Policia e Shtetit njofton se është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit, GdF-së dhe Policisë italiane nga i cili u sekuestruan 3 ton e 992 kilogramë marijuanë.
“Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF italiane u be i mundur sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A. (Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues”- njofton policia.
Sipas saj, në ekuipazhin e mjetit lundrues ishin tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Jahti u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.
“Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor”-thote policia.
Po shkëmbehen informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Ne Europe hyhet duke bashkepunuar, tango kercehet dyshe dhe jo vetem….. italianet pijne droge dhe shqiptaret ua sigurojne, ku qendron e keqja?
Perse kapin trafikantet shitesit dhe jo perdoruesit e droges????
Europe e kalbur dhe e pjerdhur