Përgjigje Mustafa Nanos: Myslimanët janë shumicë

DITA Online

 

Nga Olsi Jazexhi

Shkrimin e Mustafa Nanos me titull “Myslimanët nuk janë shumicë; por edhe sikur të ishin….” e lexova dje ndërsa isha në Sul të Devollit te disa të afërm të mi. Përpara se të shkoja në Sul mu desh të kaloja nga Zvezda, Cangonji, Bilishti, Vishotica, Hoçishti, Poloska, Dobraj, Braçani e më pas të arrija në Sul. Ndërsa po kaloja gjithë këto fshatra, më binte ndër mend një bisedë që pata me një mikun tim në telefon i cili, pasi kishte keqkuptuar shkrimin tim të pardjeshëm mbi Skënderbeun, kishte krijuar mendimin se unë thosha që shqiptarët janë arabë. Mikut i shpjegova që ndërsa shqiptarët nuk janë arabë, ata nuk janë as popull perenial, apo i lashtë dhe unik. Nuk janë një fis i vetëm katolik që rrjedh nga ilirët dhe sipas përrallës së Kishës Katolike është evangjelizuar nga Shën Pali për tu lidhur më pas me Papët e Romës dhe prodhuar supermenin e Krishterimit, Skënderbeun. Shqiptarët janë një popull i krijuar nga miksja me shumë fise dhe etni përgjatë historisë.

Në Devoll, ku vizitova kushërinjtë e mi të gjallë dhe të vdekur, ku shumica e tyre janë biondë dhe sylarushë, emrat sllavo-bullgarë të fshatrave të Devollit vërtetonin edhe një herë atë që shkrova pardje, që shqiptarët u krijuan si popull falë miksjeve të etnive dhe feve të ndryshme përgjatë historisë. Faktor me rëndësi që ka çuar në krijimin e etnisë shqiptare, nuk ka qenë lugati i Skënderbeut të cilin e shpikën fuqitë imperialiste të Adriatikut në fillim të shekullit të XX dhe sot e reklamojnë skënderbegistët-katolikë si babanë e kombit, por Islami dhe Turqia. Sikur turqit të mos kishin fituar betejën e tyre në Fushë Kosovë kundër Car Llazarit, dhe sikur bejlerët myslimanë shqiptarë të mos kishin mundur pushtimin austriak të Pjetër Bogdanit dhe Pikoliminit, sot Kosova nuk do të ishte e populluar me kaq shumë shqiptarë myslimanë sa është sot. Fitorja e Perandorisë Osmane mbi mbretëritë e krishtera të Ballkanit, u mundësoi fiseve shqiptare që jo vetëm të islamizohen, por edhe të vërshojnë që drejt jugut të Shqipërisë në More, dhe që nga malet e Prizrenit e deri në Nish.

Mbi rëndësinë e Islamit në përhapjen e etnisë shqiptare, mikut tim i përmenda, për shembull, sesi në fshatin Plasë, Voskopojë, Kapshticë, Zvezdë dhe kështu me radhë banorët myslimanë janë shqipfolës ndërsa në fillimet e shekullit të 20-të, kur kombi shqiptar nuk ishte formësuar ende, shumë të krishterë kanë qenë vllahisht, apo bullgarishtfolës. Toponomia sllavo-bullgare e zonave të Korçës pe nga unë vi, tregojnë katërcipërisht bindshëm rëndësinë që ka pasur Islami në krijimin e etnisë shqiptare. Sesi, e qysh e tek arritën fiset shqiptare myslimane të përfundojnë në fshatra me emra sllavë sikur Braçani, Dobraj, Poloska, Cangonji e kështu me radhë unë nuk mundem ta shpjegoj në detaj pasi faktet e shkruara nuk na ndihmojnë shumë këtu. Nuk mund të them me siguri nëse banorët e këtyre zonave janë sllavo-bullgarë të shqiptarizuar, apo shqiptarë që kanë populluar vendbanime që më parë kishin banorë sllavishtfolës. Çfarë di të them është që shumica e shqiptarëve sot janë myslimanë, dhe kur Turqia u largua nga Ballkani, shqiptarët myslimanë ishin grupi etniko-fetar që u masakrua dhe dëbua më shumë në Ballkan nga shtetet fitimtare të krishtera. Pse shqiptarët ishin në shumicë myslimanë, kur Fuqitë e Evropës e krijuan Shqipërinë si shtet kërkuan që në këtë shtet myslimanët të mos lejoheshin që ta kthenin këtë vend në një Turqi të vogël, apo në një Brunei, apo Malajzi, por myslimanët të ishin gjithnjë të shtypur dhe përbuzur. Për këtë arsye Fuqitë e Evropës e patën halë në sy jo vetëm lëvizjen e Haxhi Qamilit dhe Esat Pashën, por e panë me dyshim edhe Ahmet Zogun, mbretin e vetëm mysliman të Evropës. Vetëm Stalini, i cili instaloi në pushtet Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, (lexo librin e Enver Hoxhës, “Me Stalinin”) është treguar dashamirës me myslimanët shqiptarë në shekullin e XX-të.

Tani duke ju kthyer shkrimit të Mustafa Nanos, i cili më quan “militant mysliman” (militant në cilin sens? Me pushkë, apo me penë?) dhe më thotë “Mjaft tani, mjaft, me këtë spekulim!”, kur unë them në shkrimin tim të mëparshëm “shqiptarët, [që] nga Kosova [e deri] në Konispol, janë dërrmueshëm myslimanë”, mua më duhet të them që nuk kam sesi të hesht. Ashtu sikur Mustafai nuk pranoi të heshtë kur Moikom Zeqo i kërkoi që të mos shkruaj më për Skënderbeun, edhe unë si historian, por edhe mysliman që jam (dhe besoj se Mustafai do më falë në këtë pikë, domethënë që jam mysliman) nuk mund të hesht së theksuari që shqiptarët janë me shumicë myslimanë, dhe si pasojë edhe Shqipëria është një vend me shumicë myslimane ashtu sikur Pakistani, Malajzia, Indonezia, Egjipti etj.

Edhe pse ky fakt, domethënë që Shqipëria është një vend me shumicë myslimane dhe në statistikat fetare botërore, por edhe nga vetë Papa renditet me Pakistanin, Malajzinë, Egjiptin etj., acaron shumë anti-myslimanë shqiptarë me në krye kryeministrin Edi Rama, unë mendoj se shkencërisht dhe statistikisht është i vërtetë. Islamofobët shqiptarë nuk duhet të mërziten nga ky fakt. Ndërsa kryeministri Rama nuk e lejoi Papën ta theksojë këtë fakt gjatë vizitës së tij në vitin 2014 dhe i tha që jemi vend evropian, sërish faktet janë fakte. Shqipëria, ashtu sikur edhe Kosova, janë dy vendet e vetme myslimane të Evropës (pasi Bosnja nuk ka aq myslimanë sa ne) dhe ne duhet të jemi krenarë për këtë fakt dhe të mos kemi komplekse inferioriteti.

Sipas censusit të vitit 2011, edhe pse Nano e vë atë në dyshim, njerëzit që u deklaruan myslimanë në Shqipëri janë mbi 58% e popullsisë. Kuptohet që nga koha e Zogut, kur shqiptarët ishin 75% myslimanë, censusi i vitit 2011 tregoi se që prej rënies së komunizmit (i cili e ngriu identitetin fetar) myslimanët shqiptarë kanë humbur rreth 17% të numrit të tyre. Domethënë, pak a shumë rreth 350.000 myslimanë shqiptarë nuk janë më myslimanë. E ndoshta edhe më shumë se kaq. Ky është një realitet i dhimbshëm dhe i frikshëm për ne myslimanët shqiptarë, por i vërtetë. Ne myslimanët jemi specie në zhdukje. Po zhdukemi dhe po tkurremi në Evropë, por shyqyr Allahut, sot nuk po na dëbojnë sikur na dëbuan pas Kongresit të Berlinit e deri në Luftën e Parë Botërore kur rreth 5.000.000 myslimanë u dëbuan dhe u vranë në Ballkan dhe Kaukaz. Sot jetojmë në kohë paqeje dhe që pas luftës së Kosovës nuk po na vrasin më sikur na vranë në Srebrenicë dhe gjetkë. Perëndimi i madh që “i qofshim falë”, po na zhduk në mënyrë të butë. Duke na asimiluar nëpërmjet emigrimit, duke na pakësuar nëpërmjet planifikimit familjar, varfërisë dhe izolimit, duke na konvertuar në katolikë, orthodhoksë, dëshmitarë të Jehovait, mormonë, protestantë, ateistë dhe kështu me radhë, duke na sharë dhe etiketuar si terroristë, ekstremistë, barbarë, talebanë, duke shpikur xhihade dhe duke na hedhur nëpër zjarre dhe konflikte, e kështu me radhë, duke bërë sytë qorr kur qeveritë tona në Tiranë dhe në Prishtinë, braktisin laicizmin dhe kthehen në qeveri teokratike katolike dhe mësojnë fëmijët tanë nëpër shkolla që ne nuk jemi myslimanë, por katolikë dhe që simbolet tona kombëtare janë katolikët, Skënderbeu dhe Nënë Tereza etj. Por kjo është një zhdukje e butë dhe e pranueshme, apo jo?

Që shqiptarët myslimanë po zhduken në mënyrë graduale, këtë e di edhe bufi. Unë vetë kam parë priftërinj katolikë shqiptarë në Kanada me emrin Qerim. Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, nga mysliman është konvertuar në protestant dhe kur erdhi Papa në vitin 2014 ne pamë me sytë tanë përpara kamerave sesi shumë myslimanë shkonin te mesha e Papës për të ngrënë bukën e Krishtit nga duart e priftërinjve duke shpalosur konvertimin e tyre në katolikë dhe duke lënë kështu fenë e familjeve të tyre. Në anën tjetër, në fillimvitet 90’ me mijëra shqiptarë fukarenj që emigruan drejt Greqisë, Italisë dhe krejt Perëndimit, për të përfituar leje qëndrimi ndërronin emrat dhe fetë e tyre dhe nga Luan bëheshin Kostandin, nga Mustafa bëheshin Massimo. Në Kanada unë kam parë myslimanë me emra Mero dhe Hasan që kur regjistroheshin si azilkërkues, gënjenin e thoshin “jemi katolikë” (kohët e fundit pretendojnë se janë homoseksualë, pasi e kuptuan që katoliku nuk ha bukë në Kanada) me shpresë se duke u deklaruar katolikë, ateistët dhe protestantët kanadezë do besonin më kollaj rrenat e tyre për të marrë leje qëndrimi.

Shumë nga këta ish-myslimanë sot janë bërë për njëmend katolikë dhe ortodoksë, ndërsa një shumicë edhe më e madhe janë fare të pafe dhe nuk e kanë idenë as të Allahut dhe as të Jezu Krishtit.

Por edhe pse ne myslimanët jemi tkurrur dhe jemi specie në zhdukje, unë nuk mund të bie dakord me shkrimin e Nanos i cili këmbëngulte që në Shqipëri nuk ka as 57% myslimanë, pasi sipas tij një mysliman i vërtetë është ai që rreh gratë, kërkon të sundohet nga sheriati, apo do të shkojë dhe luftojë për ISIS-in. Kur lexova këto pasazhe të Nanos fillova të qesh me të madhe. Nuk e di nëse jam gabim apo jo, por mendoj se Nanoja është shumë i influencuar nga gogoli i terrorizmit islamik të krijuar nga Perëndimi, i cili Islamin e trajton si një fe kokë-prerësish idiotë të cilët rrinë gjithë ditën me syhapur duke pritur që të shkojnë në bordello me hyrrijet e xhenetit. Këto fantazi që shpiken nëpër studiot e Hollivudit dhe nga spindoktorët amerikanë të xhihadizmit islamik, nuk janë konstantet që e bëjnë dikë mysliman. Mysliman është çdo njeri që thotë jam mysliman. Secili individ që në censusin e vitit 2011 e ka deklaruar veten e tij mysliman është mysliman. Nga këta afro 2 milion e kusur shqiptarë të deklaruar si myslimanë shumica dërrmuese nuk di asnjë sure Kurani, nuk ka shkuar asnjëherë në xhami, pi raki dhe ndoshta ha edhe mish derri. Ka nga ata që ndoshta nuk dinë as se kush është Allahu dhe Muhamedi, por dinë se kush është Majkëll Xheksoni dhe Skënderbeu. Por për sa kohë këta njerëz besojnë dhe deklarojnë se janë myslimanë, ata janë myslimanë, dhe ne nuk sillemi dot si xhihadistët e ISIS-it dhe t’i deklarojmë qafira–infidelë dhe t’i ekskomunikojmë nga Islami, meqë ata nuk përkojnë me skemat islamofobike perëndimore, të cilat myslimanët i tregojnë si njerëz të sëmurë mendorë dhe seksual, që duan vetëm gjak dhe seks, që besojnë një sheriat të cilin spindoktorët e Perëndimit e tregojnë sikur të jetë një ligj sikur Kanuni i Lekë Dukagjinit në fuqi të 20-të, dhe që pasi lexojnë Kuranin u erren sytë dhe duan të vrasin të gjithë qafirët e dynjasë.

Myslimanët nuk janë të këtillë dhe për më tepër shqiptarët myslimanë, i dashur Mustafa, janë të një lloji tjetër. Ata janë sikur të gjithë myslimanët, të krishterët dhe gjithfarë njerëzish të botës ku ne jetojmë. Janë njerëz. Hanë, pinë, mendojnë, lindin dhe vdesin. Falen dhe mëkatojnë mbi këtë planet që ka krijuar i madhi Allah. Qenësia e shqiptarëve me shumicë myslimane, dhe të qenit të Shqipërisë një vend me shumicë myslimane nuk përbën asnjë problem dhe unë të sugjeroj që ta pranosh këtë fakt pa frikë dhe bezdi. Ti nuk duhet të frikësohesh edhe kur myfti Muhamed Sytari e përmend këtë fakt. Ky fakt nuk është thirrje për luftë, por është statistikë dhe forcë potenciale votuesish në një demokraci parlamentare.

Myslimanët shqiptarë në përgjithësi, sikur edhe shqiptarët e tjerë janë njerëz të mirë dhe paqësorë. Myslimanët që janë shumicë, i japin ngjyrim të veçantë Shqipërisë dhe shqiptarëve, Kosovës dhe kosovarëve. Kuptohet që 58% myslimanët e Shqipërisë nuk janë njerëz me pushtet sikur janë 55% myslimanët e Malajzisë, të cilët kanë ndërtuar një shtet më modern, më të drejtë dhe shumë më të mirë sesa Shqipëria e cila sundohet nga hajdutë jo-myslimanë. Por faj për këtë nuk kanë myslimanët e Shqipërisë, por sundimtarët tanë euro-amerikanë./dritare.net

Share This Article
40 Comments
  • Po shqiptare, sa % e popullsisë janë?Beni hesapet e ndarjes se popullsisë sipas besimit fetar.pse nuk i bëni sipas kombësisë:Kam lexuar se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Po ti Mut Nano si e ndjen vehten me kete përcaktim monumental?Sigurisht ti je skrapardhi.Mos te ka zene nena ne ndonjë teqe,si baba Mondin?Turp qe i fryni zjarrit te përçarjes.

    • Per cfare te duhet kjo shumice myslimane o pjelle e hotdhive otomane?Me keto derrdellitjet tuaja,a nuk po beni percarjen e popullit shqiptar?
      Besoni ne cfare te doni,por mos beni propogande jashte mureve te xhamive e vetes tuaj!
      Bota nuk ndahet sipas feve,por sipas kombeve e shteteve!
      Secili te besoje apo te mos besoje,por jo kete ta ktheje si arme kunder te tjereve per te ushtruar terror psikologjik e me teper!
      Feja nder shekujt ka nxitur luftra,ka djegur ne turren e druve shkrimtare e shkencetare te medhenj,pra nuk ka luajtur ndonje rol pozitiv ne zhvillimin e njerezimi,por ka bere te kunderten!
      Edhe sot rreziku me i madh i njerezimit jane luftrat fetare!
      Ja pra sa drejte e ka patur Enver Hoxha qe i zhduku fete!
      Shporruni,o turkoshake te mallkuar,mbeturina te otomaneve fondamentaliste te para 500 vjeteve!

    • Ti je nje armik i hapur i Shqiperise,o mysliman terrorist dhe per kete meriton perbuzjen me te madhe te gjithe shqiptareve!
      Ti je nje kerme e paguar nga fondamentalistet e ISIS-it qe te nxitesh percarjen dhe vella vrasjen midis shqiptareve!
      Kjo qe predikon ti,o xhahil turkoshak nuk eshte feja islame,por terrorizmi i fshehur pas islamizmit!
      Myslimanet e vertete duhet te distancohen urgjentisht nga kufoma jote dhe ti duhet te kallzohesh penalisht per nxitje te urrejtjes fetare ne popull boterisht!
      Ne Shqiperi jetojne shtetas shqiptare dhe jo fetare!
      Feja eshte besimi shpirteror i secilit qe nuk ka nevoje te ushtrohet ne publik duke kercenuar shtetasit e besimeve te tjera!
      Ja sa gabim ka vepruar Rama qe u dha para nga buxheti i shtetit feve dhe per me teper u fali edhe token per ndertimin e xhamise ne Tirane!
      Ja ku te con populizmi fetar:NE PERCARJE DHE URREJTJE MIDIS POPULLIT!

    • Pervec se percarjes se popullit dhe nxitjes se luftes vellavrasese ne Shqiperi,per cfare tjeter duhet kjo zallamahi fetare,qe cdo dite po behet gjithnje e me e rrezikshme?
      A e kupton kryeministri Rama se nisma e tij,se ky vit viti do jete viti i Skenderbeut,pesoi nje deshtim te plote qe pa filluar pune qeveria e re?
      A e kupton Rama se kjo eshte jo vetem fillimi i kryengritjes kunder figures kombetare te Skenderbeut,por sidomos per dhunimin e plote te historise se popullit tone!
      Kush jane keta bastarde si ky Sazexhiu i Stambollit qe na ben thirrje per lufte fetare dhe te rishikimin e historise tone mbi baza fetare?
      ZJARR,MBI TERRORISTET ISLAMIKE sa pa na vene zjarrin ISIS-i!
      Ky eshte nje skenar ogurzi,se pas fashitjes se luftes ne Siri,terroristet islamike si duket po punojne per nje lufte tjeter ne Ballkan,prandaj ne Kosove dhe Shqiperi,ka kohe qe po bien kambanat e alarmit,por shteti nuk po i degjon!
      Tek ne dihet se SHIK-u ka kohe qe nuk punon per Shqiperine dhe Rama hesht!

    • ty robt ty dhe këtij islamistit të qelbur po ashtu!!
      pena i hyftë në bythë a në sy më mirë!!
      koburja idiote e erdoganit,i përgjigjet muç tarallakut!!
      nuk mund të diskutohet me ju,nëse nuk jeni i njëjti person!!

    • Sipas llogjikes se ketij otomani antishqiptar i bie qe ne bote nuk ka qytetare dhe shtetas,por fetare,pederaste,prostituta,tullace,pordhace,hajdute,vrases etj,etj!

      Pastaj del ndonje truthare tjeter dhe thote se bota duhet ndare sipas profesioneve,dikush tjeter sipas rracave,ngjyrave te lekures,deshirave seksuale etj!
      Kulmi fare eshte kur te thone homot se ne jemi SHUMICE ne bote,prandaj duhet te vendosim ne se cfare te behet!
      Ketu te cojne pordhet kriminale te ketij terroristi qe del hapur si kriminel,por shteti hesht!

  • me thene te drejten, shumica jane ateiste dhe do shtohen akoma se feja dhe intelekti dhe shkenca nuk tkurren por zgjerohen. Boll e bete kete teme ceshtje publike. esshte thjesht ceshtje personale. respektoni tjetrin beson apo nuk beson. secili ka mendjen e tij. se sa per fe, nuk i dilet muhabetit, pse jo katolik por ortodoks, pse jo bektashi e jo evangjelist apo myslyman.. gjeni ju si fetare njehere gjuhen e perbashket se secili po monopolizon besimin dhe pastaj debatoni per fene me shkencen. se po qe puna per besim, ishte mire Zeusi i te pareve tane! Mos harxhoni kohe me karshilleqe dhe sherre, gezoni jeten dhe ndihmoni njeri-tjetrin sepse miresia eshte brenda njeriut dhe nuk eshte e thene se vjen nga lart. Dite te mbare dhe pini nga nje kafe dhe bisedoni si miq dhe mos beni debate qe ndajne sepse askush nuk e ka monopol te verteten.

  • Ne fillesen e ndryshimit te demokracise.I madhi Kadare bani thirrje:Duhet te kthehemi ne origjine.Sot asht e drejte e cdo shqiptarit te kthehemi ne origjine.Aty ku fillon gjeneza me kristianizmin dhe pike.
    Shenim:
    Ky Mustafa i Nano-s me ngjan paksi psikopat ne cdo foto qe paraqitet.Nuk e them per ta ofendu.Po vertet me ngjan.Nuk asht faji tije por si produkt i trunit ndikon ne fizionomin e surratit.

  • Nese do te merren per te mireqena trillimet e Jazexhiut duhej ti binte qe per myslimanet nuk do te mjaftonte sheshi Skenderbej per lutje. Militant nuk eshte e thene te jesh i penes apo i pushkes por edhe i triilimive, ngaterrimeve te qellimshme historike. Edhe negacionistet e mbajne veten per historiane por europa dhe bota i kane hedhur ne koshin e plehrave. Te thuash qe Skenderbeu paska vrare myslimane shqiptare kalon edhe caqet e absurdes e jo me te fakteve historike. Provo te thuash ne Turqi se Ataturku eshte shqiptare e do ta shohesh se si do te te “perkedhele” Erdogani.

  • Do ti themi kti Olsi Jazexhiut,kur eshte bere rregjistrimi sipas besimeve ne Shqiperi.Kjo shifer ka ngelur ashtu sic e ka shkruar vllezerir tuaj turq.Dhe asaj i mbahen turqit shqipfoles.Pse u fute Kreshnik Spahiu per ta penguar rregjistrimin sipas perkatsis fetare te cilen edhe ja arrite,pervecse raportet do ndryshonin.

  • DEBATET E NANOS DHE JAZENXHIUT JANE DEBATE TE ATYRE TE CILET NUK E NJOHIN HISTORINE E NJEREZIMIT,NUK KANE DIJENI MBI FILOZOFITE BOTERORE,SENSIN DHE PROGRESIN E TYRE DHE NUK ASIMILOJNE DOT PRODUKTIN SHKENCOR.
    NJEREZIMI NUK ESHTE HISTORIA E TREMIJE VJETEVE TE FUNDIT DHE BOTA ESHTE SHUME E MADHE PER TRURIN E VOGEL TE JAZENXHIUT SI EDHE TE NANOS ME GJITHE RIMORKIOT E TYRE.

  • Mos i jepni rendesi ketyre budalliqeve qe flet ky. Na i beri fene te trashegueshme me ADN. E thjeshte shqiptaret edhe njehere po tregojne qe me vendosjen e emrave jo myslimane qe po ndahen nga Lindja. Hapi tjeter masiv eshte kalimi ne ateiste ose kalimi ne katolike. Une jam gati te behem katolik pasi nuk ndjehem fare mysliman ashtu si Skenderbeu 500 vjet me pare. Imponim nga turko arabet jo me, e ardhmja jone eshte drejt perendimit

  • Olsi,
    Kot i bini legenit. Ne Europe nuk ka pasur kurre myslymane. Shqiptaret para perandorise otomane ata pak qe ishin ishin thjesht katolike ose shume shume ortodokse. E kthyen fen kur erdhi Turku se i joshi me me pare , e i premtoi pushtet dhe toka. PAs pushtimit turk ka shume mundesi qe turqit te kene sjelle kolone ne tokat e sotme te Shqiperise dhe keto grupe u quajten me vone shqiptare. Ky fakt tregon edhe nje here karakterin e dobet te shqiptareve qe ndruan fene per pasuri. Edhe Greqia e Serbia e te tjere u pushtuan per shume shekuj nga turqit por fene nuk e ndruan. Vetem shqiptaret , kosovaret dhe bosnjaket e ndruan. Maskarallek historik por s’ke ci ben. Personalisht jam laik , feja sot eshte thjesht ideollogji, besimi eshte dicka tjeter , dicka e thelle shpirterore. Por duhet te them qe feja islamike me “ngre nervat ne pike te fundit” . Por kjo eshte tjeter mesele….

    • ateist

      duet te kesh parasysh qe Shqiperia asnjehere seshte pushtuar nga Turqia
      Ajo este Pushtuar nga ushtria Islame qe ne ate kohle ka qene Perandori me shtrirje nga Kina deri ne Viene

      Vetted Power House ka gene ne Stamboll
      (Porta e Larte)

  • Deri ketu jo Dita.
    Une jam gjithmone per debat pa censure,por ama brenda llojit te qenieve njerzore.
    Kjo specie isisi-por qe i pelqen qe ti rrine gjithmone mullaqet ngrohte,pa levizur nga shilteja,eshte nje lloj qelbesi,qe vazhdon te zvarritet nga varrezat e mesjetes se pushtimit,drejt qyteteve tona.

  • Une jam devolli dhe biond me sy boje qielli.
    Flas shqip dhe jam krenar qe jam shqiptar.
    Ti kalon nga devolli e vjen e broçkullit qe mqse ca fshatra kane emra sllave ne qenkemi me gjak sllav.
    Maskara qe nuk je gje tjeter.
    Devolli ka histori mijra vjeçare , por ti injorant zemerzi antishqiptar, hedh balte mbi nje popull puntor e trim, qe tere jeten ka luftuar per lirine e diturine e Shqiperise, e nuk ka folur kuurre gjuhe tjeter perveç shqip.
    Ju shofte emri, qe po doni te perbaltosni tere Shqiperine me antishqiptarizmat tuaja.
    Por iku koha kur , si greku qe masakroi Papa Kiço Negovanin qe u mesonte gjuhen e nenes , shqipen , femijve, te kemi frike.
    Nje nga nje do tju qerojme, mos kini frike, moralisht, jo fizikisht, mgjse e meritoni.
    Prandaj e quani kriminel EHoxhen, se u tridhte vetem po te kuptonte se ç’mendonit, jo me te hapnit gojen.
    Tradhetar I felliqur

  • Me vjen vertet keq qe nje i ri si ky Jazexhiu qe pati shans te emigroje dhe ne Kanada, nje vend i madh me shume mundesi, por qe fatkeqesisht, nga paaftesia e tij, per te fituar kafshaten e gojes perfundon ne nje mercenar antishqiptar te islamit radikal politik. Turp edhe per ata me nder me thanshin gazetare, qe dhe ata per te fituar ca para me shume, ftojne ne studio njeres te tille, qe perbuzin dhe sulmojne hapur Shtetin Shqiptar dhe Shqiptarine pa pa u tutur fare! Pale te degjosh dhe denglat e tyre, si te ketij Jazexhiut qe “jam historian”, “e kam bere shkollen ne Kanada”! Ky te kujton gjithe ata sharlatane me diploma te blera apo fallsifikuara qe mundohen te vjedhin fakiret me mashtrime apo shpelarje truri.

  • Olsi pyete tet’ate pse ta vuri emrin Olsi , e jo Mah-mut . Po meqe te ka ngel peng per toponimet sllave , e shumta si mix ” milet ” qe na prezantohesh , pse s’ta vune Liubomir apo Zoran e ku ta dime ne . Apo ti e zbulove i pari ne fshat se kujt etnie e feje i perkisni . Je ngaterruar ca si shume me historiografine . Je krejt siperfaqsor , dhe nuk shpjegon as abc e perandorive e te influences qe kishin . Toponimet Jane gjeja me e zakonshme e pushtimeve , sidomos kur ato durojne ne shekuj . Sepse fjala vjen vetem ne Pak vite te pushtimit italian , dhe ketu ngelen emertime siç i quante ushtria italiane . Po kjo eshte marrezi te thuash qe ketu paskan jetuar edhe italiane vendas . Se i bie more Olsi qe pushtimet e medha te Romes antike , Kane lene mjafte emertime ne Egjipt , Tunizi , ne Turqine e sotme , etj . Po kjo nuk e ka ndryshuar gjenezen e ketyre vendeve . Dhe mqs hobia jote shkon te feja islame ne Shqiperi . Do besoja ne nje muliman te vertete , Nese do fliste me argumentet e fese . Po ti ke kakuar çdo parashikim . Tani ma nxorre Stalinin si dashamires te muslimaneve . Atehere ti je dy Here hipokrit . E para se ne ate islamin tend , ateisti , qe eshte Stalilini , eshte armik heretik . Qe ne kuran duhet edhe eliminuar si i pa fe . Dhe je hipokrit dyfish , sepse ideologjia staliniste ne kete rast , luften me te madhe e perqendrontekundrejt fese . Po si mund te ishin Enveri dhe Stalini me te drejte me fene islame ? Ti je ne rregull apo mjafton te flasesh , se ndonje injorant do besoj . Enveri gjene me anti muslimane qe beri , ishte civilizimi i ketyre shallvareve qe endeshin rrugeve me balte te ketij vendi . U hoqi veshjet orientale te atij islamit makaber qe ti e proklamon si shpetim . I vuri njerezit te jetojne si Europiane , jo si Jemenite apo saudite . Po nga e gjete kete tjetren , kush thote jam musliman qenka musliman . Po eshte shume e trashe kjo . Atehere une mjafton te them qe jam kinez , dhe u krye . Keshtu ? I gjeni interpretimet si tu vije situata . Per Skenderbeun nuk do flas . Ai esbte aty si mbrojtes i Arberoreve , prandaj edhe e sulmoni . Eshte si muret e Kostandinopojes . Qe sulltani insistonte ne nje pike per te çare fortesen . Nuk e dinim qe ishe kaq i ceket ne arsyetim . Thua qe muslimanet Jane persekutuar e vrare nga Skenderbe ” lugati”. Po nuk na thua keta otomanet erdhen si turiste deri ne Adriatik ? Ja e pranuam qe ndikimi otoman u konvertoi fene e shqiptareve . Dhe ashtu duhet te jete . Po nuk na thua çfare feje besonin shqiptaret gjate perandorise Romake , e me pas asaj bizantine . Apo keta banore qe nga lindja e krishtit , duhej te prisnin 14 shek per te pare fene e tyre . Po ku i studiove keto xhevahire ? I quan njerezit leshko qe s’kuptojne aspektet me minimale te jetes . Domosdo . Ka edhe nga ata . Dhe i keni çuar ne thertoren e Asadit . Po keta enuket ketu ishin kur serbi u ra vellezerve ” muslimane ” . Pse ne Irak , Siri , çoni truthare , medemek per te ndihmuar muslimanet . Po edhe ne Kosove kishte te tille . Por jo . Ne nuk na intereson Kosova . Vetem nje idiot nuk e kupton qe ketu hidhet para per ta zhbere historine dhe identitetin . Dhe ne kete pike zhduken ndasite . Ju beheni bashke , Arabe , Turq , Ruse , Serbe , Greke , Maqedone , e gjithfare . Te Tilla teza as akademiket me radikale ne vendet e siperpermendura nuk i Kane bere ne kete forme . Tani po dalin ca Krasniqe e Jazexhinje , qe me anadollaket e tjere , Jane gati te ndryshojne edhe teorine e relativitetit . O zot ! Meshiroi per injorancen qe Kane .

  • More jazexhi! Pse shperndan helm per ndergjegjen e ndjenjat kombetare te qytetareve? Sa te kane paguar per te bere kete pune?Se pari asgje nga c’propagandon ti nuk eshte e vertete. Pa studime historike,arkeologjike ,etnokulturore antropologjike .rracore etj. pa fakte e prova ,del e ben insinuata majtas e djathtas.Nuk nxirren konkluzione thjesht me pershtypje personale.Jane ceshtje delikate keto , nuk besoj se mund te trajtohen kaq lehtazi sic beni ju gazetaret, hidh e prit ndaj njeri tjetrit.Po nivelin kulturor te shtresave te ndryshme te popullates e mbani ne konsiderate? Shqetesimet tuaja per ceshtjet qe shkruani , nuk rezulton t’i kene perfaqesuesit zyrtare te fese, poltika zyrtare dhe elita shkencore e vendit madje as qytetaret. Qofsha i gabuar, po nese eshte halli per te shitur gazeten dhe per te fituar honorarin. harram e paci!

  • Ky personazh grotesk mer vesh nga historia sa peshqit e Devollit.
    Abuzon me pershtypje udhetimi duke i shitur si konkluza shkencore,pjese te lexuara aty ketu duke bere nje lidhje te gjithe kesaj corbe dhe penetruar ne mendjet e thjeshta njerezore si rezultat i paditurise. Qendrestar ne ato qe thote duke i artikuluar me qetesi per ti paraqitur te verteta katrauren qe thote para njerezve, duke synuar temat pikante dhe pjeset me te ndjeshme ne menyre qe te kete akses ne shtyp dhe ekrane. Si ka lene gje babait qe ishte sekretar i byrose se Partise ne Shkollen Skenderbej.
    Dhe plesht ka kuraje te shaje Gjergjin!!
    Dhe ke? Njeriun me gjigant qe ka nxjere ky vend qe dhe ne ditet me te zymta i beri balle me kuraje te pashoq perandorise me te eger dhe me barbare duke thene ne menyren me te lavdishme se sa vlere ka dinjiteti njerezor dhe LIRIA para neneshtrimit dhe skllaverise si ky rob i nje besimi qe eshte ngritur mbi nje hic, rojne me frike nga nje hic(Zot), dhe thone fjale te qe s’thone asgje.
    Kuraje ka dhe budallai po ka dhe mercenari.
    Mercenari qe ka peng gjenetik per regjimin mizor te dylbereve.

  • Ceshte ky idiot! Duket qe nuk ka lexuar asnje liber shkencor per prejardhjen e shqiptareve! Dhe ato libra qe i ka lexuar i interpreton sipas ideologjise se vet duke na poshteruar pa iu nxire faqja dhe ne, shqiptaret, i leme ketij idioti perseri vend ne gazetat e portalet shqip! Keta kriminel ideologjik te njejte si komunizmi, duhen zhdukur nga faqja e ketij vendi! Ne qenkemi popull i mbledhur, por sesi flasim te njejten gjuhe e kemi zakone te perbashketa ketij idioti nuk i intereson! I intereson vetem ideologjia e vet osmano-arabike! Jashte nga Shqiperia qen!

  • Olsi , une jam ai qe te kam prishur i pari ne bythe kur ishe shume i vogel, fatkeqesisht ti e vazhdove pastrimin e bythes deri me sot, por aktualisht mora vesh qe t’u dikush te paska pallu edhe trute, nuk e dij duke te dhene pare apo thjesht duke te pare si njeri te dobet te kla shfrytezu, gjithsesi nuk behem pishman qe te kam zhvirgjeruar na prapa.

  • Pirdh te shfryhesh o muslimani i skopitur me emrin Olsi.
    Musliman Olsi!!!!
    Ku e gjete kete shifer qe ju wrnkeni shumice?
    Shumicen shqiptare e ka vulosur Enver Hoxha,qe i beri te gjithe muslimanet synet dhe i beri lakuriq nga besimi fetar.
    Ne shqiperi 70 % e popullit jane te pa fe,dmth te pa fe.Kusurin ndajeni ju fetaret e perveluar,me allahun ne krye me qe ai u paska krijuar.
    Me aedhka keq per ty se qenke cun i ri dhe per cudi jetoke ne Kanada.Kush e di takohemi ndonje here mua me ke ne Port Credit.Hajde pime nga nje dopio raki Skrapari me kokla mish derri te skuqura.
    Do kenaqesh,besome mua.

  • MUXHAHEIDINIT TE RUDINA XHUNGES !

    Sepse e paska botuar ne faqen online te saj, trimereshes me xhunga ne shpirt.
    Me qe na trembe me njohurite tuaja te gjeografise shqiptare, ja te ta plotesoj une ate pjese te fshatrave te Devollit qe te mungon ne “suren” tende te peshtire:
    CCL
    ZIÇISHT
    VRANISHT
    VISHOTICE
    VIDOHOVE
    VERNIK
    TRESTENIK
    TREN
    SUL
    STROPAN
    SINICE
    SHYEC
    RAKICKE
    QYTEZE
    PROGER
    PONÇARE
    POLOSKE
    PILUR
    PERPARIMAJ
    NIKOLICE
    MIRAS
    MENKULAS
    MANÇURISHT
    KURILE
    KUÇ
    KOSHNICE
    KAPSHTICE
    HOÇISHT
    GRAPSH
    GRACE
    GJYRES
    FITORE
    EÇMENIK
    DOBRANJ
    ÇIPAN
    ÇETE
    CANGONJ
    BUZLIQEN
    BRADVICE
    BRAÇANJ
    BORSH
    BITINCKE
    BILISHT
    BICKE
    BABAN
    ARREZ, keto jane 45 fshatrat e Devollit, dhe siç mund te shihet ne shumice jane emertime shqiptare.

    Une nuk kam ndermend te humbas kohe me pallavrat e “shqiptareve” te sallatizuar, siç na paragjykon ti, or bythezi nga Afganistani, sepse edhe te tille kane ardhur mes shekujsh ne Shqiperi, por do te te permendja studimin e DNA-se se popujve europiane, perfshire edhe Shqiperine, te realizuar pak vite me pare nga BE-ja.

    Dhe e di se ç’tregojne rezultatet, qe jemi ne mos me i vjetri popull ne europe, nder me te vjetrit, me vend-ngujim me me shume se 15 mijevjeçare.

    Andaj ha mut sa te duash me ate gojen tende te kuranizuar, sepse nuk mund te ndryshosh historine, duke quajtur shkrimet e shenjta, Biblen, nje perralle.

    Shqiptaret para pelegrinimit te Shen Paolo, ne trevat ballkanike, ishin pagane. U konvertuan ne te krishtere, krishterim qe e mbajten gjalle deri ne ditet e sotme, pavaresisht terrorit dhe vrasjeve te sulltanateve te turnit, qe me forcen e bukes se gojes, detyruan shumicen e popullsise se ngelur, pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, te muslimanizohej.

    Aq “fanatike” te muslimanizuar kane qene shqiptaret, sa benin shkusi edhe me te krishtere katolike e ortodokse, ne te kaluaren.

    Sepse ne fund te fundit, jemi te gjithe, natyrisht duke perjashtuar sorollopin tend xhihadist, shqiptare.

  • Komunitetet fetare detyrimisht duhet te shperndajne nje lloj karte anetarsije dhe te jete e regjistruar ne nje regjister. ky veprim tregon pastaj per numrin e sakte te besimtarve- tek cdo kishe e xhami hapet data e regjistrimit dhe besimtaret shkojne prer te marre karte-antarsije….tung

  • Hipokrit I ndyre.tipik islamik. vetviktimizohet.po c pune ke ne Kanada ore plehre meqense perendimi I keq po punon per eleminimin e muslimaneve?ju islamimiket mund te zgjidhni nje nga 57 vendet islamike me te cilat ndani te njejten kulture gjuhe dhe fe.apo ju pelqejne paret e qafirave ee??bajge e bajge.

  • Pse po c”fryen e inatosen te krishteret shqiptare me komentet e mesiperm ??? Pse z, Olsi ka thene nje te vertete te madhe ??? Se renia e perqindjes se popullsise muslimane ne distancen kohore 1930 e deri me sot eshte 17% apo me teper ??? Nje vertete e hidhur per ne muslimanet e nje lajm i mire per ju te krishteret !! Sa kohe e shekuj kane kaluar nga luftrat e kryqezoreve ???? E pra ajo kohe po perseritet sot me tjeter morfi e sqarim !! Tashme ylli polar i nje partie te vetme ,nje ideollogjie te vetme eshte zvenitur deri ne shuarje e sot me teper se kurre kemi nje ideal te shperfyteruar ne Zot ,kemi nje fe ,nje misherim qe me te fuqishmit arriten te kthejne fene Muslimane ne shkaktaren e gjendjen kaotike sot ne krejt boten !! Me te drejte dhe z Olsi tregon dhe vlersimin qe ju be Mbretit Zog nga miqte e tij kur ra nga froni !! Tash me shkon mendja dhe tek i gjati yne Rama , Mos ai perkrahet nga Amerika ,Merkel etj se eshte i krishtere ??? Mos i merrni si lajthitje keto hamendje !! Shikoni qendrimin e Merkelit ndaj Turqise , Ne nje kohe denon pucistet e deshtuar ne tentativen per grusht shteti ne qershorin e vitit te kaluar ne te njejten kohe denon masat qe merr shteti turk ndaj ketij grupi e organizate te madhe me qender ne krejt europen ,Qysh nga viti i “mbrapshte ” i 11 shtatorit te 2001 lufta e kryqezoreve te krishtere ndaj popullates muslimane ka filluar ! Ne per vet pozicionin gjeografik jemi te destiniuar pas dhjetrave e dhjetrave viteve do te jemi nje komb unik me perqindje 98 ,99% te krishtere !! Une per fatim tim s”do te jetoj kaq gjate e do te vdes e qete e Muslimane !!!!!

  • O K…r se sdu te permend as emrin, o plere ku i gjeni keto dopjo perralla per shqiprine dhe shqiptaret se na paskan ndihmu turqit te perhapem brenda tokave tona. O rrota e K…it , o mut bastard ,qe na detzron te tregojme anen tjeter tonen, kur prballemi me plera si puna jote…..Po coj femrat e shpise ne Kine se mbase na ndihmon te rrisim pupusine dhe ta dedikojm ty o k…r në të ardhmen shumimin e popullsisë

  • OLSI JAZE – XHI shqip OLSI ME BOSHLLIQE TE RËNDESISHME (Turqisht ) E kjo smundë të quhet rastësi, kur dikush që trashëgon në GEN boshllëkun mundë të flasë me kompetenca për shqipërinë dhe shqiptarët. Ja pra pse themi që Enveri për shumë gjëra ishte më patriot se çdo shqiptar tjetër pas perjudhës së Skënderbeut,sepse këta tipa i gozhdonte nga koqet në murë , ose i tridhte në litar

  • o Vllai K…t . Greku e ka shkrujte historine si i dote trapi dhe ndalonte abetaren , Turku e shkruajti historine si i dote bytha dhe ndalonte abetaren shqip, vje ti Moter q…e sot e do te vazhdosh ca lane pergjysem ata ne 1912.Moter Q..i Gru q…i Rob q…i ,Ca quhet sot Kroaci , Mali zi, Shqiperi ,nje pjese e Bosnjes dhe e Serbise kane qene ILIRIA. Po se di shko pyt kockat e te vdekurve te tu qe i ke ne Turqi

  • edhe nje here per olsin.nga mbiemri dukesh elbasanlli.ke hyre ndonjehere ne lagjen kala?pjesa me e madhe kane qene dhe jane ortodokse.madje ka patur dhe kishe.cudi, kshe ne nje kala mesjetare te ndertuar nga turqit.ne fakt myslymanet mbeten jashte kalase.e di pse?kane qene hekurpunues te mire.nga mbiemri i tille me dukesh.

  • Ky olsi ka marre rolin e lidershipit shpirteror te tij, Usama Bin Laden. Mesa kuptohet ky personazh nuk i hyn ne pune asnjeriu. Here ben si europian, me pas si osman, here thote se shtetin shqiptar e krijoi perandoria osmane, pastaj harron cfar ka thene me pare dhe ne nje emision tjeter thote se shqiperine e krijuan fuqite e medha europiane. Me pas thote skenderbeun e krijuan europianet ne shek e XX, dhe se ai ishte terrorist. Si osmanolog duhet ti faktoje ato qe thote per skenderbeun, pasi historite jane ngjarje e se shkuares,luftera e beteja,leterkembime autentike,etj (jo propagande fjalesh) qe nuk mbulohen apo devijohen dhe nqf ka fakte ti njerre qe ta njohin shqiptaret heroin e tyre imagjinar sipas olsit me fakte,pasi sipas versionit real zyrtar e njohim te gjithe qe skenderbeu ka lindur me Mat/Diber-Shqiperi (arberi-epir ne mesjete)ne vitin 1405 dhe per 25 vjet i theu turqit pothuajse ne te gjithe betejat per liri, ku raporti i luftetareve ishte gjithmone dyfish me shume i turqve apo ne disa beteja edhe 5 here me shume, me konkret ne rrethimin e pare te krujes me 1450 nga Murati II, cfare ndodhi? Per betejat e Albulenes dhe te dibres, e mbi te gjitha pabesia ne berat qe nuk u mohua kurre nga skenderbeu si nje nder humbjet me te medha te tij? Per betejen e vajkalit, te mokres dhe dy betejat e Mehmetit me 1467 -1468, e sa e sa beteja te tjera te zhvilluara ndermjet skenderbeut dhe turqve.Pra i bie qe skenderbeu qenka real dhe jo mit imagjinar, qe ka luftuar balle per balle me pushtuesin e si strateg e ka goditur edhe ne prita e mbas shpine mbasi luftonte per vendin dhe token e tij dhe te pareve te tij. Sipas olsit i bie qe edhe Hitleri e Musolini qe ishin pushtues e kriminele te ishin te mrekullueshem sic thote ai per Sulltan Sulejmanin. Partia nazo-fashiste eshte nxjerre jashte ligjit ne gjermani e itali e denohet me ligj propaganda te tilla kriminale e keshtu duhet te ishte edhe ne turqi per propaganden otomane. Sa per mendimin e Mustafa Nanos ai nuk ka shprehur mllef apo indinjate si per skenderbeun ashtu edhe per osmanet, por jam me mendimin e tij se shume gjera per popullin nuk jane ditur qofte per skenderbeun ashtu edhe per osmanet,ndoshta edhe per te mos krijuar keqkuptime por qe kishte ardhur koha qe populli ta njohe ne realitet historine dhe Muci ka plotesisht te drejte. Pastaj edhe lideret e sotem turq jane te shqetesuar per krahasimin e perandorise osmane me turqine e sotme pasi vendet demokratike bejne shpeshhere krahasime midis asaj periudhe mizore me sjelljen here here te liderve te turqise moderne sot, kryesisht me popullin e tyre. Prandaj NE shqiptareve shume gjera na jane mbajtur sekret edhe ne kohet moderne. Eshte shume e rende dhe gjithe kete situate e krijoi komunizmi me ne krye enver hoxhen ku olsi thote se ai ishte i denjte per myslimanet athua se enveri nuk vrau dhe persekutoi edhe myslimane . Olsi mund te jete demagog e teolog, por kurre historian. Historia ka te beje me ngjarje te verteta dhe jo trillime,romantic, teologji, dashuri apo imagjinate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *