Brenda vitit ekonomia shqiptare do të ketë një bursë funksionale

Gazeta Dita

Ekonomia shqiptare do të ketë tashmë një bursë funksionale brenda këtij viti. Drejtori ekzekutiv Artan Gjergji thotë se tashmë po bashkëpunojnë me BSH për sistemin elektronik që do të përdoret për transfertat e parave.

Gjergji: Po punojmë ngushtësisht me BSH në mënyrë që konsumatori të mos ketë asnjë pengesë në pozicionin e tij të investimit që ka. Pra në rast se është shitësh titujsh të mos ketë problem me marrjen e parave në rast se është blerës të mos ketë probleme me marrjen e titujve në llogarinë e tij që zotëron pranë BSH.

Si fillim kjo bursë do të merret me tregtimin e titujve të qeverisë si dhe të aksioneve të shoqërive të dala nga privatizimi.

Gjergji: Le të shpresojmë që në vjeshtën e vonë të këtij viti të lancojmë hapjen e bursës shqiptare të titujve për të tregtuar fillimisht titujt e qeverisë dhe hap pas hapi do punojmë për të përgatitur bursën shqiptare të titujve si një treg që do ofrojë edhe mundësinë e tregtimit të titujve të tjerë të kapitalit.

Krijimi i bursës është vlerësuar një nismë pozitive për ekonominë pasi ofron mundësinë që kompanitë dhe qeveria të gjejnë financa afatgjata për projekte të cilat bankat mund të mos i kreditojnë si dhe do tu japë mundësi investitorëve të vegjel të përfshihen në tregun e letrave me vlerë në mënyrë transparente.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *