Monika Kryemadhi komenton votat e opozitës pro Ruçit dhe akuzon Ramën: Nuk kemi frikë nga rrjedhja e votave

Gazeta Dita

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur pas seancës për votimin e kryetarit të ri të Parlamentit duke shpjeguar edhe mospjesëmarrjen e grupit parlamentar të kësaj force në proces.

Ajo tha se ky proces nuk meritontë as votën kundër të deputetëve të LSI, sepse është një parlament që është deformuar në raportet e veta.

Ajo i është përgjigjur edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama se LSI nuk votoi nga frika se mos kishte rrjedhje votash.

“Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim”, tha Kryemadhi.

PRONONCIMI I PLOTË

A keni një koment për votimin e kryetarit të Parlamentit? LSI nuk mori pjesë në votim, megjithatë z.Ruci u zgjodh me 80 vota

Ne nuk donim të bëheshim pjesë e kësaj farse, duke pasur parasysh që ky proces nuk meriton as votën kundër tonën, sepse është një parlament që është deformuar në raportet e veta, në karriget e tij në sallën e Kuvendit nëpërmjet parave të krimit dhe të drogës, të cilët kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve.

Kjo është dhe një nga arsyet për të cilën ne nuk morëm pjesë në votim, për të hequr çdo lloj iluzioni dhe çdo lloj gjëje, për të pasur një rezultat të vërtet për atë çka ndodh në parlament, dhe për të kuptuar që ajo çka ndodh sot në parlamentin shqiptar do të ndodhi dhe në të ardhmen.

Ne sot sapo u prezantuam edhe me një perashkë, me erashkën e radhës së kryeministrit që na ka paraqitur programin. Ky është programi i qeverisë shqiptare, i cili është thjesht si një fletëpalosje, ky është edhe vlerësimi që kryeministri i bën jo vetëm Parlamentit, por edhe gjithë shqiptarëve.

Ndjej keqardhje për mënyrën dhe për trajtimin që qeveria e ardhshme do t’i bëjë jo vetëm parlamentit, jo vetëm deputetëve, por edhe mënyrën se si do trajtojë procesin e integrimit, zhvillimin ekonomik shoqëror dhe kulturor të këtij vendi, dhe aq më shumë sensibilitetet dhe ndjeshmëritë e shqiptarëve, që çdo ditë e më shumë do ta ndjejnë që po u shtrëngohet litari në fyt.

Amendoni se tërheqja juaj nga votimi për kryetarin e ri të Parlamentit mos ishte një lloj frike e LSI për të pasur rrjedhje votash në grupin parlamentar?

Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim.

Dy ditë më përpara ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në votim. Çdo deputet ka qenë i lirë nëse do të donte për të marrë pjesë, ashtu sikurse ne nuk i kemi ndaluar asnjëherë deputetët as për tu takuar, as për tu përqafuar dhe as për të pirë kafe, qoftë me socialistë qoftë apo me demokratë.

Ky ishte një vendim i grupit të cilët në mënyrë koshiente, dhe në ndërgjegje të plotë secili nga ne e realizoi. Kjo ishte dhe një nga arsyet që ne e tregonim me fjalë që nuk marrim pjesë në votim, pra nuk bëhemi pjesë e votimit, për të treguar se secili nga ne kishte individualitetin e tij në thënien e saj.

Ajo çka dua të theksoj është se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe ashtu siç prezantohen ndonjëherë në media, por janë edhe më të thella.

Share This Article
9 Comments
  • Kujdes. Monika!!!!
    Rjedhjet nuk kuptohen kur deputetet nuk lejohen te futen ne sallen e parlamentit por kur ata jane ne salle.
    Nga PD dolen dy por jane edhe dy rezerve, ndersa nga LSI-ja jane tre dhe tre ne rezerve te cilet do te aktivizohen ne momentin e duhur. Rezultati nuk matet kur votuesit nuk lejohen te futen ne dhomen private dhe as kur nuk fare dhome private sic eshte rasti i LSI-se sot ne parlament por kur te gjithe votuesit detyrohen te futen ne dhomen private. Kjo ben dhe diferencen se sa ke ne invetar dhe sa ke ne fakt.
    Vladimir. Freza USA

  • Me thelle se kaq nuk ka Kaq thelle ju ka hyre Rama,sa detyroi edhe Demokratet te votojne Rucin.Po te ishte Monika ne salle,nuk do te rezistonte dot megjithe ceten prej 18 anetaresh.

  • Ha..ha…ha ,moj nusja e Cepanit ! Argumentet jane si ai qe u betua per te thatin ejo per te njomin. Mjere ne,mjere ne per ju . PO kaq te lene nga trute jeni. E ne nuk na mbetet qe tjeter vetem te qeshim,te qeshim hi…hi…hi….hi me keto mendime te kesaj nuses se Cepanit..

  • Po çte komentosh. LSI tani dreitohert nga nje idjote. Ajo ska as mendim, as ndergjegjesim per situaten, as ndonje person me integritet moral e intelektual qe te degjohet. Edhe Vasili qe ka nje fare eksperience eshte me teper nje alabak i perdorur. Te dy keta jane persona qe duht ti perfshij vetingu si te koruptuar. Vetem pas kesaj mund te flitet per LSIn.

  • Kush te donte nga deputet le te ngrihesh e te votonte! -thote Monika. Po po tti ngrihesh moj Monika, ti e kuptove qe ai votoi per Ruçin ne kundershtim me urdherin dhe keshtu qe ata deputete s’ishin budallenj si je ti. Po do tu shikojme me mbrapa, ketu jemi megjithese ju dale boje jeni , s’ka ku te shkoje me

  • Kush te donte nga deputet le te ngrihesh e te votonte! -thote Monika. Po po tti ngrihesh moj Monika, ti e kuptove qe ai votoi per Ruçin ne kundershtim me urdherin dhe keshtu qe ata deputete s’ishin budallenj si je ti. Po do tu shikojme me mbrapa, ketu jemi megjithese ju dale boje jeni , s’ka ku te shkoje me me tutje.

  • Hipokrizi e kulluar !!! Ishte pikerisht frika e rrjedhjes se votave arsyeja se perse u larguat nga salla e parlamentit per te mos votuar . Je vertet neperke e djallezuar , por qe shaiptaret te njhin mire si ty , ashtu edhe tet shoq . Kini per te pare shpejt se si do te rrjedhin , jo vetem vota te shkeputura , por krejt perroi i LSI-se , sepse jini parti koti , vetem per te vjedhur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *