Samanta Tonji, ishte tifozja speciale e trajnerit Christian Panucci sot në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”. Partnerja e italianit pas përfundimit të takimit të Shqipërisë me Lihtenshtejnin ka zbuluar se nuk ishte vetëm një tifozë e italianit, por në stadium kishte ardhur edhe për diçka tjetër.
Samanta në rrjetet sociale ka postuar disa foto nga ndeshja ku shkruan: “Shqipëri, bëj tifo për ty. Punë e mirë.”
Pas ndeshjes gazetarët nuk mund të mos e provokonin teknikun italian për këtë fakt. Pyetjes nëse e fejuara i ka sjellë fat, ai iu përgjigj: “E lëmë mënjanë jetën private ju lutem”.

