Fullani: Kujdes me borxhin, të vijohet me reformat

redaktor

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit. Në një konferencë për shtyp, guvernatori i BSH-së Ardian Fullani theksoi se norma bazë e interesit do të mbahet në nivelin 3.75 përqind.

“Kushtet monerate janë të përshtatshme dhe  këto kushte ofrojnë edhe stimulin e nevojshëm monetar për përmbushjen e kërkesës së brendshme” tha Fullani.

Gjithashtu Fullani  thekson se duhet të bëhet kujdes me borxhin publik duke vijuar me reformat të cilat do të bëjnë të mundur rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

“Banka e Shqipërisë vazhdon të përsërisë mbi nevojën e marrjes së masave fiskale që garantojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe të ulim koston afatgjatë të shërbimit të borxhit.  Ka rritje së deficitit të borxhit por  nuk bëhet fjalë për mungesë likuiditeti pasi likuiditeti ka qënë dhe është i mjaftueshëm në sektorin financiar të vendit që ka lejuar qeverinë që të marrë borxh në treg. Por e rëndësishme është ruatja e balancave fiskale” tha Fullani.

Sipas tij duhet të fillohet me reformat për të bërë të mundur qëndrueshmërinë ekonomike në vend.

“Ne jemi në një pikë ku duhet të startojmë me reformat por nuk bëhet fjalë për mungesë likuiditeti. Vazhdimi i reformave të qarta dhe competitive janë të nevojshme për të pasur një qëndrueshmëri të rritjes ekonomike në vend. Ekonomia ka potencialet për tu rritur dhe për tu zhvilluar” theksoi Fullani.

Share This Article
1 Comment
  • tani u kujtove per borxhin ti more maskara qe na more ne qafe,ku ishe deri dje ti,apo dje ishim gjermani ne.E di un ca do ti,ti duhet te futesh e burg i pari!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *