Xhevdet Shehu
Akademia e Shkencave na çuditi të gjithëve dje ndërsa botoi “amanetin” e fundit të Dritëro Agollit për Akademinë. Pavarësisht fjalëve të mençura që ka thënë Dritëroi për forcimin e Akademisë dhe për trajtimin e saj si një çështje kombëtare dhe jo qeveritare, disa pikëpyetje lindin menjëherë.
E para, “amaneti” nuk ka datë, nuk dihet se kur i ka thënë këto fjalë Dritëroi dhe në ç’rrethana. Disa përçapje që bëmë dje në disa drejtime, përfshi dhe familjen e Dritëroit, përpjekjet tona rezultuan të pasuksesshme.
Me afërsi mund të thuhet se ky mund të jetë një prononcim i shkrimtarit të shquar ndonja dhjetë vjet më parë, pra në vitet 2006-2007 kur ndodhi i famshmi reformim i Akademisë nga qeveria e asaj kohe. Dritëroi ka këshilluar që ta forcojmë Akademinë dhe të mos e rrudhim atë, të mos ia zbehim rolin dhe vlerat, pasi ajo është një pasuri kombëtare.
Në atë kohë ndërhyrja e qeverisë ishte brutale në drejtim të Akademisë, prandaj dhe Dritëroi është shprehur shumë qartë që Akademia nuk është çështje qeveritare. Shumë qartë ka folur Dritëroi. Askush nuk mund t’i kontestojë porositë dhe këshillat e shkrimtarit. Pandershmëria qëndron në faktin e keqpërdorimit të fjalëve në një kontekst krejt tjetër.
Tjetër supozim mund të bëhet, (pasi nuk kemi as datën, as vendin dhe as ndonjë letër me shkrimin e Dritëroit) këto fjalë Dritëroi mund t’i ketë thënë në ndonjë rreth akademikësh apo në ndonjë konsultë, qoftë edhe në media, pasi Dritëroi fliste shpesh nëpër gazeta. Sidoqoftë, tani për tani nuk kemi të shkruar ndonjë dokument të shkruar nga Dritëroi për Akademinë që ta konsiderojmë këtë publikim të Akademisë si “Amanet”.
Për më tepër “amaneti i fundit” i tij. Që Dritëroi e kishte dhembshurinë dhe ndjeshmërinë maksimale për institucionet e këtij vendi, si Akademia, dhe për mbothësimin e saj, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Por abuzimi me Dritëroin në këtë rast mendojmë se është i turpshëm, në një kohë që Dritëroi vetëm disa muaj më parë është ndarë nga jeta.
E, të abuzosh me letra dhe me amanete kaq herët, merre me mend se ç’mund të bëjnë këta akademikët tanë me historinë e ilirëve, me atë të mesjetës apo të Rilindjes. Shkenca bëhet bazuar në dokumente dhe fakte, jo me hamendje dhe sipas koniunkturave momentale.
Pse e përdorin këtë “amanet” të Dritëroit akademikët tanë në këto momente? Duket se janë në hall të madh, pas një palë zgjedhjesh tejet të kontestuara. Gjatë këtyre ditëve në shtypin e shkruar dhe në media ka pasur vetëm kritika, revoltë, pakënaqësi dhe asnjë vlerësim për Akademinë dhe mënyrën se si ajo funksionon.
Jam i sigurt se po të ishte gjallë, Dritëroi do të revoltohej shumë me gjendjen e Akademisë dhe do t’i qortonte rreptë akademikët tanë që janë kapur me thonj e me dhembë pas kolltuqeve dhe nuk duan t’ia dinë për shkencën.
Merreni me mend se çfarë do të shkruante Dritëroi kur të dëgjonte prononcimin e parë të kryetarit të saporizgjedhur të Akademisë së Shqipërisë, z. Beqiraj, i cili tha: “Akademia duhet të ketë institucionet e saj e me këtë Akademia do të ndihet vivaçe, e gjallë, e tillë që të ketë produkt.”
Më së paku, ai do të bënte atë pyetjen përmbyllëse, (që vetë Akademia na e servir si “amanet” të Dritëroit): Pse është zvogëluar Akademia jonë?
Pikërisht me këtë pyetje ai do të fillonte një analizë të thelluar që do të ishte shumë demaskuese për Akademinë aktuale. Se çfarë do të thoshte Dritëroi është tjetër gjë. Ajo që nuk është aspak e ndershme dhe njerëzore është abuzimi që Akademia bën me emrin e shquar të shkrimtarit. Më e pakta gjë që mund t’u themi aktualisht akademikëve tanë është kjo:
Zotërinj! Vërini gishtin kokës dhe lëreni të qetë Dritëroin në shenjtërinë e tij!

Kjo mbrojtje me ngjan me mbrojtjen qe benin dikur me fjalet e shokut Enver qe ishte i pagabueshem.nese Driteroi ka folur per Akademine ka fol si njeri qe kerkon te mbrohen vlerat intellektuale kombetare, jo te mbrohen ca persona na xhepi, duke u dhene para kot.Budallalleku i fundit tregon cfare akademikesh jane keta te sotmit dhe vertet nuk u duhet dhene fond, ngrini shkolla per femijet me ato pare por mos i harxhoni per keta persona qe jane akademike vetem me marr rrogat.
@o Iliro
Keto si ku Xhevdeti, jane ata qe do ta mbanin gjalle kujtimin e xhaxhit kriminelit, se i pruni ketu ne TiRANE; KETO ZBATHARAKET e na kane zene tokat e paraardhesve tane!
Driteroi qe halja e partise
BRAVO
Ne cilen shenjteri, o Xhevdet Shehu?
Ne ate te djajve, te krimineleve
ne ate te bashkepunimit me sigurimin e shtetit per te vrare poetet e talentuar?
Ti me kete qe shkruan tregon se ben pjese ne bashkesine e te pacipeve…e katileve, qe nuk ju dha rasti te lyejne duart me gjak
“Zoterinj! verini gishtin kokes dhe lereni te qete Driteroin ne shenjterine e tij!”
Mire e ke shkruar Xhevdet, por me kete te fundit e ke teperuar. Driteroi shenjt? Ai e ka patur per nder besoj, qe e kane quajtur “patriaku’ i Partise Socialiste (pasardhese e PPSh). Mos e ço me tej, se do merzitet dhe Driteroi vete ne boten e ameshueme. Ai ishte atesist dhe nuk besonte ne shenjte dhe shenjterime, apo jo?
I nderuar Xhevo !
.
E kuptojme interesimin tuaj si atdhedashes per Akademine qe tashme eshte kthyer ne kufome dhe po mban ere.
.
E keqja me e madhe eshte se i gjithe vendi yne eshte kthyer ne nje territor 28 mije km katrore ne nje plantacjon droge dhe hale te ambasadorve qe akoma zgerdhihen me politikanet tane edhe pse ai vend ka vdekur bashke me Akademine.
Kam qene antienverist modest kur ju zoti Xhevo ishit totalisht me PPSH
.
Edhe sot jemi kundershtare sepse ti je bere anti enverist i madh ..kurse une po habitem me 99 % te kuadrove te djeshem qe u kthyet ne enverofagos.
Pra
Nuk ka kuptim qe te nderohet akoma Kadareja dhe Agolli dhe te shurrohet Enver Hoxha..
ose te nderohen te tre Enveri-Ismaili-Driteroi…ose te kryqzohen te tre…
kete nuk e them une por driteroi dhe maloja i juaj
poezia e meposhtme nuk i hiqet asnje presje
………………..
Dritëro Agolli
Elegji për Enver Hoxhën
Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
Dhe pranvera erdhi me mundim
Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
Erdhi me një det me hidhërim.
Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
Shqipërisë zemra iu lëndua,
Shqipëria jote po derdh lot.
Shqipëria Jote s’i kish parë
Mbyllur as në gjumë syt e Tu,
Qielli i ballit Tënd me yj të larë
Ndriti dhe nga retë nuk u zu…
Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
Deshe jetën në çdo poezi.
2.
Malet heshtin, malet ulin kryet,
Roje rrinë në arkivolin Tënd,
Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,
Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.
Eh, shiriti i zi, një ton me hekur
Më rëndon në krahun tim, Enver,
Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,
Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…
Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
Falmë Enver që kaq i dobët jam!
Paska çaste kur njeriu I shkretë
Veten se pushton e dot s’e mban!
3.
Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
Nëpër fluturime si nëj zog,
Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…
Ti na rrite dhe na bëre burra,
Rrite çdo të ri dhe çdo plak,
Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,
Ndezëm komunizmin prag më prag.
Ne me ty, me dorë i kapëm yjet
Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet
Nëpër gjysmëshekullin e ri.
Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
Neve, që furtunash jemi turrur,
Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!
4.
Vallë a do mësohemi njëherë
Pa të patur pranë dhe mes nesh,
Bora nëpër male kur të bjerë,
Dielli kur të dalë midis nesh,
Plisat kur të ngrihen në luginat,
Fushat kur të vishen me flori,
Kur të nisë Komani turbinate,
Kur të mbushet plot liqeni i ri,
Kur të zgjohet herët Gjirokastra
Dhe të hapen portat në sokak,
Kur shamitë e nuseve buzarta
Flokëve të çelin si zëmbak,
Kur të mblidhen shesheve fëmijët
Tok si luleshqerrat në livadh,
Kur si zjarr të ndizen karafilët
Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,
Kur Një majet duart të trokasin
Mbushur plot me lule dhe me gaz,
Kur pëllumbat kopshtit të gugasin
Dhe të rrahin krahët në pullaz,
Kur Tirana mes përmes të dritave
Të lundrojë natën si në det,
Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave
Të na duket sikur dikë pret,
Kur të vijnë Kongreset e Partisë
Me hap komunizmi ngadhnjimtar
Dhe të ndritë balli i Shqipërisë
Me flamurin Tënd të ngritur lart…
5.
Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
Zemrën time do ta nxirrja jashtë
Të ta jepja Ty me ngazëllim!
Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
Fjalët më përzihen, sigurisht!
Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
Dhe harroj që jam një komunist?
Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
Dhe armatën komuniste çon.
Si profet ngre kokën madhështore
Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
Dhe na thotë njihni veç fitore,
Pastë nder e dritë vendi im!
Dhe na thotë: ruajeni Partinë,
Që e lidhëm më dyzetenjë,
Jam mes jush, mes brezave që vijnë,
Jam me mendje, frymë dhe me zë!
6.
Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,
Ndofta kam përlotur ndonjë varg,
Jam njeri me mish e gjak dhe unë,
Ndonëse shoh si komunistët larg.
Unë e di se zemra Jote e madhe
Di të falë, e mua ti më fal
Si poet u preka kësaj radhe
Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.
Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
Dhe jam bashkëkohas tok me TY,
Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,
Pashë pranë të pavdekshmit sy!
Jam krenar që gjendem në armatën,
Që e ke ngritur Ti si arkitekt,
Kjo armatë mprehur e mban shpatën,
Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…”
o Xhevdet Shehu,
ine ferrin e djave ka vend dhe per ty o biri i ferres!
Te lumte, Xhevdet! Akademiket e kane lexuar se prapthi mesazhin e Driteroit, nese vertete ekziston nje mesazh i tille. Ata kane harruar qe ne ate mesazh theksi vihet te nevoja e reformimit te tij, gje qe eshte lene pas dore jo nga padija e pamundesia e atyre qe e kane drejtuar kete institucion, duke e shkeputur nga kontolli politik dhe rotacioni i turpshem i krereve te tij. Nese do te ekzistoje me tej kjo Akademi ajo duhet te gjeje forca ne masen e studuesve me kontribute qe nuk i mungojne vendit, qofshin brenda apo jashte Shqiperise, per te bere qelizem te thelle ne gjithe strukturen e saj, perndryshe ajo do te mbetet sic eshte sot “Peme pa kokrra” qe doemos duhet prere.
Epo,vjershetor ishte,shkonte nga e conte era.
Ne Boten Demokratike te gjitha Akademite e Shkencave vetfinancohen nga punimet shkencore, por kjo nuk ka ndodhur ne Akademine e Shencave te Enverit dhe pyetja e vetme qe del ne pah tani eshte
CFARE PUNIMESH SHKECORE KA KRYER KJO AKADEMI?
Cfare shkence famoze apo cfare nje veper shkencore te vetme ka kryer kjo AKADEMI mavri tipike sovjetike per 70 vjet me radhe?
sepse:
Kur Zihni Sako shkroi vepren e tij famoze shkencore qe burronte nga direkt nga gjiri i popullit:
ME SHEQER, O ME SHEQER
TE NA ROJE SHOKU ENVER
Te gjithe profesoret e Akademise me Driteroin ne krye thane te habitur:
O CFARE VEPER DINJITOZE PER AKADEMINE SHQYPTARE TE SHKENCAVE!
prandaj:
Mire ka bere Edi Rama qe nuk u jep asnje lek BYLMEZEVE te shkences enveriste shqyptare te Kohes se Qepes te Partise se Punes.
Ne cilen shenjteri, o Xhevdet Shehu?
Ne ate te djajve, te krimineleve
ne ate te bashkepunimit me sigurimin e shtetit per te vrare poetet e talentuar?
Ti me kete qe shkruan tregon se ben pjese ne bashkesine e te pacipeve…e katileve, qe nuk ju dha rasti te lyejne duart me gjak
Ku ti kerkoj rrenjet e kesaj Partie, qe mbron vetveten, o shkrimtaret e ish PPSH?
O ju te felliqurit gazetare,
qe nuk ju behet vone per drejtesine, per njerzit qe humben jeten,qe nuk doni te pranoni qe se Lidhja e Shkrimtareve e e Artisteve, qe trumpeta e sistemit monist diktatorial me te eger qe ka kaluar Shqiperia,
si mund ta kapni ne goje fjalen shenjteri????
Goja juaj e fjala qe ju shkruani e ndyen ate!