Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, i janë drejtuar së bashku Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet sot seanca e parë plenare për këtë legjislaturë.
Në hyrje të Parlamentit, ish-kryeministri ka komentuar praninë e kreut të PD-së, në këtë legjislaturë, si deputet.
“Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet. Ka qenë një gabim legjislatura e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, u shpreh Berisha.
Pas 4 vitesh mungesë, kreu i PD-së i rikthehet Parlamentit të Shqipërisë.

Une e di qe media do lajm, por kur pjesa me e madhe e nje populli e urren Sali Berishen per krimet qe u ka bere njerzeve dhe vendit te tij edhe media duhet te duroje pak per shqiptarizem. Duhet te vendos me seriozitet qe per nje kohe ta bojkotoje, deri sa ai te marri denimin per fajin qe ka bere.