Urbanistë, arkitektë dhe ekspertë të çështjeve të strehimit social nga e gjithë bota u mblodhën sot në Tiranë në Konferencën Ndërkombëtare ENHR 2017 për të diskutuar sfidat e zhvillimit të qyteteve.
Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, njohu pjesëmarrësit me investimet e mëdha që janë realizuar si dhe me ndryshimet në infrastrukturë për dy vitet në vijim. “Tirana është padyshim një qytet i gjallë dhe njerëzit mund të bien dakord, ose ta kundërshtojnë mënyrën sesi duket, por padyshim ky burim energjie, është një nga ato pjesët që ti e merr me vete. Unë jam krenar që jam pjesë e një prej punëve më të këndshme në qytet. Një nga arsyet është sepse ne ndryshojmë në gjërat e përditshme, moment pas momenti. Konferencat si kjo janë shumë të rëndësishme për të diskutuar problemet që janë totalisht të ndryshme, dhe njerëzit vijnë me zgjidhje interesante dhe origjinale, për të zgjidhur probleme që janë shumë reale”, theksoi Mazniku.
Gjatë tre ditëve të konferencës, urbanistët dhe ekspertët ndërkombëtarë do të njihen me projektet e banesave sociale në Shkozë, projektet e zhvillimit në zonën e Freskut, Kasharit, Bathore, në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet si dhe në zonën e Kënetës në Durrës. Pjesëmarrësit do të njihen mbi situatën, kushtet, sfidat dhe vështirësitë që hasin këto komunitete në drejtim të urbanizimit dhe të infrastrukturës, qasjen mbi politikat sociale dhe ndikimin e tyre në hartimin e planeve vendore.

Nuk eshte akoma vone per te ngritur zerin por une si nje ish banor i viteve 70 te Tiranes dhe edhe sot banor, dje femije e sot me thinja them se brezi i juaj do te kujtoje me nostalgji te madhe edhe kete pak hapesire pa pallate kudo neper ish qytetin e dikurshem.
Kjo qe po i behet Tiranes eshte kopja me e shemtuar e nje qyteti ME TERITOR PERLE nga dora e zotit ne nje geto te shpifur te ngjashem me qytete si Meksikua,Shangai etj qe syri te sheh nga lart vetem beton.
Ndalini ndertimet ne qytet dhe kethejini ne pyje e fusha futbolli per femije e pleq .Zgjeroni qytetin ne hapesirat e kodrave te mrekullueshme perrreth dhe neser do te krenohi kur te shkoni sa ne ishat e viteve 70 te femije.
Tiranen nuk e pasuroni me leket e ndertueseve. Por kur ke fuqi per te ndryshuar duhet te mendosh per 20-30 e me shume vite pas teje per te mos thene per brezat .
Qe jam i bindur se neser do ju vene rruspen pacaureve te epokes koti.