Java e tretë në Bundesliga, Abrashi ndal Dortmund-in

Gazeta Dita

Borussia Dortmund luajti me një futbollist më shumë për një orë lojë, por nuk mundi të shkojë përtej barazimit 0-0 në fushën e Freiburg. Borussia mbetet në krye të Bundesliga me 7 pikë pas 3 ndeshjeve të para, por tani mund të parakalohet nga Bayern Munich, që më vonë do të luajë në Hoffenheim. Te Freiburg luajti për 90 minuta futbollisti i kombëtares shqiptare Amir Abrashi.

Freiburg mbeti me dhjetë futbollistë në minutën 27-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Yoric Ravet, si pasojë e një ndërhyrje “makabër” ndaj Schmelzer, i cili u detyrua të zëvendësohej, i dëmtuar. VAR, moviola në fushë, njoftoi gjyqtarin që ndërhyrja e mesfushori francez, duhet ndëshkuar maksimalisht. Pak minuta më parë, Dortmund kishte humbur edhe shërbimet e Marc Bartra, gjithashtu i dëmtuar.

Shtatë minuta para fundit, Dortmund pa edhe një gol të anulohej, megjithatë Borussia nuk arriti të gjejë fitoren edhe pse dominoi pa kushte. Në ndeshjet e tjera për javën e tretë, Frankfurt fitoi në M’Gladbach me golin e shënuar nga Kevin Prince Boateng, ndërsa Mainz mposhti 3-1 Bayern Leverkusen. Në barazim 1-1 u mbyll përballja mes Wofsburg dhe Hannover. Augsburg fitoi 3-0 ndaj Koln, që mbetet në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *