Nëse do të pranohet mbledhja e asamblesë të hënën dhe përfundimet e saj për reformimin, atëherë duhet pranuar se kjo do të jetë një farsë e re që luajnë akademikët tanë për të shtuar agoninë e akademisë së tyre. Edhe loja me “amanetin” e fundit të Dritëroit duket se ishte pjesë e kësaj loje hileqare
Xhevdet Shehu
Pavarësisht motivit, dorëheqja e djeshme e Prof. Korkutit nga posti i nënkryetarit të Akademisë vetëm dy ditë pas zgjedhjes, është një gjest që meriton të përshëndetet. Është fillimi i një kthese që pritet të ndodhë në Akademinë me emër të madh. Por, a mund të thuhet se me këtë filloi shkundja, demontimi i Akademisë së përgjumur dhe jashtë kohe? Pikërisht kjo është çështja e këtyre katër-pesë ditëve kur Akademia ka paralajmëruar një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së saj. Në njoftimin e Akademisë për mbledhjen e së hënës mësohet se aty do të flitet për reformimin që kërkon ta bëjë po kjo akademi.
Por a ka filluar realisht demontimi i kësaj akademie? Mos ka ndonjë hile në këtë mes? Mos ka ndonjë lojë sa për të kaluar lumin? Prof. Fuga shprehet fare qartë: Kjo akademi ashtu siç është nuk e bën dot reformimin. Në të njëjtën linjë janë edhe profesorët e tjerë të nderuar. Nëse do të pranohet mbledhja e asamblesë të hënën dhe përfundimet e saj për reformimin, atëherë duhet pranuar se kjo do të jetë një farsë e re që luajnë akademikët tanë për të shtuar agoninë e akademisë së tyre. Edhe loja me “amanetin” e fundit të Dritëroit duket se ishte pjesë e kësaj loje hileqare, ndaj dhe nuk u pranua. U flak si një djallëzi njerëzish që janë përgjegjës për katandisjen e akademisë në këtë gjendje.
Prej kohësh, sidomos në DITA, është bërë një debat i mençur për zhbërjen e kësaj Akademie dhe për riformatimin e saj për të justifikuar emrin e një autoriteti prestigjioz shkencor. Në këtë debat kanë marrë pjesë shkencëtarë të shquar të fushave të ndryshme si Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Artan Fuga e të tjerë. Shqetësimi serioz për rimëkëmbjen e Akademisë alarmoi edhe Kryeministrin Edi Rama, i cili tri ditë më parë kërkoi reformim të thellë, rrënjësor të këtij institucioni, përndryshe do t’i priteshin fondet nga ana e qeverisë. Mirëpo, meqë kjo thirrje e Ramës u bë ditën që ishin caktuar zgjedhjet. Mbledhja ishte papërgatitur, postet ishin ndarë dhe akademikët tanë nuk e zgjatën. I bënë zgjedhjet, të cilat u konsideruan menjëherë si farsë.
Tani duket se jemi përpara një zhvillimi të ri. Por shpresa është e vagullt për reformimin që kërkohet të bëhet nga ata që e degjeneruan atë. Këmbëngulja për ta ndryshuar atë gjendje në një institucion të rëndësishëm sa shkencor edhe pjesë e këtij shteti që e financon, është një shqetësim qytetar që duhet respektuar. Jo thjesht se ky është shqetësim taksapaguesish, por i njerëzve me dinjitet të këtij vendi që kërkojnë institucione të denja përfaqësimi. Rasti i Akademisë është një moment i rëndësishëm për të treguar edhe seriozitetin e shtetit.

O Xhevdet more Xhvdet pse s’vret vehten ne halet?
Pse s’vret vehten ne halet kur flet per shtet e serjozitet!
ketu qe nuk ka shtet e qeverri e di çdo ballkanas e Serbi
Te vetemit qe nuk e dine jane fugat andushe me fevzine
Jane Fugat me fevzxine qe nuk jetojne dot pa Saline
Ti Xhota me zagarine s’rroni dot pa Liken e Saline
qe na dogjen shtepi Shqiperine ju vini kujen per hale akademine….
Mire e ke!
Le te hapin akademine e vjedhjes e mashtrimit, se per ate meriton cmim kjo parija e sotme e Shqiperise…fitojne cmimin e pare ne bote, se nga femije e niper morracakesh së kuq u bene milionere..keta te pafarë!
Vajza e hajdarit duket nje rrote karrit, qe pellet maje gomarit si pordhet e beqarit. Po qe fjala per bejte ben edhe Like Floriri qe ka rjedhur nga fiqiri, Thellohu o koqe dhe kuptoje se akademia jote eshte nje skote hajdutesh, ca xhepash e ca bankash. Hajt ne te sateme.
“Abaz Aliu, legjenda dhe e vërteta e martirit të Qerbelasë”
nga Xhevdet Shehu
Por duhet ta pranojmë se më së shumti deri më sot “Abaz Aliu është konsideruar një hero mitik, një legjendë, dhe më pak një hero real i një epoke të caktuar. Ai ishte mbështjellë natyrshëm dhe pashmangshëm nga mjegullat e kohëve të rreth 14 shekujve dhe shumë pak dihej për jetën dhe bëmat e tij.”
“Kohërat vijnë e shkojnë, ndërrohen qeveritë dhe sistemet, por Qerbelaja mbetet, nuk ka se si të harrohet. Ky është perceptimi shqiptar për një ngjarje epokale, por i parë më me vëmendje është mjaft më i gjerë.”
shkruajtur nga xhota!?
ky xhotë që shkruan për akademinë dhe si referim merr fugën??
shumë i bënë pyetjen se kush e kishte paguar për shkrimin lumë për abas aliun,sot duhet pyetur se kush e paguan për akademinë!!
ndoshta i bën dhe për të shkuar në një drejtim me rrymën!?
ose e ramën!!
ceno, kjo pune rregullohet me Fugen kryetar per studimin sociologjik mbi midhjet llafazane qe mbeten pa martuar dhe Xhevdeti nenkryetar per studimin shkencor mbi Abaz Aliun nga Qerre-Belaja. Vendin vakant te sekretarit e ndajne per ate qe studjon shkencerisht pse Baba Aliu e ka varrin tek Ura e Gorricave dhe jo ne lagjen Murat Celebiu. Kandidate e shkencave anatomike do shtohet edhe ajo e vellimit poetik “Vrima”, qe Rama dora vete po i perkthen ne frengjisht.
Cfare vazhdon te ndodhe me kete gazete:
Shkarravisin karikatura te gazetarise,vec nuska,me nje formim truri me se te gjymtuar,ne antipod me humanizmin, demokracine dhe Europen,te llojit shehu,islami.
Nuk nxorren aty dhe asnje llaf te vetem,kur haxhiqamilasit i hodhen percen e zeze Gjergj Kastriotit .
Por si te ndiheshin,kur vet ata jane rrjeshtuar ne rradhet e para te asj hordhie.
aman, vtem ne Gerdec mos e beni demontimin, se mbyllet me shperthim te madh.
Sikur nismen per reformimin e Akademise te mos e kishte marre Artan Fuga, por dikush tjeter, mund te mendoja se kerkesa ka qellim te mire. Ky Fuga, mendoj, ka me teper qellim te vihet vete ne krye, sesa te beje reformen. Ku ishte ky akademik kur Berisha i vuri azmen Akademise dhe gjithe kerkimit shkencor ne shqiperi? Pse nuk doli te bente greve urije dhe te kerkonte te vihej ne vend nderi i ish-institucionit prestigjoz kerkimor shkencor te vendit?
U bej nje prpozim akademikeve: qe te mbyllet debati, te bejne zgjedhje te reja dhe te zgjedhin Fugen kryetar.
Nuk me cudit “FUGA” qe e ka ne gjak “TE RROTULLOHET”, po XHEVDETI dhe …DITA , qe “RROTULLOHEN” bashke me te !!!
Ja se do te hapim Akademine e Rilindjoteve me ne krye Fate Velajn, Artan Lamen, Artan Shkrelin, Auron Taren e me radhe. Atehere po qe do te habitet bota me zbulimet shqiptare. Nuk ju mjaftoi ajo perla e fundit e botuar nga Fate von Kanina mbi Shen Angjelinen! Ku ka historian te perballoje te gjithediturin Fate.
http://www.gazetatema.net/2017/09/08/a-ishte-shen-angjelina-araniti-nga-kanina-e-vlores/#comment-4441822