Korçë/ Drogë dhe granata në depozitën e ujit, 3 të arrestuar

Ornela

Tre persona kanë rënë në prangat e policia pas kontrollit të kryer në një pikë karburani ku u gjetën dhe u sekuestruan 8.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, katër granata dhe tre kapsolle detonatore.

Policia ka arrestuar Andrea Kapuranin, 35 vjeç dhe Petro Kapuranin, 45 vjeç, pronarë të karburantit dhe Asllan Spahillarin, 58 vjeç, punonjës në pikën e karburantit, i cili është arrestuar për mos kallëzim krimi.

Droga dhe granatat u gjetën në një ambient të përshtatur si depo uji në karburantin e dy vëllezërve Kapurani, pas kontrollit të policisë.

Gjithashtu mbi shtetasit ka filluar hetimi për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *