Ushqimi në mes të ndeshjes ishte kuotuar në baste, përjashtim nga futbolli portierit “bullafiq”

Gazeta Dita

Ish-portieri i Sutton, Wayne Shaw u gjobit nga FA me £375 gjithashtu edhe u pezullua për dy muaj, nga çdo aktivitet futbollistik,  për akuza që lidhen me bastvënien.

Shaw u shpall fajtor pas një séance dëgjimore disiplinore të zhvilluar këtë të mërkurë, pasi akuzohej se ai kishte ndikuar qëllimisht tregun e basteve në humbjen e Sutton 2-0 ndaj Arsenal në muajin shkurt.

Portieri 45-vjeçar u fotografua dhe filmua duke ngrënë byrek ndërkohë që qëndronte në stolin e rezervave gjatë ndeshjes së vlefshme për raundin e pestë të FA Cup, ndërkohë që kompania e basteve “Sun Bets” kishte ofruar në treg një bast pikërisht mbi shanset që ai të filmohej nga kamerat duke bërë atë gjë.

Akuza për ndikim në tregun e basteve u vlerësua e provuar gjatë seancës dëgjimore në një komision të pavarur rregullator në Wembley.

Federata Angleze, nëpërmjet një deklarate, njoftoi se Shaw ishte pezulluar në mënyrë të menjëhershme nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin për dy muaj, pasi ishte akuzuar se kishte shkelur rregullat e FA.

Shaw, i njohur gjithashtu me nofkën ‘roly poly goalie’, u dorëhoq nga Sutton pasi iu kërkua nga klubi të tërhiqej, si pasojë e incidentit në muajin shkurt.

Ai deklaroi për “BBC” në maj se skandali kishte përmbysur të gjithë jetën e tij, duke e lënë të përballej me depresionin dhe stresin.

“E gjithë bota ime u përmbys.

Isha mes lotësh.

Nuk isha përjashtuar kurrë ne jetën time.

Mbetet në mendjen time çdo ditë, me sigurt do të qëndrojë për shumë kohë.

Kam kaluar përmes depresionit.

Nuk po flija mirë, e ndjeja teksa stresohesha. Ende e kam atë nyje në stomak.

Situata ishte e tillë, më kërkuan që të tërhiqesha, ose do të më sharkonin.

Askush nuk pyeti për versionin tim të fakteve.

Reagimi i menjëhershëm i klubit ishte që të distancoheshin në mënyrë të menjëhershme.

Unë nuk kam fituar ndonjë para dhe as miqtë e mi”, kishte deklaruar Shaw për “BBC”, ndërkohë që Sun Bets kuotonte me koefiçent 8, shfaqjen e portierit në televizion duke ngrënë.dh.th

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *