Rinovimi me Barcelonën? Iniesta përgënjeshtron Bartomeu

Gazeta Dita

Andres Iniesta i ka befasuar të gjitha mediat që e pritën atë në aeroportin e Barcelonës. Presidenti Bartomeu njoftoi një parim të marrëveshjes për vazhdimësinë e tij në “Camp Nou”.

Mirëpo, “La Mancha”, i cili e përfundon kontratën më 30 qershor, e ka mohuar atë.

“Jo” ka thënë në mënyrë koncize dhe të qartë mesfushori i Barçës, duke ushqyer dyshime për të ardhmen e tij në klubin katalanas. Deri më tani, planifikimi sportiv i skuadrës së Barcelonës po vihet në shënjestër nga kritikat dhe polemikat.

Iniesta është në skemat e Ernesto Valverde dhe ka marrë pjesë në dy ndeshjet kualifikuese të Spanjës, 72 minuta kundër Italisë dhe 90 minuta kundër Lihtenshtajnit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *