Aksion për kapjen e te riut Ermirjon Nikja, 20 vjeç, banues në Don Bosko Laprakë Tiranë, i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”, i cili paraditen e sotme u arratis nga komisariati i Pukës.
Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.
Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje, në Komisariatin e Policisë Pukë.
Ndërko, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës.
Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje. Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.
