VIDEO / Asfiksohet një efektiv zjarrfikës në malin e Taraboshit, dërgohet në spital

Dita

Zjarret që kanë përfshirë malin e Taraboshit prej tre ditësh janë favorizuar nga erërat. Kjo ka bërë që antenat e televizioneve që ndodhen atje të rrezikohen nga flakët që kanë përparuar me shpejtësi.

Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se ndërhyrja nga ajri është e pamundur pasi helikopteri i kontraktuar nga Emergjencat Civile është në riparim.

Ndërkohë, një efektiv i forcave zjarrfikëse është asfiksuar nga tymi dhe ka pësuar dëmtime në trup.

Mësohet se Gëzim Rrahi është dërguar në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmën e parë dhe gjendja e tij paraqitet pa rrezik për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *