Uzurpatorët e Akademisë

Ornela

Akti i djeshëm i votimit të drejtuesve të rinj (dhe njëkohësisht të vjetër) ishte krejtësisht i padenjë, që ngjante me zgjedhjet formale që bëhen në sindikata inekzistente apo në partitë tona politike prej më shumë se 20 vjetësh. Që ngrihet një problem i tillë, do të thotë se ka të bëjë me dinjitetin e shtetit, për sa kohë kjo Akademi mbahet me paratë e taksapaguesve shqiptarë

Xhevdet Shehu

“Pse merreni kaq shumë me Akademinë? Po lërini të qetë edhe ata të shkretët të hanë një copë bukë, pavarësisht se Akademia është kthyer në një fabrikë tërësisht e amortizuar dhe që nuk prodhon gjë prej shumë vitesh…”

Kështu na shkruante dje një mik i gazetës që ka ndjekur debatin në ‘DITA’ për Akademinë. Brenda fjalëve të tij kishte edhe ironi, po më shumë revoltë. Më tej, ky njeri i mençur dhe i mirinformuar, përdorte dy terma për Akademinë që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë më parë: Akademia është kthyer në një agjenci funeralesh dhe përkujtimoresh. Tashmë mund të emërtohet “Agjencia e funeraleve akademike”. Ose për të qenë pak më të butë mund të quhet “Agjencia e përkujtimoreve akademike”. Por aty botohen edhe libra me paratë e shtetit. Le ta quajnë po të duan “Shtëpia Botuese Akademike”. Mbase i shkon më shumë për shtat…

Përtej ironisë së një njeriu apo të shumë njerëzve të mençur dhe të revoltuar nga gjendja aktuale e Akademisë, le ta shikojmë realitetin në sy. Akti i djeshëm i votimit të drejtuesve të rinj (dhe njëkohësisht të vjetër) ishte krejtësisht i padenjë, që ngjante me zgjedhjet formale që bëhen në sindikata inekzistente apo në partitë tona politike prej më shumë se 20 vjetësh. Që ngrihet një problem i tillë, do të thotë se ka të bëjë me dinjitetin e shtetit, për sa kohë kjo Akademi mbahet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. E ndërkohë, ata që votuan dje pretendojnë se janë autonomë, kanë pavarësi nga shteti, por që lekët e shtetit u pëlqejnë shumë. Ka diçka thelbësore që nuk shkon në këtë mes. Sepse subvencioni e përjashton pavarësinë.

Po t’i kthehemi përcaktimit të akademisë si “një fabrikë që nuk prodhon”, që na tha miku i gazetës dje, atëherë fjala e parë që të vjen në mendje është: Një fabrikë e tillë duhet mbyllur! Kjo fabrikë ka teknologji të vjetëruara dhe njerëz që janë dëshmuar prej vitesh se nuk janë të zotë të prodhojnë gjëra me vlerë. Ndërkohë që jetojmë në një kohë zhvillimesh fantastike shkencore, teknologjike, kompjuterike. Prandaj dhe Prof. Xhevat Lloshi tha se kjo akademi duhet shkrirë, ndërsa Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa e të tjerë kanë kërkuar reformimin e thellë të kësaj Akademie. Kryeministri foli prerë dje se nuk do të ketë më asnjë qindarkë për një fabrikë të tillë jo rentabël, ndërsa duhet të lirohet edhe godina ku ata kanë shërbyer. Emri i mirë i Akademisë së dikurshme është i pamjaftueshëm për të mbajtur në këmbë një ngrehinë të tillë parazite.

Votimi i djeshëm i anëtarëve të kësaj akademie ishte një akt sfidant kundër shtetit, pasi u krye pas një mesazhi të qartë nga Kryeministri i vendit. Në njëfarë mënyre votuesit e djeshëm i ngjanin uzurpatorëve që kërkojnë ta mbajnë me thonj e me dhëmbë diçka që nuk u takon. Ndaj dhe me të drejtë Prof. Fatos Tarifa e konsideron kwtw akt është sa antishkencë, aq dhe antishtet. Tashmë që jemi para një fakti të kryer, pra të një akti kokëfortësie nga ana e akademikëve, Prof. Miloja thotë se Kryeministri Rama duhet t’i shkojë deri në fund premtimit të tij.

Një tufë uzurpatorësh nuk mund të sfidojnë një shtet të tërë dhe të na njollosin si shoqëri që kërkojmë të hyjmë në Europë me dinjitet.

 

Share This Article
3 Comments
  • Me vjen keq qe eshte vene para skuadres se pushkatimit nje Akademi e Vdekur.
    .
    Pse nuk jam dakort me kete lufte me te vdekurit ?
    .
    Sepse nga Rama dhe te gjithe me rradhe nuk thone problemin kryesor:
    .
    Edhe Akademia eshte nje nga 100-ra metastazat e Salibishes qe do te pakten dekada te Deberishohet ai vend…
    .
    Per kuriozitet ndiqni nje koment qe kam bere para ca kohesh per burrin e shtetit te Arvizuse :
    .
    Vitet 2005-2013, gjithë pushtetet nën kontrollin e ,??Sulltan,?? Sali Berisha

    1. Postin e kryeministrit e ka në ,??pronësi,?? dhe përdorim privat Sali Berisha.
    2. Presidentin e Republikës e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    3. Këshillin e Ministrave e ka në ,??pronësi,?? e përdorim privat Sali Berisha.
    4. Kushtetutën e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
    5. Parlamentin Shqiptar e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    6. Kryetaren e Parlamentit e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    7. Të 15 ministrat i ka nën urdhër e përdorim privat Sali Berisha.
    8. Presidentin e Republikës e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    9. Kryetarin e KLD e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    10. Nën/kryetarin e KLD e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    11. Anëtarët e KLD, provuan me vota unanime se janë ,??pronë,?? e Sali Berishës.
    12. Kryetarin e SHISH, anëtar i PD, e ka në kontroll e përdorim Sali Berisha.
    13. Gjykatën e Lartë e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    14. Gjykatën Kushtetuese e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    15. KQZ e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    16. Kontrollin e Lartë të Shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    17. Guverantorin e Bankës e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    18. INSTAT-in e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    19. Bankat i ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    20. TVSH e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    21. Diplomacinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    22. Policinë e Shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    23. Ushtrinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    24. Shëndetësinë e ka nën kontroll e përdorim privat familja ,??Berisha,??.
    25. Drejtësinë qeveritare (ministrinë) e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    26. Pronat i ka nën kontroll dhe përdorim Sali Berisha.
    27. Pensionet e pagat i ka nën kontroll e përdprim Sali Berisha.
    28. Monopolet tregëtare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani ,??Berisha,??.
    29. Koncensionet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani ,??Berisha,??.
    30. Tenderat e rrugëve i ka nën kontroll e përftim familja dhe klani ,??Berisha,??
    31. Bixhozet qeveritare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    32. Prefekturat i ka nën kontroll dhe përdorim Sali Berisha dhe fëmijët e tij
    33. Këshillin Bashkiak të Tiranës e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha dhe familja e tij
    34. Doganat, portet, kufirin i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    35. Ekonominë kombëtare e ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet ,??Berisha,??.
    36. Privatizimet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet ,??Berisha,??.
    37. Hidrocentralet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani ,??Berisha,??.
    38. Administratën publike e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
    39. Bashkinë e Tiranës e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
    40. Rezidencat qeveritare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe mafia ,??Berisha,??.
    41. Trojet kombëtare shqiptare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    42. Akademinë e Shkencave e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    43. Institucionet e studimeve historike, i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
    44. Nxënësit e shkollave, fëmijët dhe kopshteve i ka në përdorim për mitingje Sali Berisha.
    45. Afro 80% të medias e ka nën kontroll e përdorim privat për propagandë Sali Berisha.
    46. Inteligjencën e ka nën kontroll e përdorim privat për mitingje Sali Berisha.
    47. Nxënësit e shkollave, fëmijët dhe kopshteve i ka në përdorim për mitingje Sali Berisha.
    desaret
    Fazlliç kontrollon energjinë, rrugët, naftën, gazin dhe pronat, Berisha i vuri në dispozicion edhe Këshillin e Sigurimit

    Në një hark relativisht të shkurtër kohor, sekseri serb, Damir Fazlliç, u bë i famshëm në Shqipëri, si simbol i aktiviteteve të dyshimta, i grabitjes së pronave në bregdetet, si urë lidhëse mes familjes Berisha dhe qarqeve të Beogradit, për monopolin e importit të energjisë, për kapjen e naftës dhe gazit, për tenderat e rrugëve, për pastrim parash etj. Një herë kur prokuroria shqiptare tentoi ta ndalonte, ajo u përball me ofensivën e qeverisë dhe të të gjitha institucioneve të kontrolluara prej saj. Damir Fazlliç tregoi forcën e tij, ndërsa vuri në rresht të gjithë institucionet shqiptare. Familja kryeministrore vuri në shërbimin të tij Policinë e Shtetit, ndërsa Ministria e Drejtësisë mësyu Prokurorinë e Tiranës, ku tentoi të sekuestronte dosjen e Fazlliçit me forcë. Deri këtu kishte arritur varësia e qeverisë ndaj Fazlliçit. Arsyeja ishte e thjeshtë; Fazlliçi ishte klienti kryesor i Argita Berishës. E bija e kryeministrit shiste pronat e ish pronarëve, ndërsa Fazlliçi i blinte. Por pushteti i Damir Fazlliç mbi qeverinë e Sali Berishës nuk mbaron këtu. Sali Berisha i ka vënë në dispozicion sekserit serb edhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Fazlliç, me porosi dhe ftesë të Sali Berishës ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit të Sigurimit në Tiranë. Ky është edhe skandali më i rëndë kombëtar.

  • KALI I XENIT QE NDERZEN SADIJEN NE SUEDI DHE ARMINEN NE BATHORE ME GJITHE STALLJERET FEVZINJ TARIFA E FUGA QE I SHERBEJNE PER TI HEQUR BNAJGAT SHPEMNZOJNE 10 HERE ME SHUME SE AKADEMIJA E SHURRES

  • Vertet si ka mundesi qe Akademia nje emer shume I madh dhe nje eficence aq e vogel sa te le pa mend per shumen aq te madhe te parave qe I grabisin popullit shqiprar dhe nuk I kthejne as edhe nje qindark popullit shqiptar ! Kemi 27 vjet qe perpelitemi ne tranzicion dhe asnje ndryshim rrenjesor nga Inteligjenca e popullit ! Ishte nje kohe tjeter kur kjo Akademi funksiononte. Tani jemi ne ekonomi tregu dhe eshte e turpshme qe Akademiket punojne shkruajn, po asgje nuk duket dhe ne nje kohe qe analfabetizmi eshte ne rritje bile te veshur edhe me kollare ,per tu dukur ndryshe !27 tranzicion me nje Akademi ne tranzicion !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *