Mund të duket habi në ditët e sotme të “fluturimit” të parave, por është fakt që skuadra e Interit në Itali, nuk arriti të bëjë blerje të mëdha këtë verë, për shkak të një vendimi të Partisë Komuniste që qeveris në Kinë.
Në korrik të vitit që shkoi, kongresi i kësaj partie vendosi të mos lejojë shpenzimin e shumave të mëdha të parave jashtë vendit, vendim që përfshiu dhe kompaninë Suning që ka blerë klubin italian.
Por nerazurët kanë shpresa për merkaton dimërore, pasi në tetor të këtij viti, Partia Komuniste mbledh strukturat dhe është mësuar se nuk do të kufizojë më shpenzimet e kompanive që bëjnë biznes jashtë vendit.
Përveç Borja Valeros, Vecinos, Padelit, Skriniarit, Dalabertit e Konselos, Inter shpreson të bëjë blerje “më të lirshme” e më të mëdha në dimër, vecanërisht në mbrojtje. Por deri atëherë, të rrojë partia!

PARTIA KOMUNISTE ..HA HA HA HA AH AH NUK E SHIKONI SE JANE BERE KAPITALISTE … SE BLEJNE BIZNESE …BEJNE FINANCIME JASHTE PER TU PASURUAR …. NUK E DI SE JA DINI KUPTIMIN FJALES … KAPITAL …?????SMA HA MENDJA …… .KOMUNISTE E MBAJNE VETEMM PER TI BERE QEFIN MAOS SE VDEKUR ..DHE STALINIT ..SE VEPOJNE SI KAPITALISTET QE BLEJNE DHE SHESIN … PER TU PASURUAR … BEJNE KAPITAL …KOMUNIZMI KA 20 VJET QE KA NGORDHUR NE KINE ……