VIDEO/ Vajza e arrestuar heq prangat dhe vjedh makinën e policisë

Gazeta Dita

Një vajzë që po mbahej nën arrest në pjesën e mbrapme të makinës së policisë ka arritur të heqë prangat dhe të vjedhë makinën e tyre.

33-vjecarja ishte kapur me canta mallrash të vjedhura dhe oficerët po kontrollonin cfarë kishte brenda.

Pamjet e publikuara tregojnë guximin e Toscha Sponsler për t’ia mbathur. Ajo i jepte makinës me 160 km/h derisa policët e kapën pasi e ndoqën për 23 minutash.

Forcat arritën ta kapnin përsëri duke përdorur një manovër PIT që të humbiste kontrollin e makinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *