Aplikimi për leje ndërtimi, procedura e re që duhet ndjekur

Dita

Kërkon të aplikosh për leje ndërtimi për një godine të re?  Apo do të shtosh sipërfaqen e banimit, duke përfituar nga territori i lirë pranë shtëpisë tënde. Nëse kërkon të marrësh instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi, mund t’i drejtoheni shërbimit elektronik “e-Albania” për të aplikuar.

Lejet për të cilat mund të aplikoni

Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për leje ndërtimi nëpërmjet portalit e-Albania për llojet e mëposhtme të lejeve:

• Aplikim për lëshimin e një leje zhvillimi:

– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;
– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

• Aplikim për lëshimin e një leje ndërtimi sipas kategorisë duke përfshirë leje për një ndërtim të ri, prishje ndërtimi apo shtesë në ndërtimin ekzistues:

– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për t’u pajisur me leje për prishje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

• Kërkesë për lëshimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

• Kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit:

– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

• Aplikim për lëshimin e lejes për rishikimin e kushteve të Iejes së ndërtimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

• Aplikim për lëshimin e lejes për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

• Kërkesë për lëshimin e certifikatës së përdorimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

• Aplikim për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit:
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu.

Për çdo fazë në të cilën do të kalojë aplikimi, ju do të njoftoheni automatikisht me anë e-mail-it, si dhe do të mund të shihni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet shërbimit te gjurmueshmërisë.

Për të aplikuar për nënshkrim elektronik duhet të ndiqen këto hapa:

  • Kërkesë nga personi i cili kërkon të pajiset me nënshkrim elektronik drejtuar AKSHI-t (të specifikohet që ky nënshkrim do të përdoret në kuadër të përdorimit në sistemin elektronik të Lejeve të Ndërtimit)
  • Plotësimi i formularit të aplikimit (formulari mund të shkarkohet më poshtë)
  • Fotokopje e Kartës së identitetit (ID Card)

Për pyetje lidhur me nënshkrimin elektronik, mund të kontaktoni me e-mail në [email protected]

Për paqartësi lidhur me aplikimin në sistemin e e-lejeve, mund të kontaktoni me e-mail në [email protected]

Dokumentacioni i nevojshëm

-Lista e dokumenteve shoqëruese ndryshon në varësi lejes që aplikohet. Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF ose DWG

Hapat e procedurës

-Ju duhet të jeni të loguar në portalin e-Albania dhe praktikisht të ndiqni hapat e aplikimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *