Skandali i radhës te Akademia/ Letra e Fugës: Kushti i reformës, të ikë gjithë Kryesia

Ornela

Akademiku Artan Fuga i drejtohet me nje leter sekretarit te Akademise se Shkencave, Vasil Tole. Sipas Fugës, kushti i parë i reformimit të Akademisë të Shkencave – dorëheqja e gjithë kryesisë !

Postimi i akademikut Fuga

Reforma e Akasemisë të shkencave nuk mund të realizohet nën “thundrrën” e kryesisë që e ka penguar reformën!
________________
Skandali i radhës!

Kryesia e Akademisë të shkencave, që ka penguar për një dekadë reformimin e Akademisë të Shkencave cakton, sipas informacioneve nga vetë ajo në media, se nga do të vijnë anëtarë të jashtëm të këtij komisioni si edhe cakton me emër edhe një zonjë tjetër atje!
—————————

Kushti i parë i reformimit të Akademisë të Shkencave – dorëheqja e gjithë kryesisë ! (Nga letra drejtuar sekretarit të saj Akademik Vasil Tole) :

Cilat janë parametrat që dezinjojnë këtë fazë përgatitore në këndvështrimin tim ?
Së pari, dorëheqja e të gjithë kryesisë, duke ja kaluar administrimin e përditshëm për një periudhë katër mujore sekretarit të saj.
As nuk mund të mendohet se mund t’i hapet rruga reformimit të Akademisë të Shkencave nëse kryesia e saj nuk jep dorëheqjen. Dhe kjo, jo vetëm sepse ajo është përgjegjësja kryesore për venitjen e aktivitetit të institucionit, i cili ka humbur besimin publik, por edhe sepse ajo ka penguar të gjitha përpjekjet reformuese brenda saj, për një kohë të gjatë, në mënyrë të vendosur dhe me ndërgjegje, duke :
– lejuar trafiqet e influencave në përzgjedhjen e akademikëve,
– duke bërë të lulëzojnë konfliktet e interesit,
– si edhe duke menaxhuar ndonjë projekt shkencor aty-këtu, jashtë normave të transparencës dhe të thirrjeve publike,
– duke paraqitur gjithashtu një bilanc vjetor krejt amator, pa parametrat e duhur dhe jo të vërtetë,
– bazuar në një platformë jashtë statusit të saj ligjor
– dhe mbështetur në një koncept me mbeturina të theksuara dogmatike dhe të metodologjisë të së kaluarës totalitare.
Por edhe konkretisht, nga vendimi i fundit i kryesisë, del se ajo ose nuk e do një reformim të vërtetë, ose dëshiron ta mbajë atë nën kontroll.
Përgjegjësit e stagnacionit dhe të rënies të Akademisë nuk mund të jenë edhe drejtuesit e procesit të reformimit të saj !
Zoti sekretar !
Ju thoni se komisioni reformator do të ketë të gjitha atributet përfaqësuese dhe negociuese të Akademisë !
Nuk ngopemi dot me lugë të zbrazët sepse personalisht kam më shumë se pesë vjet që përplas kokën në këto lojra !
Nëse përfaqësimin asambleja, sipas propozimit të kryesisë, do t‘a kalojë te komisioni i reformimit, atëhere cfarë i mbetet kryetarit dhe kryesisë të Akademisë ?!
Do të ketë Akademia dy koka përfaqësimi ?
Doni ta fusni Akademinë në një proces pa fund bllokimesh dhe tensionesh mes një komisioni me të drejta përfaqësuese të plota, dhe një kryesie të zgjedhur nga asambleja për t’a drejtuar atë ?
Kjo mua më paraqitet logjikisht si një taktikë jo e pastër që kryesia të presi në dhomën tjetër sa komisioni të mbarojë reformimin, dhe pastaj t’a rimarri ajo drejtimin , pikërisht atë drejtim që nuk ka dashur ta ndjeki në vite.
Aq më shumë unë nuk kam asnjë besim, që kryesia pas zgjedhjeve farsë të organizuara, pa bilanc, pa kandidatë rivalë, pa platforma serioze pune, nuk do të tentojë t’a influencojë Komisionin reformues, i cili do të punojë me rrezikun e presioneve nga jashtë.
Prandaj, përpara sa të nxitoheni për të kërkuar ngritjen e komisionit reformator, që as e kishit në mendje një javë më parë, ndiqni shembull

Share This Article
1 Comment
  • Eshte ngjitur,si muti mbas kepuces mbas medias ditore,ky surrat i teper i amortizuar,prej turkoshako-komunist.
    Dhe si i tille ky pseudo-filosof,duke e pasur te pamundur nga formimi dhe nga intelekti te merret me punen e tij te mirefillte,ahere o burra me targen e pordhesorit perpara drejt tallavase se pordhlitikes dhe shkerdhato-shkences ne media.
    Kur Saliu,ripushtoi pushtetin shqiptar,jeniceri fuga ish ne krah te djathte te tij,per ta denatyruar akademine,qe ajo me pas te na denatyronte historine,duke e paraqitur,pushtimin e injorances dhe egersise aziatike,si clirim.
    Keshtu Saliu ishte ne vazhdimesi,te kalerimit te tij ogurzi te fillimit,kur mbasi kapi kryet e ketij vendi europian,pa pyetur as kuvendin,vajti dhe menjehere e mbrehu ate,ne grazhdin e vendeve terroriste islamiste
    Dhe te mos harrojme,qe,kur filloi pushtimi i dyte i ketij vendi nga Saliu, kjo akademi udhehiqej nga z.Ylli Popa, nje personalitet erudit dhe human,qe e njihnin dhe e respektonin per te tille dhe forumet e kultures dhe shkences perendimore.
    Prandaj,nje here e mire u duhet thene ndal me tere forcen e ligjit(nqse deri tani nuk ka plotshmeri ligje te ketij lloji,ahere Rama duhet ta ndryshoje kete dhe jo me me hiqe dhe mos e keput si deri tani,si ne teori ashtu dhe ne praktike.) ketyre uzurpatoreve te ketij vendi,te dale nga erresirat e thella,te pushtimit aziatik,ku tani ne formen e vrimave te zeza,vazhdojne te perpijne dhe gllaberojne cdo gje humane dhe perparimtare,qe perpiqet te lulezoje ne kete territor europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *