10 gjërat që duhet të dini për qytetin e Strumicës dhe stadiumin ku do të luhet Maqedoni-Shqipëri

DITA Online

 

Kombëtarja Shqiptare do të luajë sot në stadiumin e Strumicës ndaj Maqedonisë, çka ka ngjallur shumë debat në lidhje me kapacitetin e tij dhe liçensimin e dyshimte nga UEFA.

Por, ja çfarë duhet të dini për këtë stadium dhe qytetin në përgjithësi.

1- Strumica është një qytet në lindje të Maqedonisë dhe kufizohet me Bullgarinë. Në të banojnë rreth 100 mijë banorë dhe prej tyre vetëm 9 për qind janë Turq, pasi pjesa tjetër janë maqedonas. Një nga të paktët qytete që nuk ka Shqiptarë.

2- Skuadra vendase quhet “Akademia Pandev” dhe luan në kategoritë e ulëta të futbolli Maqedonas. Ajo është ndërtuar në nder të Goran Pandev i cili ka lindur pikërisht në këtë qytet.

3- Ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë e dyta ndërkombëtare e Kombëtares së Maqedonisë në këtë stadium. E para ka qenë miqësore dhe vendasit e kanë fituar në shifrat 3-0.

4- Strumica është 160 kilometra larg Shkupit dhe ironikisht më afër ka aeroportin e Selanikut sesa atë të Shkupit. Mbetet e pashpjegueshme se si UEFA e ka certifikuar këtë stadium, pasi në bazë të rregullores ai duhet të jetë 100 kilometra larg kryeqytetit.

5- Kapacitet i impiantit të Strumicës është 6500 vende në total.

6- Në bazë të rregullores së UEFA-s, aty do të ketë vetëm 450 mbështetës të kuqezinjve.

7- Shqiptarët që jetojnë në territorin e Maqedonisë e kanë pasur shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur që të sigurojnë një biletë për këtë ndeshje, pasi ato janë shitur.

8- Pavarësisht kësaj ultrasit e skuadrës së Shkëndijës, “Ballistët”, pritet që të jenë në mbështetje të Kombëtares Shqiptare në mënyrën e tyre.

9- Tifo-grupi “Majmunët” në vitin 2003, në miqësoren e luajtur në Prilep mes dy skuadrave, nuk i kanë kursyer thirrjet raciste kundër ekipit kuqezi.

10- Një nga arsyet pse ndeshja u spostua në këtë stadium është pikërisht siguria. Sipas autoriteteve vendase, numri i vogël i tifozëve të jep mundësi të kontrollosh më mirë situatën.

Share This Article
3 Comments
  • ok duket që është shumë e qëllimshme kjo zgjedhje!!
    për fat të keq kjo është ndeshja e dytë me ta,por po të ishte e para mirë do të ishte të luhej në igumenicë të greqisë!!
    thjeshtë për kundërpeshë dhe tifozave maqedonë tu jepej e drejta të blinin 90% të biletave!!
    do të kishim 0 tifozë!!
    ne shpesh duam ti vendosim mardhënjet në nivel njerzor,por është e vështirë që kesh mardhënje njerzore me kafshë të veçanta!!

  • nuk e kuptoj se si UEFA thot se ne sport nuk ka politik.por ka dy standarte,Pershembull.Ne stadiumin Adem Jashari qe i ploteson kushte ma mirre se stadiumi i Srtumnicesdhe lejon Maqedonin te loz kurse kombetaren e Kosoves nuk e lejon a nuk eshte kjo dy standarti kurves UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *