Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me një deklaratë në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, duke përgëzuar pjesëmarrjen masive dhe duke nxitur formimin e shpejtë të qeverisë.
Por ata kanë falënderuar edhe Berishën që ka mbështetur marrëdhëniet me SHBA.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë.
Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar.
Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten.
Ndonëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njollosën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka të tillë; ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet.
Falënderojmë kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,” thuhet në deklaratë.

Varreza politike e Berishës tanimë morì brenda arkivolin e tij tërë shëmtuar!Kam mbi 20 vjet qe edhe une ngul dhembët tek mishi politiko-qeverisës i ketij njeriu komplet debil dhe i papergjegjshëm, për ta rrëzuar dhe e rrezuam duke i dhënë grushtin më spektakolar që eshtë parë ndonjehere ne politiken pluraliste shqiptare dhe me gjerë! Nokdaun i merituar dhe asnjë keqardhje nuk duhet te këtë tek demokratët idealiste dhe shqiptare të ndershëm, ku do perfshija dhe numruesit e votes se Sovranit e raportuar te vertetat!Berish vdiq!Sot u vendos arkivoli i tij, në varreze dhe politikisht ai eshte i vdekur! Berisha u turperua nga Sovrani rëndë, per gjithshka qe i provokoi ketij populli, te cilin dhe e vrau ne Gerdec dhe 21 janar! I tillë duhej te kishte. Kufoma duhet te pergjigjet jo vetëm politikisht, por dhe para drejtesise! Mund te thote katastrofali se kemi bere ate e kete,si dje dhe sot,por duhet te tregoje Sto arrivando! Ai dhe te tjere futen vendin ne kolaps dhe lufte civile,korrupsion dhe paaftesi! Ky njeri mitoman,duhet të dal para drejtesisë!
mos ta kishe krujt me miellin e amerikanit sale hahah se ta can piten amerika