Artur Roshi, kryetari i partise Balli Kombetar Demokrat, njekohesisht edhe aleat i kryetarit te PD Lulzim Basha, duke komentuar ne rrjetet sociale debatin e ngritur kohet e fundit per zgjedhjet e Gramoz Rucit si kryetar te Kuvendit, thote se ai ka qene ne Parlament ne krah te PD keto 27 vjet. Roshi thote se Partia Demokratike duhet te heqe dore nga gjurmet dhe te merret me ujkun, ne menure figurative, duke iu referuar ketu antikomunizmit.
Statusi i plotë i Artur Roshit:
Çengeli i antikomunizmit të PD është ndryshkur
Këto ditë thjesht për të ruajtur fenomenin e kundërshtisë politike,por pa patur idenë se çdo të thotë të jesh antikomunist Partia Demokratike nisi një betejë false për antikomunizmin,por pa sukses.Që të kesh sukses në një aksion politik sot duhet të kesh me vete të shkuarën dhe të ardhmen.
E shkuara lidhet me rrënjët në historinë politike të vëndit.Antikomunizmi i ka rrënjët në idetë e Mid’hat Frashërit dhe tek partia e tij politike që krijoi në Regio Emilia të Italisë në 1945 Balli Kombëtar Demokrat si kundërshtare e partisë komuniste.E ardhmja lidhet me aplikimin e të shkuarës në të tashmen.
Pra sa janë ngjizur në sistemin tonë shoqëror idetë antikomuniste këto 27 vite ? Këtu futet Partia Demokratike që ka qeverisur për 16 vjet në emër të së djathtës dhe në emër të këtyre ideve.Të gjithë e dimë se PD është munduar të rakordojë sistemin komunist me atë kapitalist duke goditur atrecaturat e sistemit komunist,por jo sistemin vetë.
Këto ditë është ankuar se po vjen Ruçi si ish-ministër i diktaturës kryetar kuvendi.Partia Demokratike këto 27 vite që Ruçi ka qenë në krah të tyre në parlament ka qenë duke ëndërruar për antikomunizmin ?
Dakort në se është kështu ,në ëndrrat e ëndërrua shumë gjatë,zgjimi është i tmerrshëm.
Ruçi u zgjodh kryetar i deputetëve nga kuvendi pa asnjë debat (si brënda asamblesë së PS).
Pra çengeli i Partisë Demokratike për antikomunizmin është ndryshkur.
A ka kuptim që mbasi Ruçi zgjidhet deputetët e PD dalin dhe mbështesin protestën që kishte qëllim mos lejimin e zgjedhjes së tij.
Unë them se është një retorikë që PD përdor kur humbet truallin e besimit politik.
Termi i antikomunizmit lidhet me kujtesën e dhimbjeve të komunizmit dhe shfaq njëherësh emocion dhe dhimbje ,i cili nuk ka logjikë dhe orienton njerëzit të kthejnë kokën mbas atij që bërtet për të shpëtuar nga dhimbja.
Unë besoj se ne kemi nevojë të shembim një sistem të komunizmit ku ende egziston i padukshëm, i shnderruar në një trajtë demokracie të rreme me vese despotike.
Në këtë kontekst Balli Kombëtar Demokrat në krye të disa partive të tjera tradicionale të djathta hartoi një platformë të dekomunistizimit të shoqërisë.
Pra në se duam të ngrejmë një sistem demokracie të vërtetë duhet të krijojmë mekanizmat e mbrojtjes,ku prevalon dekomunistëzimi i sistemit drejtues politiko-shoqëror.
Unë them se duhet veprim politik për të ndikuar pozitivisht tek e ardhmja e shoqërisë dhe jo gjest politik siç kërkoi PD që vlen thjesht si një demagogji e vërtetë.
E djathta në përgjithësi,por edhe qendra e djathtë (PD),operon me përmbajtjen ndaj parimeve.Këtu parimi është krijimi i burimeve njerëzore për një sistem demokratik, jashtë sistemit të djeshëm te diktaturës.
Mbi parimin ngrihet ligji.Konkretisht Ligji i munguar i lustracionit.
Individët janë gjurmët,ndërsa sistemi i padukshëm komunist që luan fijet e demokracisë së rreme që përjetojmë janë Ujku.
Përfundimisht Partia Demokratike duhet të heqi dorë nga gjurmët (ku edhe këto nuk i ka seriozisht por taktikisht)dhe duhet të përballet me ujkun(sistemin e padukshëm komunist) ose të bashkpunojë dhe mbështesë Ballin Kombëtar
Demokrat që ka një platformë,të shkuarën dhe të ardhmen me vete.
Balli Kombëtar Demokrat nuk është një “far” që tregon rrugën,për shkak të konkurencës politike të pakuptimtë,por gjithsesi ngelet “një dritë qiriu” e ideve të konsevatorizmit moderrn europian të Mid’hat Frashërit nga kalon rruga e së ardhmes.
A.Roshi,

Komunizmi nuk luftohet me fjale,por me vepra,po te jete per fjale komunistet jane me te thekur.Por cilat jane veprat?Vepra e pare eshte zbatimi i ligjit.Kush zbaton ligjin eshte antikomunist,kush nuk e zbaton ate,por ve urdhrin e partise mbi ligjin ai eshte komunist.Pas zbatimit te ligjit vijne veprat konkrete.Kush ben vepra ne dobi te komunitetit me te mira,me te lira,me te qendrushme,me funksionale,me moderrne,ne zbatim te ligjit dhe me rruge te ndershme, se sa ato qe beri komunizmi,ai eshte antikomunist me vepra.Kush ben shkolle cilsore,kush pergatit me mire brezin e ri per pune per te ardhmen ai eshte antikomiunist.Kush hap vende pune,kush paguan dritat,ujin taksat ai eshte antikomunist.(komunistet benin sikur paguanin).Yyy sa ka per te bere per te qene antikomunist.Dakord z.Roshi?Ckini bere(jo c’kini thene) ju nga keto?
Po mire, o zoti Roshi, po ballit kombtar qysh te ja bejme se punoi kunder Shqiperise bashke me fashizmin. Kete s’e marr vesh une tani. Nazizmin dhe fashizmin e goditi gjithe Europa dhe perendimi, nders ju na dilni sot si demokrat! I moret leket si te perndjekur politike? Kjo ka rendesi.
Me driten e qiririt te Ballistit Demokrat , zotit Roshi , ne e kemi te hapur rrugen per ne “Parajse” , por sepse na ka terhequr më tepër ” Ferri ” i Dantes ! Shkurt , jemi treguar mosmirenjohës për kontributin e çmuar që ka dhënë për këtë vend babai i kombit , Mitatat Surrogati !
O burrani te kthehemi prapa , në vitet e “arta” të këtij “gjeniu” , që la pas vetes gjithe ate teori e praktikë aq të vlefshme si kolaboracionist i përkryer !
Per cfare antikomunizmi na derdellise Roshi,kur keta kishin pushtetin dhe ne krye te tyre kishin nje komunist antikomunist me te eger se vete komunistet,qe sa ishte dhe ishin nuke denoje kurre krimet e diktatures komuniste dhe persekutoret qe si dhe dhe sot krekosen ne krie te istitucioneve duke dedhur lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene rradhes.Roshi e din mire se redaksite e gazetave dhe gazetaret burgosen vetem ne vendet nen diktature,qofte komuniste apo nazifashiste e militariste,gje e cila ka ndodhur rendomte dhe ne mynyren demostrative ne kohen kur qeverisnin ne unison me PD-ne.Ne cilen vend te botes se lire e demokratike o roshi, prona eshte grabitur dhe tejtersuar nga fuqia e pushteteve,dhe po ne cilen vend te lire e demokratik u hapen depot e armeve dhe armet shiteshin ne treg sikur te ishin fruta e perime cilit do,paca se ato mund te ishin vrases te lidur apo te bere rishtash per hakmarrje?Dhe kjo menxyre ndodhi ne Shqiperine e qeverisur nga komunistet antikomuniste,me te rrezikshem se vete komunistet.Me thuaj o Roshi ne cilen vend te botes se lire e demokratike kushtetuta u kthye ne nje leter higjenike duke montuar nga fuqia e pushteteve istitucionin e pandeshkueshmerise ndaj ujqerve e cakejve qe deridhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,sikurse ka ndodhur ne Shqiperi me skemat piramidale,borxhin ndaj biznesit,apo gjakmarrjen kete plage te stimuluar nga politikat e Tiranes zyrtare deri me sot.Dhe se fundi kur ju o “engjelli”i politikes shqiptare patet moralin te protestoni kur disidenca shqiptare futej ne greve urie per te drejtat e tyre legjitime,kur?O Roshi po kur Berisha dhe Basha me shoke esshoqe i falte siperfaqe ujore me rezeva nafte e gazi Greqise ku ishit Ju?Po kure Berisha me Shehun bente kontrabande me firmen shqiponja duke furnizuar me nafte e arme zinxhiret e tankeve te milloshevicit qe lan me gjak tojet kosovare ku ishit ju????Apo me ka cu nena me la gojen i thone ketije pamfleti ?Mjaft me,me lojra fjalesh ujku e gjurmet,kur vazhdoni te bashkejetoni me djallin me lloqe kavaje ;thote populli.Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o bashkeudhetare me boten e krimit e korrupsionit ne dite e vite,ju o mije kenetash dhe miza kali.