Kuvendi i ri, Saimir Tahiri ulet pranë grupit parlamentar të LSI

Gazeta Dita

Në një kohë kur në sallën plenare po votohet për kreun e ri të Kuvendit, post që do t’i besohet Gramoz Ruçit, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zgjedhur që të ulet në anën e deputetëve të LSI.

Në foto shihet Tahiri i ulur në karrige, ndonëse prej shumë kohësh ka qenë i sulmuar nga LSI. Ndonëse ai u përfol që do të ishte i besuari i Ramës për ministrinë e Drejtësisë, ky post nuk iu besua Tahirit, edhe pse në krye të fushatës korri 18 mandate për qarkun e Tiranës.

Aktualisht Tahiri është deputet i PS-së për qarkun e Tiranës, ndërsa ende nuk ka folur për faktin se pse u la jashtë qeverisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *