Albano Carrisi uron Ramën për fitoren

anazapta

Këngëtari i famshëm Italian Al Bano Carrisi ka qenë i interesuar gjatë gjithë kohës për mbarëvajtjen e fushatës së zgjedhjeve në Shqipëri, për shkak të lidhjeve të ngushta që ka më Shqipërinë. Madje më 22 maj, me rastin e 70 vjetorit te lindjes se tij kishte planifikuar te jepte një koncert në Sarandë, qytetin ku ka bërë shërbimin ushtarak babai i tij Karmelo, por për shkak të fushatës, e shtyu për mbas zgjedhjeve. Me rastin e 70 vjetorit të lindjes, Presidenti I Republikës Bujar Nishani e dekoroi Al Bano Carrisin me Urdhrin e Flamurit këngëtarin Italian. Në intervistat e vazhdueshme që ka dhënë këngëtari Italian, e ka vlerësuar Edi Ramën, duke ndjekur punën e tij si kryetari i Bashkisë së Tiranës, si njeriu që sjell ndryshimin.
Pikërisht në mbrëmjen e 26 qershorit, pasi eshte bindur per fitoren e koalicionit të majtë dhe liderit të Partisë Socialiste Edi Rama, Al Bano ka përcjell për të, këtë urim:
Të dashur vëllezer shqiptarë,
I dashur Edi Rama.
Uroj që në Shqipëri të ketë gjithmonë një rilindje të re.
Respektoj vlerën e zgjedhjeve të Popullit Shqiptar dhe i uroj Kryeministrit te ri Edi Ramës, të gjitha energjitë kulturore për të ndihmuar Shqipërinë të ndërmarrë hapat e duhur për të përmirësuar e promovuar një demokraci të shëndoshë dhe një mirëqenie të lulëzuar.

Lumturi!
Al Bano Carrisi
Celino San Marko 26.06.2013

carrisi

 

Share This Article
20 Comments
  • faleminderit miku yne te adhurojme ekstremisht je i pari qe na mesove se c eshte kultura perendimore dhe zeri yt brilant na beri krenar ,si mik si kengetar me fame e qe na drejtohesh ne me fjalen me fisnike vellezer mesazhi yt eshte me shume se mesazh i cili shpreh dashuri respekt mirenjohje dhe te jemi mirenjohes per jete vetem per urimin qe ijep kryeministrit tone qe e kemi pritur per 23 vjet resht faleminderit albano i dashur e te na behesh 100 vjet suksese miku yne

  • Ketu del madheshtia e kengetarit te madh Al Bano, nje mik i verte i shqiptareve.Ai e solli demokracine ne Shqiperi me Liberta, ka qene kaq i lidhur me vendin tone, per shkak te kujtimeve te te atit.Ai meriton nje bust te madh ne Tirane.
    Ishalla Zotit vjen per koncert ne Sarande, do te vij ta shoh, megjithese jetoj ne Athine

  • Del ne pah njeriu me kulture, Miku i Shqiperise dhe shqiptareve ne raste te tilla. E kam ndjekur kete kengetar te famshem me ardhjet dhe koncertet qe ka dhene ne Shqiperi.Ishte dhe mbetet i Madh si kengetar, si njeri, si mik.
    Di qe ka nje shoqate me emrin e tij ne Vlore dhe se ka ardhe disa here ne kete qytet.
    Hallall Al Bano Karrisi, shqiptaret e duan kengen tende.

  • Mua me preku xhesti qe ka bere kengetari i madh Al Bano dhe mendoj se do ta kishte bere per cilindo qe do te fitonte.Kjo sepse ai eshte mik i shtrenjte i shqiptareve, megjithese nuk e di, nuk e kam degjuar qe Berisha ta prese apo nderoje kete kengetar te madh.
    Nuk i ve faj se Berisha do cifteline dhe i vret veshin kenga italiane.
    Faleminderit kengetar i famshem Al Bano Karrisi, qe i do te miren Shqiperise.

  • Une jam e cmendur pas kenges se Al Banos.Ai mbetet i ri ne fizik, ne ze, ne virtytret qe percjell.
    Nese vjen ne Sarande, nuk do te pyes as per polici as per kerkend, do ti sulem ta perqafoj.
    Me besoni ju qe lexoni keto rrjeshta:E dua cmendurisht kengen e Al Bano Karrisit.

  • Albano eshte miku i vertete i shqiptareve, qe i do megjithe shpirt dhe gezohet per sukseset e tij.
    Keta qeveritaret tane jane syleshe, zene miq me para neper bote, per interesa e tyre, harxhojne leket e taksapaguesve shqiptare dhe nuk vleresojne kete mik te madh shpirteror, qe gezon e lumturon zemrat me kengen e tij, me zerin e tij..
    Une e degjoj shpesh ne internet sidomos kengen “Saranda Okinava”.
    Te kesh nje mik si Al Bano eshte krenari per Kombin shqiptar…

  • Bravo Al Bano.Je kengetar i madh dhe Shqiperia duhet te jete krenare me nje mik si ti, kengetar gjenial.Te admirojme.

  • Nuk ka shqiptar qe te mos admiroje kengetarin Al Bano.Ai eshte nje njeri i thjeshte me nje ze brilant, ai do fansat e tij, ndersa qeveritaret i respekton.
    Shpresojme ta degjojme ne Sarande.

  • Une te therres “Liberta” Al Bano, se ti na solle Lirine, demokracine ne Shqiperi.Une kam djalin 5 vjec qe i kemi vene emrin Albano, thjeshte se jemi fansa te kenges tende..
    Sa u gezova kur pashe urimin tuaj, jo pse ia dergon Edi Rames, fitues i zgjedhjeve, por per xhestin qe ben.Kjo tregon se Al Bano eshte personalitet boteror qe do me zemer Shqiperine.
    Pasi te mbaroj keto rrjeshta do te klikoj tek Albano Karrisi dhe te shlodhem duke degjuar kenget e tij.
    Te kam prane Albano, sa here therres ne emer djalin tim, sa here degjoj kengen tende.

  • Je kengetar i famshem, njeri i madh , por edhe nje shemdull i qendres.Je nje shembull i shkelqyer per njereximin, pasi perballove dhimbje te medha si zhdukja e vajzes, ndarja me Rominen, por mbijetove me kengen.Je gjenial.Fat per Shqiperine qe te ka mik, por edhe shqiptaret te duan shume.
    Jam idhulli yt. Albano.

  • Bravo Albano, je nje mik i vertete i Shqiperise, shqiptaret te kane idhull.
    Nuk e dime nese do ta marrim vesh se kur do te jepet koncerti ne Sarande qe te vime urugan dhe te degjojme.

  • Ore shoku Gramoz me c’kuptoj duhet te jesh nga jugu, po si more Al Bano qenka i pari qe na mesoji se c’eshte kultura perendimore, qenke kontrabedal. Me lindjen e Al Banos paska lindur edhe kultura perendimore, komplet toc. Ai i perket nje brezi te shkuar te kengetareve italiane qe bene nje hop cilesor ne muziken e lehte i taliane , futen Litell Tonni(ndjese paste), Xhani Morandi, Mina, Rita Pavone e shume te tjere, por nuk munt te krahasohen me mbretin e muzikes italiane Adriano Celentano, qe ka qene frymezim per rinine shqiptare te viteve ‘7o nen rregjimin komunist. Ketu nuk po perfshij kenget ne gjuhen angleze si Beatles qe ben nje revolucion ne muzike , mode dhe ne mentalitet, Rollingstons, Bea Xhiz , Tom Jones e pambarimisht me rradhe. Gramoz kenaqu me fitoren e Edi Rames dhe mos u hap b.. per gjera te tjera qe nuk di nga lidhe gomari o g…, ne vend te truve paske tallash, toc.

    • KEMI EDHE TE TJERE CLUDIO VILLA ;SERGJIO ENDRIKO ;MASIMO RANJERI;IVA ZANIKI;XHILJOLA XHINKUETI;NADA;XHANI NAZARO;TONI DELMONAKO;RAFAELA KARA:MILVA: ENRIKO KARRUZO; DALIDA; LUCO DALA ;PEPINO DI CAPRI ; OSE FELICJANI POR CIFTI ME I BUKUR KENGETAR NE BOTE ESHTE DHE DO MBETET ” ALBANO KARRIZI DHE ROMINA POVER”; lere gramozin te gezoje

  • po ca rendesie ka se nga eshte gramozi nga jugu ,nga veriu apo shqiperia e mesme , rendesi ka qe eshte shqiptar dhe shkruan ashtu si e mendon ai,ti ke dale te besh presorin ketu apo zyshen,cdo njeri ben koment ashtu si di, shiko hallin shoku dhe mos u mer me komentuesit.keshtu fat man mos u mer me njerzit se si shkruajne apo se nga jane bej komentet e tua dhe mos ofendo

  • Se cflasin gojet e kqija per ket kengetar,mos eshte ngatrruar gja se edhe kyse kshtu eshte perfolur.Dua te pyes cfar vepre ka bere qe e quani artist a sportiest qe vetem ndikimi I te jatit se si puna e tij ka pas me rrahe murin si I thone.

  • Si jemi ne shqiptaret, do te behemi njehere njerez me kulture? Z.Fat Men edhe kur behet fjale per nje urim, per nje mesazh nga nje personalitet i madh boteror i muzikes, do ti japim ngjyrime politike.O njeri, Gramozi dhe te gjithe shprehin ndjenjat e tyre , pse jane fansa te Al Banos, ti qenkerke me i zoti, paske njohuri me shume dhe vlereson Celentanon.Kjo eshte puna jote, por ti thuash tjettrit se je nga jugu dhe gjykon keshtu se ka fituar Edi Rama, kjo eshte ligesi.
    Zoti Men, Edi Rama fitoi ne te gjithe Shqiperine, Sala jot vetem ne Kukes fitoi ku beri reprezalje ministri Nokaaaaaaaaaa, ndaj mos e perzjej me politiken opinionin e dhene per Al Bano.
    Te te bej nje pyetje, me qe qenkerke kaq njohes i thelle i muzikes italiane:
    Cili nga keta kengetaret qe permend ti dhe qe vertete jane yje te muzikes italiane ka lidhje me Shqiperine, ka ndihmuar e vleresuar shqiptaret, pervec Al Banos?
    Zoteri ti nuk njeh historine e lidhjeve te Al Banos me shqiptaret qe nis nga babai Karmelo qe ishte ushtar ne Sarande.Ai kundershtoi qeverine e tij, hodhi pushken dhe jo vetem nuk vrau shqiptare, por i beri miq, i vuri emrin femijes se pare vetem per te kujtuar e nderuar Shqiperine.
    Harrove ardhjen e Al Banos ne shtator te 1989 ne Shqiperi?Eshte i pari kengetar perendimore, pa rene ende regjimi qe solli kengen e lehte italiuane, liberta, qe shqiptaret e kishin degjuar fshehurazi?
    Kush nga te tjeret ka ardhur per te dhene koncert ne Shqiperi dhe te nderoje shqiptaret?
    Al Bano eshte kengetar i madh, njeri i madh, nje mik i madh i shqiptareve, do apo nuk do ti z. Mak.

  • Al Banon e do dhe nderon jo vetem populli shqiptar, por te gjihe popujt e botes, ku jep koncertonga Rusia deri ne Kine.
    Ju qe nuk e njihni, klikoni ne internet.Ruset cmenden ruset per kete kengetarin italian.
    Shqiperia te jete krenare per kete mik te madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *