Mediu: Debati për largimin e Berishës, dytësor dhe i parëndësishëm

redaktor

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, partia e të cilit mori katër deputetë në këto zgjedhje, shprehet se fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është Ilir Meta.

“Ajo që duket qartësisht është se ka fituar LSI dhe arsyet pse ka fituar nuk kam një përgjigje sot, por gjithsecili nga ne mund të bëj një analizë në këtë moment paszgjedhor. E djathta ka ofruar më të mirën për qytetarët shqiptarë, ka pasur një lidership në mënyrë absolute të përqëndruar në interesat kombëtare, por ka një seri faktorësh që duhen analizuar dhe unë nuk dua që të jem i nxituar në përfundimet e mia. Ajo që është e papranueshme për ne është se edhe pse është rezultati shumë i mirë i PR, si koalicion ne nuk kemi arritur të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë”– tha Mediu për “AS”.

Sipas tij duhet reflektim dhe analizë për arsyet e humbjes së të djathtës, por shpreson që të mos kete qenë arroganca.

Uroj e shpresoj që të mos ketë qenë kjo sepse vërtet është një nga problemet më të mëdha që mund të shoqërojë si individ, si grup shoqëror dhe sidomos një forcë politike apo një qeveri”– tha Mediu.

Por, a duhet të largohet Sali Berisha?

Jeta të jep pak shanse e mundësi që të njohësh njerëz me autoritet e vullnet të tillë si zoti Berisha. Ajo që kam vlerësuar më tepër është dëshira e tij për të bërë më të mirën për vendin. Të mos harrojmë se janë 22 vjet jetë politike dhe duhet të dimë të vlerësojmë çdo gjë të mirë të bërë nga njerëzit, e sidomos nga autoritete të tilla. Nëqoftëse do të ecim nëpërmjet mohimit, ne nuk do të ndërtojmë dot asnjë gjë të drejtë. Mendoj që është një vlerë jo për PD, është një vlerë si në aspektin e politikës shqiptare, dhe në aspektin e politikës tonë kombëtare. Të gjitha çështjet e tjera janë krejt dytësore, të parëndësishme“, shprehet ai.

Share This Article
1 Comment
  • Qelbesire ti dhe rraca jote qe vrate njerez ne gerdec e qe katandise shqiperine ne hale te Evropes me ndotje pa kriter….pis njeri i krijuar nga parate e droges…si nuk hapet toka te te gelltise..jazek..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *