Nuk punojnë radarët? Shpërthen deputeti i LSI: Shkarkojeni Haki drogën

Gazeta Dita

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, reagon për pretendimin e ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako për mosfunksionimin e sistemit të radarëve në det, gjë e cila u përgënjeshtrua nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas Braimllarit, Çako duhet të shkarkuar, se me anë të kësaj letre po krijon alibi për të justifikuar trafikun e drogës.

STATUSI I PLOTE

Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron gënjeshtrat e Haki Çakos për mosfunksionimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare.

Alibia e Haki Drogës dhe e klanit kriminal që e mban drejtor, kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Sulmi i tij dhe akuzat ndaj Forcave të Armatosura, që janë krenaria jonë në NATO, janë në fakt dëshmia më alarmante e mosfunksionimit të bashkëveprimit dhe koordinimit qeverisës që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Kryeministri duhet ta shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit!

Share This Article
4 Comments
  • O ZOT O ZOT, LULI E KA MENDJEN AKOMA NE

    FACEBOOK, PO NUK U ZGJUAN DEMOKRATET

    NGA GJUMI, PD-JA DO TE DALE PERFUNDIMISHT

    NGA SKENA.

  • Drejtori Cako ketu ka plotesisht te drejte!. Kurse MM vazhdon te mashtroje dhe shpenzoje miliarda leke per radaret qe “funksionojne”. Vertet radaret “funksionojne” pra rrotullohen ne ajer pa asnje rezultat operacional, por ATA NUK JANE “OPERACIONAL” sepse konfigurimi i skenimit te “zonave operacionale” eshte ne dore te “mafjes se droges” pra jashte pune (kur ky proces eshte teper sekret dhe i eshte komplet aksesi dhe programimi firmes private) si dhe softi e paisjet, programimi i tyre eshte jashte “sherbimit operacional” pra nuk pasqyrojne asnje objekt ne ekranet e QNOD: Kjo gje eshte realizuar me doren e vete Gjeneral droges – BAZO, dhe “doremajmes” MIMIt pra porcesi zoterohet totalisht nga “mafja e groges Kodheli-Kraja dhe ajo e Kavajes”. Ky skandal i “cenimit te hapesire detare pra te elementeve te sigurise kombetare” eshte paralajmeruar prej 2 vjetesh – dhjetor 2015, kur Mimi lagoj me dhune e brutalitet firmen globale amerikane Lockheed Martin, qe ka ndertuar sistemin dhe prodhura “softin” per menaxhimin e sistemit. Ky verpim eshte realizuar me vete doren e Mimit-Bazo-Krajes, dosjen e te ciles pra asaj, e kembehu PD me ate te Imamit. Mediat flene, shteti eshte mpire dhe droga vazhdon prej 3 vitesh nga deti dhe ajeri, dhe ish Gjenerali i QNOD firmos deklarata mashtruese sepse e ka detyruar Mimi, kjo e korruptuar dhe hajdute ordinere qe e katandisi ne “vater” arkivolash, kosha plerash, 20-30% bakshishin e korrupsionit, e hapi detin ne kete derexhe. Rama prandaj e hoqi sepse letrat i ka gati per SPAK. Do tja degjoni “kengen” kesaj, Bazos, dhe Krajes dhe atyre Gjeneraleve qe kane firmosur “miliarda” leke per asnje pune dhe rezultat.

  • Alb-impex Import-exporti kontrabande ka existuar.Enveri exportonte cigare kontrabande,Saliu krijoi Parkun Kombetar te mbrojtur te Lazaratit.Shteti nuk mbahet me domate!!!!!Naften e mori Kanadaja,Detin e mori Greqia,Kromin e mori Italia,Florine e Bakrit e mori Turqia.Peshkun e helmoi Greqia.Cfare i mbeti qeverise?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *