Transferimi i Elseid Hysajt nga Empoli te Lacio është ndërlikuar, teksa presidenti Fabricio Korsi ka deklaruar se nuk ka asnjë ofertë. Në gazeta spekulohej se kjo javë do të ishte vendimtare, duke u bërë edhe oferta e Lacios, Korsi thotë se kjo nuk ka ndodhur, duke shtuar se do të merrte konsideronte shitjen e 19-vjecarit vetëm në formën e bashkëpronësisë. “Nuk kam folur asnjëherë me Lacion për Hysajn”, thotë presidenti. “E vetmja mënyrë që mund ta shes talentin tonë është me bashkëpronësi. Personalisht nuk kam dëgjuar asnjë nga Lacio që të flasë për të. Di që shqiptari është në listën e dy ekipeve të Serisë A. Me Lotiton kam marrëdhënie të respektueshme, por deri tani mesa duket nuk ka pasur kohë të flasë me mua”. Presidenti nuk vë çmim për lojtarin, duke përgënjeshtruar deri diku zërat në shtyp për “etiketën” 4 milionë euro. “Lexoj nëpër gazeta çmimin e tij në merkato, por ajo që mund të them është që në fund, nëse ka një ofertë të mirë, do ta pranoj, por vetëm në formën e bashkëpronësisë”. Deklarata e presidenti e tregon qartë që ai e cilëson shkodranin një talent me të ardhme të madhe, ndaj edhe nuk dëshiron ta humbasë atë plotësisht. Është e sigurt që çmimi i 19-vjeçarit do të rritet në vitet në vijim, sidomos nëse luan me një skuadër të rëndësishme si Lacio, ndaj edhe Empoli synon të përfitojë më tepër nga lojtari që e ka përgatitur vetë.
