PD zbulon arsyen: Ambasadori i SHBA “bojkotoi” seancën e votimit

Gazeta Dita

Partia Demokratike thotë se kurdisja e historisë për rrjedhjen e votave nga ky grup parlamentar për votimin e Gramoz Ruçit është një intrigë për të mbuluar diçka tjetër.

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma theksoi mungesën e ambasadorit të SHBA-ve në seancën e sotme për herë të parë për shkak të vendosjes sipas saj, në krye të Kuvendit të një njeriu të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar të hyjë në SHBA.

“Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet.

Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj”, deklaroi Duma.

Në foton e siguruar për “BalkanWeb”  nga seanca e sotme, ku duket prezenca e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, përfshirë atë të BE-së por mungon ai i SHBA-ve Donald Lu.

Share This Article
6 Comments
  • Derisa eshte Salehi ne salle nuk ka problem,ai i ben te gjitha dhe kush do votoj kundra dhe kush pro.Lulushi duhet ta largoj sa me shpejt Salehin.

  • Me vjen jo keq,po shume keq nese diplomati amerikan z.Donld Lu largohet nga salla per zgjedhjen e deputetit Ruci ne krye te kuvendit.Si diagnoze qe qenkesh marre me trafiqe dhe krime.Dhe ia ka prere shkurt te mos hyje perjete te jetes ne Amerike.
    Kjo asht gafa e rradhes diplomacise te shtetit amerikan kur po kjo diplomaci nuk i ka vue kufirin tek thana Sali Rame Berishes qe ban Muuuuuuuuuuuuu para edhe nji shurdhi te cilit i vijne ultra tinguj krejtesisht te pa ndershme dhe teper te vorfera per nji diplomaci e rrangut superfuqi.Me kete loje nese asht e vertet na imponohet bindja se mardheniet ndermjet Berishes dhe diplomacise amerikane vjen ere mish dhiet.Berisha nuk duhet te qendroj nji sekonde ne liri ne atdheun e vet sepse e ka krimbur deri aty ku nuk mban ma.E megjithekete Amerika e pranon viziten e tije si mik.Ketu perzihet shapi me sheqerin.Amerika ban loje te dyfisht.Aq ma teper kur populli mbare shqiptare e konsideron Ameriken shtet te shpirtit dhe te zemres.

  • KARAGJOZI EDI RAMA PO E IZOLON SHQYPNINE NJESOJ SI ENVERI

    Do kohe me pare mallkoi Presidentin amerikan Donald Trump me fyerje prej halabaku i yshtur nga spiuni i Hitlerit George Soros,

    Me pas e mbushi Parlamentin e Like Floririt me vrastare dhe kriminele alla “Frroku dhe Vellezerit e tij”

    Me pas emeroi ne krye te Ministrise se Rendit nje xhelat gjakatar dhe hetues te Enverit, si Fatmir Xhafaj

    Tani me finte mafioze emeron ne krye te Kuvendit nje tjeter xhelat gjakatar te Enverit, si Gramoz Ruci qe vrau djemte e Shkodres me nje pabesi te papare dhe qe drejton Mafien e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen dhe qe per te gjitha keto arsye SHBA i kane vene ne pasaporte vule te zeze.

    PO PSE ME KETA KRIMINELE GJAKATARE DO TA COJE SHQYPNINE NE BE EDI RAMA?

  • EDI RAMA PO E IZOLON SHQYPNINE NJESOJ SI ENVERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *