Pamjet e një polici kinez duke goditur një grua dhe foshnjes e saj janë bërë virale. Ai e godet femrën me aq forcë sa ajo rrëzohet dhe fëmija i bie nga duart.
Policia e vendit ka pezulluar zyrtarin në pritje të një hetimi zyrtar mbi sulmin e tmerrshëm që u bë në qytet.
Sipas dëshmitarëve, gjithcka ka ndodhur pasi gruaja ka marrë një gjobë për parkim të paligjshëm dhe reagoi ndaj tij.
Pasi ajo e goditi disa herë, ai humbi kontrollin dhe e hodhi në tokë dhe mundohej që ta prangoste së bashku me kolegun.
Kalimtarët nxituan që të merrnin foshnjen që kishte rënë në tokë.
