigurimeve shoqërore u bë i përgjithshëm dhe për të gjithë përfshi dhe fshatarët ose anëtarët e kooperativave bujqësore, që siç do e shohim dhe më poshtë, duke ruajtur të njëjtin kriter. Ndërkohë niveli i pagimit të kontributeve në kooperativat bujqësore edhe në vitin 1985 ishte, për kooperativat bujqësore fushore 6 për qind, kooperativat bujqësore kodrinore 5 për qind dhe kooperativat bujqësore malore 3 për qind, mbi të ardhurat që u ndaheshin anëtarëve kundrejt ditëve të punës ose mbi pagën e tyre. Si për pensionet e punëtorëve dhe të nëpunësve, ashtu dhe atë të anëtarëve të kooperativave bujqësore, parashikoj se shteti përballon shpenzimet e sigurimeve shoqërore shtetërore kur fondi i sigurimeve shoqërore shtetërore nuk mjafton

Ndërkohë duhet thënë se përsa i përket përfitimeve, sistemi i pensioneve në monizëm karakterizohej jo vetëm nga kriteri i barabartë por ishte shumë gjeneroz. Pa u ndalur në vitet e punës të kërkuara për të marrë pension të plotë, në përgjithësi mosha e daljes në pension për burrat (punonjësit e kategorisë III) ishte 60 vjeç, ndërsa për gratë 55 vjeç. Pensioni i pleqërisë ishte në masën 70 % mbi pagën mesatare mujore dhe llogaritej në sa 70 për qind e pagës për tre vitet më të mira në 10 vjetët e fundit. Ai nuk mund të ishte më i ulët se 350 lekë në muaj dhe më i lartë se 700 lekë në muaj. Përsa i përket moshës,  burrat në kooperativat bujqësore dilnin në moshën 65 vjeç, ndërsa gratë 55 vjeç. Përsa i përket nivelit, pensioni i pleqërisë për anëtarët e kooperativa bujqësore nuk mund të ishte më i ulët se 200 lekë dhe më i lartë se 500 lekë në muaj. Për rrjedhojë, niveli i mesatar i pensioneve ishte relativisht i lartë krahasuar me pagën mesatare apo të ardhurat e anëtarëve të kooperativave bujqësore.

Ndryshe nga ekonomia e tregut ku çmimet përcaktohen nga tregu dhe qeveria për të realizuar ofrimin e mallrave  e shërbimeve të tjera publikë mbledh tatim taksa, apo kontribute për sigurimet shoqërore, në ekonominë e centralizuar dhe të planifikuar, çmimet në ndërmarrjet shtetërore, përcaktoheshin nga shteti, në atë mënyrë që mbi koston të realizohet një fitim ose produkt për shoqërinë, e ardhur neto për shoqërinë siç quhej atëherë, që përdorej si për kryerjen e investimeve, ashtu dhe për realizimin e shërbime arsimore, shëndetësore, por dhe ato të sigurimeve shoqërore, ku pjesën e luanit gjithnjë e më tepër po e zinin pensionet.

Në këtë kuadër deri në një moment të caktuar, p.sh në vitin 1970 pas 23 vjetësh që ishte miratuar ligji mbi sigurimet shoqërore, kur numri i pensioneve ishte 55. 5 mijë vetë  ose 5.54 % të krahëve të punës, shpenzimet për to nuk përbënin ndonjë problem të madh për buxhetin e shtetit përderisa  me shtimin e numrit të pensionistëve nga njëra anë ishin shtuar dukshëm krahët e punës, dhe nga ana tjetër kish filluar rritej kohë pas kohe përqindja e kontributit për sigurimet shoqërore shtetërore. Por çështja ndryshoi me rritjen e shpejtë të numrit të pensionistëve në dekadën e viteve 80-të, të shekullit të kaluar. Mjafton të mbahet parasysh se mbas shtrirjes të pensioneve edhe për anëtarët e kooperativave bujqësore numri i pensionisteve u rrit nga 55511 vetë, në vitin 1970, në 163630 vete në vitin 1980 dhe 320987 vetë në vitin 1990. Në këto kushte u rrit dukshëm dhe numri i pensionistëve për krahë pune nga 7.54% në vitin 1970, në 14.58 % në vitin 1980 për të arritur në 22.4 % në vitin 1990.

Përveç shtimit të numrit të pensioneve, u rritën dukshëm vitet e gëzimit të pensioneve. Kjo për faktin se në vendin tonë ka pasur një rritje të dukshme jetëgjatësia. Nëse zgjatja mesatare e jetës në vitin 1950-1951 ishte 53.5 vjet për burrat dhe gratë, 52.6 vjet për meshkujt dhe 54.4 vjeç për femrat, në vitin 1960 u rrit me shpejtësi  respektivisht në 64.9 vjeç për burrat dhe gratë, 63.7 vjeç për meshkuj dhe 66 për femrat. Ndërsa në vitin 1990 zgjatja mesatare e jetës arriti 72.2 vjeç, nga të cilat për meshkujt 69.3 vjeç dhe për femrat 75.4 vjeç. Kjo do të thotë se një femër e gëzonte pensionin rreth 20 vjet? Pa dyshim që jo. Por kjo sillte dhe solli një ndryshim shumë të madh midis raportit të viteve të punës, sidomos për femrat që po i afrohej raportit dy vite punë për gëzimin e një viti pension. Ky raport, sidomos në aspektin financiar midis të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore në kooperativat bujqësore, bëhej më i mprehtë në kushtet e niveleve të sipërpërmendura të kontributit që paguanin anëtarët e kooperativave bujqësore. A mund të përballohej kjo me nivelin e  kontributeve të kooperativave bujqësore? Pa dyshim që jo, nëse nuk rritej rendimenti i punës në to. A mund të përballohej kjo situatë vetëm me atë që parashikohej në ligjin për pensionet e kooperativave bujqësore se “Shteti garanton shpenzimet për pensionet dhe sigurimet për lejën e barrës dhe lindjes kur fondi i krijuar nuk mjafton”? Praktika tregoi se pa rritjen e produktivitetit të punës jo vetëm që nuk u bë I mundur ky garantim, por falimentoi vetë shteti dhe sistemi ekonomiko-shoqëror.

Si punëtorët, nëpunësit apo kooperativistët në atë periudhë njihnin vetëm pagën neto që merrnin në dorë dhe jo pagën bruto ku përfshihen objektivisht dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Krahas me këtë, pretendimi për ofrimin e garancinë se shteti përballon shpenzimet e sigurimeve shoqërore shtetërore kur fondi i sigurimeve shoqërore shtetërore nuk mjafton, filloi të rrënjosej qëndrimi për të pritur gjithçka nga shteti, qeveria dhe nga ana tjetër probleme të mëdha fiskale dhe ekonomike. Pasojat ishin reale si në aspektet ekonomike, ashtu dhe vetë legjitimitetin e sistemit. Katërfishimi i popullsisë në vitin 1990 krahasuar me vitin 1923, politikat xheneroze sociale dhe marrja përsipër e tyre nga shteti ishin dhe kanë mbetur faktorë të padukshëm që kontribuan në krijimin e vështirësive serioze edhe për punësimin e popullsisë në moshë pune. Për rrjedhojë produktiviteti  i punës për një punëtor në vitin 1990, ra në industri nivelin e 60.7 mijë lek nga 71.6 mijë lekë në vitin 1980, ose sa 84.8 për qind e tij, kurse të ardhurat për krahë pune të kooperativistëve ranë nga 3832 lekë në 3374 lekë. Të ardhurat neto të kooperativave bujqësore ranë në 250 milionë lekë në vitin 1990, nga 527 milion lekë. Në kushtet e stanjacionit të të ardhurave kombëtare, ra dukshëm kapitali fiks si burim për investime dhe norma e akumulimit të përdorimit të të ardhurave kombëtare përfundoj në zero. Ekonomia, buxheti i shtetit  dhe legjitimiteti i vetë shtetit  të asaj kohe apo sistemit ra pa ndodhur ngjarjet e dhjetorit 1990 dhe pa nxjerrë mësimet përkatëse për vetëfalimentimin dhe falimentimin e sistemit të sigurimeve shtetërore, apo lidhur me atë se sa pensioni do të varet nga kontributi i gjithsecilit dhe sa mund e duhet përballuar nga shteti?! Me gjithë ndryshimet që pësoi skema e sigurimeve shtetërore me kalimin  nga ekonomia e centralizuar në atë të ekonomisë së tregut, mbeti koncepti dhe filozofia se” Kjo skemë financohet nga kontributet që derdhin punëdhënësit dhe të punësuarit dhe garantohet në çdo rast nga buxheti i shteti”.

Për të kuptuar sfidat aktuale në sistemin e sigurimeve shoqërore, unë mendoj që ndalesa duhet bërë në dy faktorë kryesorë: në faktorët demografikë dhe ndikimin e tyre në skemë dhe në mekanizimin e funksionimit të skemës së sistemit të mëparshëm. Rritje të shpejtë njohu edhe mosha mesatare. Kështu, nëse në 1951 mosha mesatare ishte 51.6 vjeç, në vitin 1990 mosha mesatare rezulton 72.2 vjeç, ndërkohë që vijon të rritet. Aktualisht problemi kryesor me pensionet është niveli i pensioneve. Kohët e fundit ka një stanjacion. Pas reformimit të skemës, pensionet vetëm janë indeksuar, nuk kanë shënuar rritje të mirëfilltë, për pasojë, edhe masa e përfitimit konsiderohet e ulët. Mjafton të themi që në vitin 2016, niveli mesatar i pensioneve urbane ka qenë 14.873 lekë, shtuar kësaj shifre edhe disa shtesa që bëhen për kompensime energjie etj, shkon 16.399 lekë gjithsej, pra rreth 164 mijë lekë të vjetra. Këto janë të ardhurat e një pensionisti që jeton në qytet. Ndërsa pensioni mesatar i pleqërisë në zonën ruralë është 85.560 lekë të vjetra dhe i të ardhurave është rreth 91.170. Niveli relativisht i ulët i pensioneve përbën edhe shqetësimin kryesor nga pikëpamja individuale për pensionistët. Ndërkohë, kemi një problem nga pikëpamja makroekonomike për faktin se niveli i shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore mbulohet nga shteti në masën 40- 44 miliardë lekë të reja. Kurse pjesa tjetër është nga kontributet.

Edhe nga sa më sipër, mund të konfirmohet se njohja e së kaluarës, mësimet e nxjerra prej saj, mund dhe ia vlejnë të përdoren për të zgjidhur problemet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

Share This Article
6 Comments
  • Pordhe me rigon!
    Kujt i duhen keto teori shterpe?
    Pse nuk i bie kokes problemit ku ligjet per pensionet jane bere rrumpalle?

  • SA HERE QE U MBAROJNE PARATE

    QEVERRITE PRESIN KARTMONEDHE LETER

    PER TE SHTUAR KOSHIN E VJEDHJEVE.

    VETEM FLORIRI ESHTE PARA.

    KA NJA 12,000 VITE HISTORI TE NJOHUR TE

    NJEREZIMIT, ME FLORI ESHTE PUNUAR.

    KETO 100 VITET E FUNDIT, KA DALE

    EKSPERIMENTI I PARASE LETER.

    DUKET QARTE QE DESHTOI, POR SHPERTHIMI

    I TULLUMBACES NUK KA ARDHUR AKOMA.

    NUK KEMI PARE GJE, AKOMA.

  • Qe Ka per te ndodhur Si ne Beirut e bosnje kjo esht e pa diskutueshme,por esht vecse ceshtje kohe?
    Me kta snaa bashkon asgje,pervecse gjuhesimit shqip por jo zakonet e kultura?
    Integrimi per ta esht nje leter e varur ne wc !
    Integrimi Ka dit te bei vetem greqia thoni jo po te doni!!
    Shumica jo vetem e shqiptarve por edhe nacionale te tjere moren ortodoksinn ne shum menyra ekstreme Apo ekonomike Amada e mbajm veten ortodoks tashme ?
    Ky esht integrimi ndryshe nuk gjen dot zbatim?

  • Mendoj se duhet te shtonte 2 gjera . Sigurimet shoqerore , nuk mund te jene me te larta se ritmet e rritjes se rendimentit te punes . Ky eshte tregusi kyc I zhvillimit . Fiton ai sistem ekonomiko-shoqeror , qe realizon rendiment me te larte pune . Qeverria Meksi , vendosi nje klauzole , qe kush del ne pension me vitet e diktatures , merr nje pension me te vogel se ata , qe dalin ne pension me vitet e punes , pas 1990 . Nuk di ne se eshte korrektuar ky gabim qe bie ndesh me zhvillimin progresiv te ligjit human , qe ben fjale autori I ketij shkrimi te thelluar nga z. K . Broka . Zgalem

  • MORE I ZGJUARI KOCO QE NA I MBUSHE MENDJEN …???? PO E DINI JU MORE CUN BOLSHEVIKU SE PRINDERIT E MIJ KANE PUNAR 40 VJET NENA DHE BABAI . … PO MORREN PENSIONET QE ISHIN SA PER TE BLERE LECKA ME FSHI B………. MORE KOCO BROCKA ….. PO A E KE MENDUAR NDOJEHERE MORE SE PRINDERIT E MIJ PO TE KISHIN PUNUAR NE KAPITALIZMIN E KEQ TE ENVERIT … ME PUNE QE BENE DO E KISHIN NJE SHTEPI ME BACE … ME PISHINE . 2 VETURA .. DHE CDO VERE OSE DIMER DO TE SHKONIN PER PUSHIME …NE AMERIKE NE ANGLIE NE SPANJE NE ITALIE SIC SHKOJNE EUROPINAET …MORE COBAN .. KAM MIQ FRANCEZE QE KANE PUNUAR NJESOJ SI PRINDERIT E MIJ DHE MILIONA PUNETORE NE SHQIPERI DHE I SHIKOJ SI JANE …. TANI QE DO TE VDESIN DO TI LENE FEMIJEVE DOLLARE NE BANKE DHE SHTEPINE QE KUSHTON 300 MIJE EUROS .. DH SFLAS PER NDIHMEN QE I JAPIN … DHE TI NA FOL PER SIGURIET NE SHQIPERI … RROGAT ISHIN SHUME PAK NE KRAHASIM ME USHQIMET ..ME JETESEN … NE FUND TE MUAJIT SHUME FAMILJE HANIM BUKE ME KOS ..OSE SKISHIM BUKE ..MEGJITHESE PUNONIM …. MORE KOCO … DHE SIGURIMET PENSIONET QE MOREN PRINDERIT TANE ….QEVERIA JA MBAJTI GJATE PERIODES QE PUNUAN SE RROGAT I KISHIN NGA ME TE VOGLAT NE EUROPE …. . KOCO FILLOZOFI NE FRANCE NJEREZIT BLEJNE PLACKA DHE SI VESHIN NDONJEHERE SE BEHEN PISHMAN….ME KA ARITU R QE TE BLEJE BLUZE OSE KEMISHE DHE TA VESH 1 HERE PASTAJ TJA FAL OSE TA HEDH …NE SHQIPERIN TENDE MORE COBAN NJE KEMISHE E VISHJA DERI SA TO DILTE BOJA DHE PANTALLONAT …LAJ SHPLAJ THAJ PER TE GJITHE …. KU ISHIN SIGURIMET KETU ….HE FILLO I ENVERIT … KUR NEXHMIJA MERRTE 60 MIIJE NE MUAJ NE ………. PRANDAJ TE LUTEM MOS NA BEJ PER BUDALLENJ SHKO DHE TREGOJA BARCALETAT COBANEVE OSE ATYRE QE SE DINE SI KA JETUAR EUROPA …. KUR NE NE SHQIPERI I BLENIM MISHNAT ME TULLONA … BOTA MORE I ZGJUAR I MBUSHNIN FRIGOT PER NJE MUAJ ME USHQIME ….. KUR NENA IME E SHKRET U CONTE NE 4 TE MENGEZIT PER NJE SHISHE KOSI …OSE QUMESHTI …. NENA I ZIDANIT …ARABIT QE JETON NE FRANCE E MBUSHTE FRIGON PLOT .. DHE SU LODHTE TE LANNTE RROBAT SI TEK NE ……POR KISHTE LAVATRICE MORE … TIP I SHPLARE … DHE TE SHKRUAJ GJITHE DITEN NJA 200 FAQE …..PO TE DUASH ….. POR SKAM KOHE … DHE JAM I NEVRIKOSUR ..ME DUKET SE NJE COBAN ME BEN PER BUDALLAH ME PERRALLA … MJAFT ME JUSTIFIKIME BOSHE …MIZERJEN E ENVERIT SE MBULOJNE AS PLUMBAT E HITLERIT …MERCI

  • Niveli i pagesave te pensioneve eshte sot problemi me i mprehte shoqeror ne Shqiperi. Te punosh 35 vjet dhe te mos kesh mundesi financiare per te jetuar ne Shqiperi, kjo eshte nje tragjedi. Kur degjin se femijet e pasnikeve te rinj udhetojne neper bote me avion carter dhe pensioni maksimal i zakonshem eshte 26000 Lek, kjo eshte nje padrejtesi qe tregon padrejtesine qe ekziston sot ne shoqerine shqiptare. As mos t’ju shkoje mendja te futeni ne Europe me nje pension maksimal pleqerie 200 Euro!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *