Francë, Macron: Jeta si president nuk është aq tërheqëse

Dita

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste për revistën “Le Point”, ka thënë se jeta e tij si president është më pak “tërheqëse” nga sa mund të mendohet.

Për të argumentuar se pse jeta e tij nuk është aq tërheqëse, Macron tregon se është i detyruar të flasë shpesh me një lider siç është Erdogan. “Unë jam ai që duhet të flasë me Erdoganin çdo 10 ditë”, është shprehur Macron gjatë intervistës.

I pyetur nëse po përpiqej të bëhej “fëmija tërheqës” i skenës globale politike, presidenti francez u përgjigj se “Skena globale nuk është një skenë edhe aq tërheqëse”.

Deklarata e tij lidhur me detyrimin se duhet të flase çdo 10 ditë me Erdogan në telefon është cilësuar si shokuese nga mediat turke, por ekipi presidencial ka sqaruar se deklarata nuk ka pasur si synim talljen me presidentin Erdogan.

Share This Article
1 Comment
  • Rama edhe ketij po i sjell ters:sapo u lajmeruar manifestime kunder nga sindikatate e partia Franca e panenshtruare!
    “Tersgji” shume kryeministri jone..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *