Ndërtimi i këndit në ish-Nshrak, Veliaj: Fokus te fëmijët e të moshuarit

Ornela

Banorët e Njësisë Nr. 7 në kryeqytet, pranë zonës së njohur si ish NSHRAK-u, do të kenë një hapësirë të re çlodhëse për të moshuarit dhe argëtimi për fëmijët.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e këndit të 23-të në sheshin “Shefqet Musaraj”, një investim i munguar prej vitesh në këtë zonë të kryeqytetit dhe një premtim i mbajtur për banorët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve dhe siguroi një vëmendje edhe më të madhe ndaj të vegjëlve dhe moshës së tretë.

“Jam shumë entuziast për faktin që sot fillojmë punën për këndin e 23-të në Njësinë 7. Është lajm i mirë, kryesisht për ata që janë të moshuar dhe që nuk kanë një hapësirë poshtë lagjes së tyre. Gjithmonë është menduar vetëm për të ndërtuar banesat, por jo për njerëzit dhe hapësirat çlodhëse për ta. Ndaj më vjen mirë që për herë të parë një fokus më të madh e kemi tek të moshuarit, jo vetëm për stola, por edhe për mënyrën si ta kalojnë kohën e lirë. Një komunitet që nuk mendon për të moshuarit dhe për fëmijët, është një komunitet pa të ardhme”, tha Veliaj.

Duke garantuar banorët e kryeqytetit se Bashkia e Tiranës do të vijojë investimet, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në dy vitet në vazhdim ato do të shtrihen në nivel kapilar në çdo lagje.

“Nëse nuk mendojmë për ekstremet e jetës, kur dikush ka nevojë për ndihmë dhe për dorën e bashkisë, është shumë e vështirë që të kemi komunitete të shëndosha. Ndaj, pasi kemi rregulluar qëndrën e Tiranës, kemi filluar në nivel kapilar në të gjitha lagjet dhe komunitetet e vogla. Mezi pres që këndin ta mbarojmë përpara se të fillojë moti i ftohtë, ku të gjithë banorët e zonës të shijojnë një ambient çlodhës poshtë pallatit të tyre”, u shpreh ai. Veliaj tha se përmirësimi i infrastrukturës ka dhënë rezultate pozitive, numri i qytetarëve të cilët preferojnë që ta kalojnë kohën e lirë në natyrë po rritet dita-ditës.

“Fatmirësisht gjithmonë e më shumë njerëz po dalin jashtë. Nga statistikat tona është 3-fishuar numri i njerëzve që kalojnë kohën e lirë në natyrë. Kjo do të thotë se hapësira si sheshi “Skënderbej”, transformimi i liqenit, këndi i lodrave, Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, nuk po transferojnë të njëjtët njerëz nga blloku në këto vende. Përkundrazi, po nxjerrin më shumë njerëz nga shtëpitë e tyre dhe në një qytet ku jetohet 24 orë, është në fakt një qytet ku ia vlen të jetohet”, u shpreh Veliaj.

Projekti për ndërtimin e këndit të 23-të të lojërave parashikon krijimin e një hapësire të re çlodhëse, shtimin e gjelbërimit, ndriçimin, vendosjen e stolave, si dhe instalimin e moduleve të ndryshme lojërash për argëtimin e fëmijëve.

Share This Article
2 Comments
  • E ndersa une do ju thosha ; ndale kohen per nje cast ne leter, filmoje Tiranen sot me te gjitha hapesirat e mundeshme te pazena me pallate ,futi ne rreth ose me nje sistem per te thene jo3D por te zakonshem rrethoi me rreth te kuq (per te mos i kethyer ne pyje me peme dekorative Dixhitale) dhe mbaje foton .Kur ta shohesh ne vitet e moshes sime me bindje do te thosha se do te merzitesh shume nese e mbush me pallate per te mos patur fatin e pilotit qe hodhi bomben ne Hiroshima e Nagasaki.Ndalo pallatet e pafund ne zemer te kryeqytetit ( per te thene mos ngri kot llac e tulla )alla shqiptarshe .Shikoni per mundesi te perspektives per mirqenie (Gjoja).
    Erion me kete metode qe po ndiqni jeni jo ne rruge te drejte dhe kush ka dy pare mend trampuline Tirana per brezat e rinj shqiptare do te largohen se cdo dite ketu te ngushtohet rrethi dhe gracken nuk e duron kush.
    Zgjeroje qytetin nga anet e Lundres, Berxhites Sharre fshat por jo Zemren e Tiranes se dikurshme .

  • Bashkia prishi lulishten tek ish Uzina Enver dhe tani po na nderton furriqe per te na hedhur hi syve. Zoti Valija perse dhe leje per te ndertuar dy shtesa pallatesh ne ate zone dhe tani ata mjeran qe kan blere shtepit ne ato pallate jane te detyruar te levizin ne rruge nje kalimeshe, cila qe arsyeja vec korrupsionit, perse i prishe ato dy lulishte te vogla qe ishin aty prane kurrinin te moshuarit dhe tani po thua qe po e nderton ate furrikun aty per te moshuarit. a e di ti moere zoteri qe me lejet e ndertimit qe ker dhene e ke bere tirane qytetin me dendesi popullsie me te madhe per m2 ne gjithe Mesdheun, cila eshte arsyeje, apo qe te fitoj me shume miku juaj Delijorgji. Je plotesisht ne rruge te gabuar dhe nuk ta kemi borxh. Ti ndryshon nga Saliu se kur bente te ashtu quajturat inagurime kishte edhe gersheret ne dore, dhe Ti e di mkire se sa vota mori Sala ne ate , ne se nuk ndalesh me veprimet korruptive dhe me rritjen e taksave do marresh aq vota sa mori Saliu. Te jesh i sigurt. Mos lejo te nderohen pallate me 450 hyrje tek Ish uzina Enver sepse do tu nxish jeten me keq se deri tani atyre banorve, te pakten qiellin dhe ajrin mos ua vidhni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *