Bujar Nishani: Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, një vendim drastik i gabuar

Gazeta Dita

Përmes një reagimi në “Facebook”  ish- presidenti Bujar Nishani  shpreh pakënaqësinë për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit Evropian, teksa e quan vendimi më shokues  pas viteve  ’90.

Për Nishanin ky ndryshim nuk sjell asnjë zhvillim në integrimin e Shqipërisë drejtë BE, teksa shton se ky është një vendim qesharak.

Ish-presidenti thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i pashmangshëm, por këto vendime shtyjnë kohën që vendi jonë të bëhet pjesë e “familjes” europiane.

Reagimi i plotë:

Sot u dekretua Qeveria e re. Një vendim drastik i gabuar dhe që mbart mbi vete një dyshim të madh mbi politikën e jashtme të Shqipërisë në nivelin strategjik e përshkoj këtë event të rëndësishëm politik për vendin.

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit Evropian. Ne jemi një vend i vogël, një demokraci e re, i dalë nga sistemi më i përçudnuar totalitar. Nuk jemi një aktor kyç në politikën globale por sëbashku me hapsirën mbarshqiptare në rajon jemi faktori kryesor i stabilitetit dhe ekujlibrave për të.

Ndaj dhe orientimi apo angazhimi në politikën e jashtme nuk le shumë vend për dilema. Antarsimi i Shqipërisë në NATO ishte investimi më madhor i shqiptarve që pas përmbysjes së rregjimit totalitar komunist.

Ishte konfirmimi i një orientimi të konsoliduar euro-atlantik dhe trans-atlantik i kombit shqiptar. Ishte angazhimi ” de facto” i shtetit dhe shoqërisë shqiptare në mekanizmin më të arrirë dhe serioz të sigurisë kolektive por dhe individuale për Shqipërinë. Pas asaj Shqipëria kishte një sfidë madhore strategjike. Integrimin deri në antarsim në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, janë konsumuar energji të pa mata, janë hartuar dhe implementuar dokumente, strategji, projekte, platforma, janë donuar qindra milion euro dhe fituar eksperienca të shumta.

Janë shkolluar, trajnuar, specializuar dhe maturuar mijra kapacitete njerëzore. Por mbi të gjitha është krijuar perceptimi pozitiv dhe pritshmëria shpresëdhënëse e një shoqërie të tërë për arritjen e një realiteti jetese edhe për në Shqipëri si ai i vendeve të BE.

Ndaj gjithë këtij rrugëtimi, papritur dhe me një lehtësi letante ngrihet një mur i gurtë, i zi pis. Vendimi politik më shokuesi i këtyre viteve post-diktaturë. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit.

Pa dyshim është një vendim politik, që kërkon të demonstrojë një pozicion politik, që provokon një drejtim të ri, që synon një karshillëk qesharak. Dikush mund të thotë se u kalua tek Ministria e Punëve të Jashtme, madje dhe emërtimi i saj u ndryshua duke shtuar atë “Për Evropën” etj.

Kjo e emrit është thjesht një gafë nga padija por asgjë përmbajtësore. Shqipëria është vend i Evropës. Ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Ne nuk kemi nevojë për një Ministri për Evropën” (për Diasporën, po), por kemi nevojë për një mekanizëm të lartë kushtetues dhe autonom (në kuptimin operacional) për proçesin e Integrimit Evropian.

Qeveria duhet të çelte me Preambul programin e Qeverisë për votbesimin se : “Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Integrimit Evropian”. Proçesi nuk është antarsim por ai mbetet jetik për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Situata politike brenda BE është e sfiduar përsa i përket hapave të zgjerimit por që Qeveria Shqiptare të eksplodoj nervozizëm naiv , kjo është e pafalshme. Në Ukrainën e largët u derdh shumë gjak rrugëve të Kievit për të mbrojtur orientimin drejt destinacionit evropian të shumicës dërrmuese të popullit atje.

Unë besoj shumë se elita e vendit tim, ajo e para nuk do ta pranojë këtë goditje të rëndë mbi kurrrizin e kërrusur e ashtu të lënduar të popullit të vet. Në Ministrinë e Jashtme edhe ashtu si sot ka shumë departamente e drejtori. Deri për Oqeaninë dhe bashkëpunimin në Detin e Zi.

Janë të nevojshme dhe duhet të punojnë shumë. Por Integrimi Evropian nuk është thjesht i nevojshëm. Ai është jetesa për sot, nesër e për gjithmonë e shqiptarëve.

Aty është kultura, historia, ekonomia, infrastruktura, e drejta, prona, edukimi, trashëgimia dhe emri ynë. Askush nuk do mundet dot të na i zerojë ato. Kurrë.- shprehet ish-presidenti Bujar Nishani.

Share This Article
9 Comments
  • Kush eshte ai i marre , qe mund te kerkoje mendime prej teje ,… nje cope idjot , qe nuk meriton as nje pershendetje me koke ?! Ti je nje kellire , qe nuk i vlen as partise UDB- ashe te bajraktarit te Vicidolit , sado qe te lepihesh !

  • Po kush ta var me ty o dekretues se per kete do ngelesh ne barsaletat e Nastradin Hoxhes ti. E kane pare te tjere me te meçur se ti ato pune. Mundohu te spostosh Lulezimin se Saliun e ke ne krahe dhe ca dite, ate ben ti.

  • Derziu Rreshter, mesoi qe nje shtet paskerkej Ministri Integrimi, a thua se integrimi eshte atribut vetem i nje ministrie!!! Po rri a lumeshuar, noterizo ato pasurite qe vure, shkruaj ndonje kujtim per raprezaljen qe bere ne Parkun e Lodrave te Liqeni me qellim qe te kene c’te mesojne brezat e ardheshem dhe presidentet e ardheshem.

  • Ik more bajge se qelbe presidencen pergjate 5 vjeteve !!
    Akoma ke sy e faqe te besh deklarata o mjeran ?! Pftuuu
    race e ndyre,kapteri Saliut,pa pike karakteri e dinjiteti.

  • I nderuar zoti Nishani . Teorikisht keni te drejte .Por fatkeqesisht ,katovicaret te kuq i erret , nuk e honepsin dot integrimin ne BE . Populli me kohe e ka kuptuar . Ashtu si ne vitin 1996 ,qeveria firmosi si antare te gjykates se te drejtave te njeriut ne STRASBOURG ,ku me vone qeverite jane penduar ,ku zotit faleminderit , nuk ka kthim me mbrapsht .Megjithe se , po paguajme ne populli i mjere e dele qorre ,me taksat tona ,milionat ne euro vendimet pro pronareve dhe kunder shtetit te pa pergjegjshem shqiptar ,sot e 20 vite. ,po ashtu nuk i intereson katovicareve integrimi ne BE ,se dihet me sy mbyllur , direkt ,fillon diktati i ligjit dhe transparenca e BE .Ku hajduteve brutale bashipozuke nuk i intereson ..Prandaj z Nishani…….???!!!!

  • Si nuk te vjen turp mor i uruar.Te ha meraku se vendi ka nevoje per mendet e tua.Rri o qyqman dhe hesht.Ti ishe presidenti ma eunuk se eunuket.

  • Bujar e rregullove doren. qe te lekundet…..dukesh sikur i bie me dore.
    Bujar te eshte bere mbesa e “madhe” por eshte shume e thjeshte edhe breket i ka hequr, qe te mos humbase kohe…

  • Ty nuk ta varen kur aksidentalisht vane e e te vune ne krye te shteti, jo me sot qe je ne fund te piramides, qe nuk te ka njeri ne rrefene’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *