Shifrat e frikshme/ Në Shqipëri çdo muaj vdes një person nga dhuna në familje

Gazeta Dita

Të paktën 12 gra, vajza dhe nëna denoncojnë çdo ditë dhunën nga bashkëshortët, të dashurit dhe fëmijët e tyre. Statistikat e dhimbshme tregojnë se fenomeni në Shqipëri është prezent prej vitesh.

Televizioni Shqiptar ka zbardhur disa prej shifrave zyrtare ku këtë vit rezultojnë 2959 denoncime të dhunës në familje në format e rrahjes, kërcënimeve, dhunës psikologjike dhe seksuale. Më alarmante rezultojnë shifrat e viktimave.

Çdo muaj një person ka humbur jetën nga kjo dhunë. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar 9 vrasje nga dhuna në familje, raporton TVSH.

Burime pranë Policisë së Shtetit i kanë thënë Televizionit Publik se gjatë periudhës Janar-Gusht janë lëshuar 1563 urdhra mbrojtje, por numri do të ishte edhe më i lartë nëse të dhunuarat nuk do të tërhiqnin denoncimet të detyruara nga mosefikasiteti i zbatimit të tij dhe mentaliteti shoqëror.

Policia i shkon deri në fund denoncimeve, në rastet e nevojshme bën edhe arrestimet e dhunuesve.

Mesatarisht dy persona në ditë arrestohen nga policia për dhunën në familje dhe sipas statistikave numri i tyre në periudhën Janar-Gusht është 458.

Share This Article
1 Comment
  • PO TA BESH NJE RAPORT, NR E VDEKJEVE

    SIPAS TEMATIKES, KJO ESHTE ME E VOGLA

    MENDONI

    AKSIDENTET

    VRASJET E DROGES (TE GJITHA VRASJET BEHEN

    PER DROGE, GJE TJETER SE POLICIA I PARAQET

    SI ARSYE TE DOBTA)

    MADJE EDHE VDEKJET E QEJFIT (ATO TE

    PUSHIMEVE)

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    NGA FITORJA NE FITORJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *