Aktorja e njohur Hajrie Rondo ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në Himarë.
Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, vetëm pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit.
Aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga Erion Veliaj ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme, raporton Newsbomb.
“I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë.
“Shiheni jetën me ngjyra”. Këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve.

Artiste dinjitoze, me role qe na kane mbetur ne mendje. Ngushellime familjes! Qofte e paharruar!
RIP
askush s’mund t’a kuptonte sedren e vjerres, se “turperuar” nga nusja “mekatare” ndaj “nderit”te djalit te vete si hajria . tendosja para zonjes kote, kur e pyet ne mos ishte marigoja me barre . shfryrja ndaj zonjes kote, kur e akuzojne “nusen”, se “hodhi” dobiçin ne ferre . ulerimen ndaj vangjelit, si “palo burre”, etj etj .episode te vetem atij filmi, do te mjaftonin, per te mos e harruar kurre kete shqiptare, me nje njohje fenomenale te psikologjise popullore . u prefshe e qete .
PERULJE RESPEKTE DHE NDERIM TE VECANTE PER ARTISTEN HAJRIE RONDO!