Kurrë mos e harroni, pas ka lënë rasatin

anazapta

Iku more iku. Iku theu qafën.

E ka lënë zgjeben. Të pastrojmë vathën.

Iku more iku, jashtë ka lenë litarin.

Me kazmën në dorë, pret t’na bëjë varrin

 

Iku more iku, iku qoftëlargu.

Mbani sytë hapur, e kemi tek pragu

Iku more iku, përzumë malukatin.

Kurrë mos e harroni, pas ka lënë rasatin.

 

Iku more iku, Por prap’ e pret ditën.

Me zjarrin në dorë, të na zerë dritën.

Iku more iku, pronën na e ndau.

8 mijë shqiptarë, për atë i vrau.

 

Iku more iku, iku qafëthyeri.

22 vjet, s’u ngop së gënjyeri.

Iku more iku, këtë radhë s’i eci.

Dhe në botën tjetër, pas e ndjek Gërdeci.

 

Iku more iku. shkoi zullumqari.

Dhe në varr si ndahet, 21 Janari…

Iku more iku, i faltë Zoti shpirtin.

Me gërshërë në dorë, duke prerë shiritin.

 

Vargje të nënshkruara: Agim Jazaj

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *