Ruçi zgjidhet kryetar Kuvendi, reagon Lulzim Basha

Gazeta Dita

Pasi Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetari parlamentit me 80 vota, dy prej të cilave nga opozita, si LSI ashtu edhe PD kanë lënë sallën e parlamentit.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pasur edhe një prononcim të shkurtër për mediat pranë ish-të përndjekurve që protestonin jashtë, ku ka deklaruar se është e turpshme që Gramoz Ruçi të zgjidhet në krye të parlamentit.

“Është e turpshme të zgjidhet Gramoz Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme”, ka thënë Basha.

Ai ka mbështetur edhe protestuesuesit, duke thënë se PD do jetë në anën e tyre.
“Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit”, deklaroi ai.

Share This Article
2 Comments
  • E turpeshme eshte per ty , vrases dhe hajdut i rende e qe shite trojet shqiptare , te jesh deputet dhe ne krye te opozites . Persa i perket 2 prillit te Shkodres , ate e di i madh e i vogel , qe vrasjen e atyre djemve te paster si kristali , e bene Ali Spahia , Pjeter Arbnori dhe sidomos Azem Hajdari . Ti je nje cope idjot , qe nuk di se cfar flet , sepse ne ato kohe erdhi ne pushtet , bile absolut dhe sillej ne menyre te eger fashiste me njerezit, PD-ja me presdent te republikes fashistin e UDB-se , te ciles i sherben me zell te vecante edhe ti monster . Ti , sapo i ishe futur rruges se spiunazhit ne ate kohe , duke te vendosur me pune ne porten e vetme ajrore qe na lidh me boten e jashtme , aeroportin “Nene Tereza” .
    Je kaq idjot , sa nuk arrin as ta kuptosh se sa shume pike humbet ne syte e popullit , me keto idjotesira qe populli i ka jetuar dhe pare vete me syte e tij .Ne se do te gjente , qofte dhe nje grime faji per Gramozin, Sali Bisha i UDB-se nuk do e kishte kursyer , sikurse veproi me kumarxhiun e droguar Fatos Nanon !
    Gramoz Ruci eshte njeriu i duhur per postin qe iu ngarkua nga parlamenti , por ti ke qene dhe do te mbetesh nje force regresive dhe shkaterruese me themel te ketij vendi , ne favor te fqinjeve armiq historike ndaj nesh !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *