U thye konstantja elektorale historike. E theu 1 prilli…

editor

Pas zgjedhjeve traumatike të viteve ’90 në Shqipëri, ato të vitit 2001 shënuan rikthimin në një noramlitet relativ (përkthimi i fjalës relativ: normale për kushtet shqiptare). Dhe që nga viti 2001 deri në vitin 2011, shifrat agregate të përqindjeve të votave në rang kombëtar (ose ndryshe, peshat elektorale) të partive të vetëquajtura të majta dhe atyre të vetëquajtura të djathta kanë ndjekur një konstante statistikore –  partitë e majta, të marra së bashku (pavarsisht se si janë konfigururar koalicionet), kanë mërrë 51%-52% të votës popullore.  Kështu, për shembull, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2009, partitë që janë sot në koalicionin e majtë morrën 51.4% të votave në rang kombëtar.

Por konstantja elektorale historike u thye në 23 qershor, dhe atë e theu LSI-ja… Dhe ja përse.

Sipas rezultateve paraprake, koalicioni i majtë e rriti peshën elektorale në këto zgjedhje nga 51.4% që e kishte në 2009-ën në 57.4% – pra, 6%. Ndërkohë, ekzaktësisht kaq është rritja e peshës elektorale të LSI-së në rang kombëtar, në krahasim me vitin 2009 – nga 4.85% në 10.85%.  Dhe LSI-ja ishte partia që iu bashkua e fundit koalicionit të majtë – në 1 prill 2013…

Shënim: Fakti që rritja e peshës elektorale të koalicionit të majtë në rang kombëtar shpiegohet vetëm me rritjen e peshës elektorale të LSI-së, nuk do të thotë se kjo është e vërtetë në çdo qark, rreth, bashki, komunë, lagje apo fshat. Për shembull, një parti që u krijua vetëm para ca muajsh (PKDSH) doli ndër të parat në rrethin e Pukës, duke fituar një mandat në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, LSI-ja mori 24% të votave në qarkun e Beratit – pra pati në këtë qark një peshë shumë më të lartë se sa pesha e saj mesatare elektorale në rang kombëtar.

Share This Article
6 Comments
  • U thye moj u thye.Po si u thye me thuaj.Me nje kale troje brenda.Ilir Meta e beri kashte e koqe te majten shqiptare.Ka per te qene nje tumor ,veç ne eshte gje e orkestruar per te qene ndryshe.Doktori gjate fushates zgjedhore ndryshe nga sjellja ndaj Edit nuk u tregua i eger ndaj Ilirit?

    • Mos i qani hallin se Edi Rama eshte nje pozite komode me trimfin e PS ne keto zgjedhje… pa LSI-ne ka 67 deputete. Mjafton Camet te afroje dhe ben nje mazhorance te re ne cdo rast. Plus qe mund te peshkoje te tjere rruges, po ti duen vertet.

  • nuk eshte thyer konstantja historike, por eshte thyer deformimi konstant i rezultatit nga sistemi i vjedhjes se votes qe kishte ngritur Sali Berisha! Kjo eshte e thjeshte per tu kuptuar!

  • edhe une mendoj se L.S.I do te jete “KALE TROJE ” ,por jam dakord qe po beri ILIRI VICKELA eshte PARTIA e camece me 4 deputete dhe 1 deputet eshte nga PUKA .
    Nuk eshte cudi qe armet qe SALIU ,perdori kunder EDIT se BASHKU ME ILIRIN ,t’i kthehen ne BUMERANG , SALIUT dhe qe ne fakt ijane kthyer ,por dhe ti kthehen PO NE bumerang PO ILIRIT .

  • Meta ashtu si e hengri PD do haje edhe PS. Shqiptaret do te shohin spektakle te papara ndonjehere , sapo te filloje te ndahen frytet e fitores,LSI i merr te gjitha dhe e ben E. Ramen sherbetor te I.Metes, te majtet do te persekutohen nga militantet e LSI-se shume me teper nga sa i persekutoi LSI ne qeverisje me PD. E ardhmja? PD humbet edhe nje pjese te elektoratit ne vjeshte, qe do i bashkohet LSI-se per te mbajtur postet , dhe keshtu te djathtes edhe per shume arsye te tjera i duhet nje kohe e gjate te formatohet dhe shendoshet.E majta do te behet cope-cope sepse do te diktoje Meta cfare do te marre e cfare do te leje ne nivelin e dyte te qeverisjes,pra do te punesoje militantet e saje,atehere nje pjese e te majtes do te mbete me gishte ne goje….nje pjese tjeter do te bashkohet me LSI per inetresat e castit, per nje vend pune. Me tutje vine zgjedhjet vendore dhe ato te 2017 .PD e pafuqishme.PS e shkerrmoqur.LSI forca e pare politike fituese…Gjithe ky gezim i fitores do te jete nje hidherim qe do te mallkoje 1 prillin

  • Si mund te thuash per zgjedhjet e vitit 2001 se shenuan rikthim te normalitet ku ne Dushk te Lushnjes dualen 11 deputet te se majtes.Mendoj se duhet te paraqiteni te mjeku specialiste sa ma pare.Si i vlersoni te ndershme votat e marrura LSI ku kryetari i saj u perfol per korrupsion,dhe sote merr 4 here ma shume vota.Si e harroj ky popull ate cfar thane per Meten,e tash qe u ba me Ramen u be i mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *