Rama rrëfen vendimin e dytë të qeverisë: Në 100 ditët e para fund burokracisë në zyrat e shtetit

Gazeta Dita
VUCIC I RAMA - KZN

Kryeministri Edi Rama ka shpallur vendimin e dytë që qeveria e tij e re do ndërmarrë në 100 ditët e para.

“Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata?Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re✌️

Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë? Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri,” shkruan Rama.

Ky vendim i kryeministrit Rama, erdhi pas publikimit të vendimit të parë për shpalljen e Vitit Mbarëkombëtar të heroit tonë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

“Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbatëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar.

Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare,” shkruante Rama më 30 gusht.

Share This Article
11 Comments
  • Po pse vetem certifikatat…?
    Talionet dmth zyrat ne Itali nuk te kerkojne asnje dokument…vetem deklarime te personit me te cilat pastaj merren nepunesit….!
    Pse nepunesit skiptare nuk dijne kaqe gje sa te hapin e/albania e klik..klik..ta hedh ne fik..!

  • AH,TI JEPEJ FUND BUROKRACISE ME VENDIME

    LETRE, E KISHIN BERE DERI TANI.

    BUROKRACISE FUND I JEP VETEM

    ADMINISTRATA, PERSONAT QE PUNOJNE.

    PER SA KOHE, ADMINISTRATA ESHTE

    SHTOJCE E PROGRAMIT TE ASISTENCES,

    ATE SHERBIM DO TE BEJE.

    PO TI MIRE BEN, FOL SE KESHTU E DO KY

    POPULL, FJALE TE MIRA DHE GISHTIN

    ATJE POSHTE.

  • Po tallni sumatricen me te vobektet mire ja bëni….
    Po ate ID(karten e identitetit) pasaportat me CIP per cfare i kane blere sa leshte e kokes Albanistanezet?????
    Juve o Ed Rama po pa asnje lloj perjashtimi ju te politikes doni varur nga gjuha te gjithe!!!!

  • Zoti RAMA ,,, Po monopoleve , qe rendon mbi xhepin e fukarait dhe cilesine e dobet , kur do e fillosh ti shkaterosh ???!!. Qe te rilinde ,e te filloje frymemarja e tregut te lire. Pstaj do ju themi per te tjerat, se keni shume per te bere . ………………….. PS:.Mos u mer fort me certifikatat ,ruai energjite..

  • ““Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbatëkombëtar të Skënderbeut.”
    shumë mirë se çfar “do të bësh”,por gojën se hape për atë që i bënë skënderbeut 4 ditë më parë!?
    si ta shpjegojmë këtë??
    në një anë lavdëroje e në anë tjetër mbuloje??
    si ke bërë sa herë që ka ardhur sulltan erdogani??
    or lal e di kush është budallai më i madh?!
    ai që kujton se është më i mënçuri nga të gjithë!!
    ai që kujton se të gjithë janë budallenj!!
    o çuni i trionës ai tip je TI!!
    BATONI të ka quajtur kështu e ashtu”Duke e konsideruar ndikimin e faktorit shqiptar në Ballkan sot si më të fortin në histori, këtë meritë ai ia vesh Ramës dhe sjelljes së tij karshi Serbisë.”,por,nëse është mashtruar ai vetë!?
    nuk do të thotë se janë mashtruar gjithë shqiptarët!!
    kështu që tërë ato që thua se do të bësh me qeverinë e re,duhej ti kishe bërë me të vjetrën(që akoma është në fuqi),të paktën ti kishe propozuar!!askush stë ka dhe askush nuk mund të të pengonte ti propozoje!!sot këto që thua se do ti bësh!?vijnë erë propagandë të trashë politike!!
    shashkë berishiane!!
    dhe ai i bënte në të njëjtën mënyrë!!me ullinj,borronica,arra e lajthi!!

  • Z.Rama.
    Burokracia do te marre fund kur per cdo sherbim te administrates ndaj qytetarit ose kompanive duhet
    1- Te vendoset afat kohe per kryerjen e sherbimit
    2- Administrata/shteti ti paguaje gjobe ose penalizim ne leke nqs sherbimi qe eshte kerkuar nuk kryhet ne kohe dhe sa me shume kohe vonohet administrata shtetrore duhte te paguaje.
    Rasti me skandal ne gjithe qeverite por edhe ne Tuajen Z.Prime Minister eshte i gjithe sistemi dhe institucionet false per rikthimin e pronave. Ne gjithe vendet ex komuniste ne Europe ky problem eshte zgjidhur perfundimisht vite me perpara. Vetem ne Shqiperi vazhdon akoma te abuzohet sepse eshte burim i korrupsionit dhe i perfitimeve kolosale nga drejtuesit e ketyre institucioneve. Absolutisht e njejta gje dhe me legalizimet. Me mijra shtepi apartamente prej me shume se 10 vjet qe jane ndertuar nuk legalizohen sepse drejtuesit e administrates e dine mire qe mund te perfitohen shuma te majme. I zvarrisin kastile documentat,proceset,gjerat i lene varur qe qytetari te shtrngohet dhe te detyrohet te ndjeke rrugen e rryshfetit,korrupsionit. nqs Ju Z.Rama vini penalizime per administraten qe nuk zgjidhin problemet do te shikosh se si do levizin drejtoret tuaj te gjithe te korruptuar. Prandaj merru me keto gjera Z.Rama dhe jo me Akademine e Shkencave e cila me te drejte mund te quhet Akademi e Genjeshtrave

  • Shume sakte Emigrant! Pse, kaq te veshtire e ka qeveria tu vere afate ketyre te babeziturve! Gjykoj, se eshte vete qeveria qe u a ushqen dhe i korrupton ato! Ne se nuk e ndreq kete problem te mbartur prej me se 27 vitesh, do e kete tej mase te veshtire, marrjen e mandatit tjeter! Vetem keshtu zgjidhet problemi me i madh i shqiptareve! Mendoj dhe besoj qe KM yne ta kete kete ceshtje ne qender te vemendjes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *